Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga belxhiku te “llastiku”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Nga belxhiku te “llastiku”
Kulture

Nga belxhiku te “llastiku”

Published: November 3, 2022
Shpërndaje

– Nga defteri i Çeços –

 

 Thoma Goga

- Publicitet -

 

…Isha si i përgjumur, kur dëgjova një zë të fortë nga televizori: “O djem rrëmbeni armët; ja vdekje, ja liri!”. U çova të marrë belxhikun, po harrova që e dorëzova. I rashë kokës me grusht. Hë thoni, dorëzohej dyfeku në këto kohë?! Pastaj i thirra mendjes. Nuk m’u duk si zëri i kumandarit tim. Pa dale të shoh. Uuu, ç’më panë sytë! Plaku Mere kërkon të rrokim armët. Po armikun ku ta gjejmë, mo? Apo t’i biem njëri-tjetrit. Po ky ç’pati? Akoma nuk i ka ikur inati. Harroi Plaku Mere, se Mato Gruda me një gjyle topi të bën hi?

Dhe hyra në mejtime. Çoç më kishte zënë veshi se edhe Plaku Mere qenka forcuar e paska hapur biznes. Ka hapur një punishte armësh e do të shpërndajë dyfekë falas për “të ndihmuar” popullin. Siç duket i paska mbetur malli pa shitur. Gojët e liga thonë se na paska patur një punishte andej nga Gërdeci, ku plasi gjylja “e madhe”. Dhe populli, ngaqë është ca hollë nga “të hollat”, fillon e beson. E hëngri këtë matufepsje edhe plaka ime.

– Dil, o qyq, dil. Ikën shokët e tu të marrin armë e ti mbete mbyllur. Uuu, pika burrit, që mbeti pas çitjaneve të mia!

Që të qetësoja veshët e të shpëtoja ca orë nga llomotitjet e plakës, mora rrugën nga diga e liqenit. Pas më ndiqte zëri i matufit Mere: “O djem rrëmbeni armët-ë/Ja vdekje, ja liri…”.

Dakord jam të vdesim për lirinë, po për lirinë e kujt, mo? Nashti i bie të vdesim sa herë të thotë Plaku Mere, që është “fishkosur” nga trutë e “fut ujë” nga çdo anë. Ja kështu, që thoni ju. Dhe unë e ndava mendjen. Po dal si për gjueti. Këmbët më çuan nga parku “Rinia”. Në një çadër shumë kallaballëk. Kishte zbarkuar doktoratura dhe i masnin tensionin popullit. E mata dhe unë, mo. Një çupkë, që ta pije në kupë, ma tereziti mirë aparatin. Pastaj më dha xhevapin.

– E di si ma ke xhaxha, tamam për pilot.

– Hë më rruaç e të hëngsha dasmën! Po si t’ia mbush mendjen plakës, se jam gati për fluturim?!…

Ata që e kuptuan ku e vërvita llafin, qeshën. Ca metra më tej ishte një çadër tjetër. Aty shtyheshin të rinjtë. “Heu, thashë, e gjeta. Më duket se këtu po ndahen armë”. U sula dhe unë. Iu drejtova një zdapi, që më ngjau si përgjegjës.

– Na more djalë, ç’bënet këtu, mo?

– Ndahen “kapota”, xhaxha. Të hyjnë në punë?

– Ore, mua të më rrojë kapota e ushtrisë, po sille një se ja jap plakës.

Ata që ishin rrotull meje u çkrinë gazit, kurse “zdapi” më dha një kuti si pako aspirinash. Kur e hapa, uuu ç’të shoh! Ishin ca llastiqe si tollombace. E mo, nga “ato” që përdoren për “ashtu”…

– Ç’janë këto, mo djalë?- bëra të paditurin unë. Tunda kokën e vura mendjen në punë. Do ja çoj plakës në shtëpi. Pa do i them: “Armë kërkove zotrote, armë të solla”. Edhe këto “armë” të mbrojnë. Po të mbrojnë nga një gjë tjetër…Do “shkriftohemi” një çikë. Jam i bindur se ajo do “dorëzohet”, duke varuar çitjanet e bardha…

Ja kështu, që thoni ju. U nisa të marrë belxhikun e përfundova te “llastiku”. Mjerë ata që i shkojnë nga pas Plakut Mere. Dhe unë po e mbyll këtë mesele me urimin: Març nga ditët e tua o Plaku Mere e na lënç pas, se na bëre me gaz!…”

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lea Ypi: Për socializmin moral që bazohet te vlerat universale të Iluminizmit
  • Qipro me shumë dështime dhe pak shpresa!
  • Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare
  • U largua nga Ministri i Brendshëm, reagon Besfort Lamallari
  • Rrezikon Shqipërinë dhe Maqedonine e Veriut: Kërcënimi i heshtur nga virusi vdekjeprurës Krime-Kongo

Komentet e Fundit

  1. xxx on Ron Yeffet hapi “fermë kuajsh” në resortin e Ergys Agasit, kur ky ishte në kërkim dhe dy javë përpara sekuestrimeve nga SPAK
  2. Patriot on Ambasadori gjerman flet pas provave të reja për Ballukun: Antikorrupsioni në nivele të larta, parakusht i panegociueshëm
  3. M6 on Akuzohet se ka pastruar dhe fshehur 1.5 milion euro, thirret në SPAK deputeti Luan Baçi
  4. Flamur Struga on Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë
  5. blog de musica on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?