Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Universitet për moshën e tretë në Tiranë, ja si do të funksionojë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Universitet për moshën e tretë në Tiranë, ja si do të funksionojë
EkonomiLajmi i fundit

Universitet për moshën e tretë në Tiranë, ja si do të funksionojë

Published: June 10, 2025
Shpërndaje

Kriza demokratike dhe plakja graduale e popullsisë po imponon zgjidhje të pashembullta për të mbajtur të angazhuar moshën e tretë. Në kuadër të përpjekjeve për të ndërtuar një mjedis më të pranuar për të moshuarit Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit do të angazhohen në vitet në vijim 2025–2030 të vënë në funksion në një universiteti për moshën e trete dhe një nisme tjetër si të birësojmë një shkollë, të cilat synojnë fuqizimin e të moshuarve përmes edukimit dhe ndërveprimit ndër-brezor.

Universiteti për Moshën e Tretë (U3A) përbën një organizatë arsimore unike dhe globale, dedikuar personave mbi 50 vjeç. Ai krijon mundësi për të nxitur zhvillimin personal dhe angazhimin intelektual përmes kurseve me kohë të pjesshme dhe aktivitetit social, duke ndikuar pozitivisht në shëndetin mendor, cilësinë e jetës dhe reduktimin e izolimit social e vetmisë. Tirana do te jete qyteti i pare që do eksperimentojë me ketë projekt.

Programet do të zhvillohen “nga anëtarët për anëtarët” dhe do të përfshijnë një shumëllojshmëri tematikash si arte, gjuhë të huaja, filozofi, histori, shkenca natyrore, çështje aktuale, kultura, vullnetarizëm dhe aktivitete krijuese. Modelet që frymëzojnë këtë nismë janë ato franceze dhe britanike, tashmë të përhapura në shumë vende të botës, edhe pse komunikimi mes rrjeteve U3A mbetet i kufizuar.

- Publicitet -

Rezultatet e pritshme përfshijnë stimulimin e aktivitetit mendor, nxitjen e lidhjeve sociale dhe përfshirjen e individëve të moshuar në aktivitete që nuk kanë pasur mundësi t’i eksplorojnë më parë, duke promovuar kështu një jetë aktive. Treguesit e performancës përfshijnë miratimin e akteve ligjore për funksionimin e universitetit dhe hartimin e programeve konkrete arsimore, kulturore dhe sociale.

Treguesit e ndikimit parashikojnë krijimin e një modeli funksional të U3A në Tiranë dhe angazhimin e të paktën 80 individëve të moshuar në ndjekjen e kurseve. Në një tjetër hap drejt integrimit të të moshuarve në jetën komunitare, projekti pilot “Të birësojmë një shkollë” synon krijimin e një ure ndërmjet brezave.

Nisma do të zhvillohet në bashkëpunim me SHSSH, MAS, OJF-të dhe pushtetin vendor, dhe synon përfshirjen vullnetare të të moshuarve në jetën shkollore përmes mentorimit, ndarjes së eksperiencave jetësore apo leksioneve në fusha si matematika, gjuha, arte, shkencat natyrore, edukimi fizik etj.

Krahas leksioneve dhe aktiviteteve edukative, projekti përfshin edhe përfshirjen e përbashkët të të moshuarve dhe të rinjve në forume, aktivitete kulturore, mbjellje pemësh, diskutime mbi çështje klimatike apo seminare për luftimin e diskriminimit ndaj moshimit. Në këtë mënyrë, forcohet ndërveprimi social dhe ndërgjegjësimi mbi vlerën që të moshuarit sjellin në komunitet.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Haka Tekizoti says:
    June 10, 2025 at 3:03 pm

    “Programet do të zhvillohen nga anëtarët për anëtarët…” Pedagogët do t’u japin njohuri pedagogëve … Mos, për shkak të rrjedhjes, mes anëtarëve nuk do gjendet pedagog për të frenuar “pedagogët” së mburruri? Vetëmburrja është një nga dukuritë e shumta të rrjedhjes, që do të jetë e theksuar në nivel sëmundjeje tek ata që kanë patur që në rini. Ka shumë mundësi që rivalitetit për mburrje të shkaktojë grindje që mund ta bëjnë jofuksional “universitetin”.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Tërmet politik në Gjermani: E djathta ekstreme fiton në Meklenburg, e majta e shtetëzimeve merr kryeqytetin, CDU prek fundin
  • Kush po bën pazar me Bankers?
  • Zbulohen emra nga mbetjet mortore të gjetura në veri të Kosovës
  • FOTO: Bota në rreth 30 shkrepje, mes triumfit njerëzor dhe krizave që nuk flenë
  • Ndahet nga jeta mjeku i njohur i QSUT

Komentet e Fundit

  1. Skifteri on Edi thotë “nuk shitet”, por trau thotë “nuk hyhet”
  2. Hahahaaa :) on Edi thotë “nuk shitet”, por trau thotë “nuk hyhet”
  3. Xha Temja on Edi thotë “nuk shitet”, por trau thotë “nuk hyhet”
  4. prehistoriku on Edi thotë “nuk shitet”, por trau thotë “nuk hyhet”
  5. Pogradeci on Edi thotë “nuk shitet”, por trau thotë “nuk hyhet”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?