Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Nga altoparlantët u dëgjua himni rus”, autoritetet polake të shqetësuara se janë në fokus të shërbimeve sekrete të Moskës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Nga altoparlantët u dëgjua himni rus”, autoritetet polake të shqetësuara se janë në fokus të shërbimeve sekrete të Moskës
Bote

“Nga altoparlantët u dëgjua himni rus”, autoritetet polake të shqetësuara se janë në fokus të shërbimeve sekrete të Moskës

Published: September 3, 2023
Shpërndaje

Cilësia ishte e dobët, por sinjali dëgjohej. “Për fitoren”, ishte thirrja e presidentit rus, Vladimir Putin. “Urra” përgjigjja e ushtarëve. Pastaj u dëgjua himni rus. Drejtuesit e lokomotivave në afërsi të Shzecinit, Poloni e dëgjuan këtë sinjal në fund të gushtit, pas një komandoje tjetër erdhi një ndalesë emergjence. Më shumë se 20 trena ndalën lëvizjen.

Trafiku i trenave të mallrave në rajon u ndërpre përkohësisht. Shërbimi Informativ Polak, ABW është duke hetuar, deklaroi Stanislaw Zaryn, sekretari i shtetit të kryeministrit polak. “Për momentin nuk përjashtojmë asnjë skenar”, tha Zaryn. Por duhet “theksuar po ashtu”, se jeta e shëndeti i pasagjerëve nuk ka qenë në rrezik. “Ky incident duhet zbardhur, edhe për shkak të rrezikut aktual ndaj shtetit polak.”

Vend tranzit për transportin e armëve

- Publicitet -

Kërcënimi për hekurudhën polake erdhi nga një transmentues i thjeshtë i valëve të shkrutra. Jo ndonjë vepër e përkryer teknikisht, konstatuan ekspertët. Por himni rus bën që të gjithë të mendojnë për akt sabotazhi. Pak më vonë u arrestuan dy persona që duhet të kenë dërguar sinjalin e ndalimit emergjent – një nga të dyshuarit, një polic polak.

Polonia si vend tranzit i transportit të armëve për Ukrainën duket se është në fokus të shërbimeve sekrete ruse. Që në mars të këtij viti autoritetet zbuluan një grup spiunazhi. Dhe rregullisht arrestohen anëtarë të rinj të grupit.

Në fund të gushtit ishin 16 të arrestuar gjithsej për spiunazh. Prokuroria i akuzon ata për “kryerjen e spiunazhit për Rusinë dhe si pjesëtarë të një grupi kriminal”, ka deklaruar Mariusz Kaminski, ministri i Brendshëm polak pas arrestimeve të para. Punonjësit e shërbimit të brendshëm informativ “kishin gjetur kamera, pajisje elektronike dhe transmetues GPS që duhet të fiksoheshin në transportet e ndihmave për Ukrainën.”

Një arrestohet, një tjetër rekrutohet

Të dyshuarit janë të huaj, më shumë nuk tha minstri i Brendshëm polak, Kaminski. Ndërkohë mediat polake raportojnë, se një pjesë e grupit përbëhet nga refugjatë ukrainas.

Ata nuk janë agjentë të shkolluar, por të rekrutuar që i kryejnë këto shërbime për para. Nëse një arrestohet, një tjetër rekrutohet diku, pasi Polonia luftohet në mënyrë hibride vazhdimisht, tha Zbginiew Hoffmann, sekretar shteti për mbrojtjen kombëtare.

“Kjo natyrisht që vjen nga Kremlini, por praktikohet edhe nga Bjellorusia”, sipas Hoffmann-it, dhe prek disa sektorë.

“Nuk ka vetëm rrezik të drejtpërdrejtë nga trupat Wagner” por edhe sulme kibernetike. Kush merret me këtë e di “se ata nuk e përdorin këtë strategji nga dje ose sot.”

Hoffmann bën fjalë për ekspertizën e shërbimeve sekrete postsovjetike. Strategjia është destabilizim dhe kaos. E ajo lë gjurmë. Kur në Rshezcov, një pikë e rëndësishme tranziti për në Ukrainë u gjetën në ujin e pijshëm baktere legjionare me pasojë vdekjen e 18 vetëve (gjendja aktuale)  u mor menjëherë me hetimet shërbimi sekret polak. Ndoshta infektimi ishte pasojë e problemeve të tubacioneve të ujit, por nuk përjashtohet as një atentat. Pasiguria në Poloni është e madhe. / DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rregullorja e re e GJKKO-së, ndalon celularët edhe për avokatët
  • Transporti publik nis sot reduktimin e flotës, 20-30% më pak urbanë në Tiranë
  • Punimet për zgjerimin, nga sot deri në 3 shtator bllokohet përkohësisht autostrada Tiranë-Durrës
  • Vdekja e ish-të dashurës që denoncoi McGonigal, pak orë më parë kishte publikuar 75 postime: E urrej FBI-në
  • Ministri rus rikthehet në tryezën e G20-s, Evropa proteston

Komentet e Fundit

  1. xxx on Nëna shtatzënë humbi jetën tragjikisht bashkë me foshnjën, Ministria e Shëndetësisë zotohet “për hetim të thelluar”
  2. xxx on Shqipëria, një “fshat i madh”, vetëm 6 bashki klasifikohen si “qytet”
  3. xxx on Transporti publik nis sot reduktimin e flotës, 20-30% më pak urbanë në Tiranë
  4. demo on Shqipëria, një “fshat i madh”, vetëm 6 bashki klasifikohen si “qytet”
  5. Shenanigans me brire on Transporti publik nis sot reduktimin e flotës, 20-30% më pak urbanë në Tiranë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?