Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Duke lexuar shënimet e mbajtura në vite, jo për qëllim botimi, thjeshtë për të mos harruar, po risjell ndonjërin prej tyre, si kureshtje njerëzore, për subjektet shqiptare në letërsinë botërore, zanafilla e të cilave na çon te Homeri i verbër nga grimcat e veprave e të cilit, si thotë Eskili, u krijuan të gjitha tragjeditë e lashta klasike.
1-Personazhi i parë ilir
Personazhi i parë ilir në letërsinë botërore është një luftëtar. Kjo nuk është e çuditshme. Ai quhet Kaon dhe është tek Iliada. Është një personazh tipik , i cili në Luftën e Trojës, së bashku me fiset e tjera dardane dhe ilire, ka ardhur nga Kaonia e Shqipërisë së Jugut.
Në dy epet madhështore të Homerit përmenden fiset dardane, të cilat luftuan në Trojë. Është interesant se ata luftuan në krah të trojanëve, me të cilët kishin marrëdhënie të shkëlqyera. Vetë trojanët ishin pjesë e fiseve dardane.
Në ILIADË (“ilias” / Ἰλιάς), sa mbaj mend, asnjëherë nuk përmendet emri “grek”, ndërsa përmendet 24 herë emri “dardan”.
Kohë më parë kam lexuar një libër të shkëlqyer, “Tanagra” nga studiuesi i pasionuar, i saktë dhe tejet shkencor, Naim Laçej, që në thelbin e tij ka fisin ilir të Dardanëve.
II.
Në mesjetën e hershme, janë disa epose që përmendin Shqipërinë. Kështu, në Këngët e Rolandit, eposit të famshëm francez, përmenden vise shqiptare, toponime nga Shqipëria, si dhe ngjarje të mjegulluara historike, që janë bërë pjesë e këtij eposi.
Por, edhe para tyre, nga shkrimtarë gjenialë, si Virgjili, në eposin latin ” ENEIDA”, kënga e dytë i kushtohet udhëtimit të Eneut në qytetin e Butrintit, që heroit antik i kujton ndërtimin e dikurshëm të Trojës së shkatërruar, çka tregon se Butrinti ka qenë një qytet i hijshëm dhe hijerëndë në të njëjtën kohë.
Kënga e dytë e “ENEIDA” është teksti më i fuqishëm antik që zhvillohet në territorin shqiptar e ku të pranishëm janë vendet , peizazhi, qyteti, lëvizje njerëzore, takimi i Eneut me Andromakën, gruan besnike të Hektorit.
Këtu ka edhe një fakt tjetër, nuk duhet harruar e dhëna tejet e rëndësishme e autorëve antikë, që Eubeasit, pas rënies së Trojës, erdhën dhe ngritën qytetin e ORIKUMIT.
Kështu, është e mundur që Orikumi të jetë qyteti më i vjetër në territorin shqiptar, pas Shkodrës, e ndoshta para Durrësit, që u themelua në vitin 627 P.K.
III.
Në Francë , shumë kohë më parë, thuajse 7 shekuj më parë, ishte i njohur poeti Aimon de Varaneses.
Ai ka shkruar një roman në vargje, rreth 17 mijë të tilla, të quajtur ” Florimont”. Moikom Zeqo është i vetmi studiues dhe shkrimtar që e ka trajtuar figurën e Florimontit dhe e ka bërë personazh të esse-ve të tij.
Ky roman është unik dhe në qendër të tij ka historinë e pabesueshme të heroit Florimont, që është i biri i Dukës së Durrësit, çka tregon edhe jetesën qytetare të Epidamnit të vjetër, me dukë e baronë, kontë dhe kontesha, ligje dhe qytetari.
Florimonti është personazh i çuditshëm, babai i tij konsiderohet edhe si gjyshi i Aleksandrit të Madh, një gjenealogji e habitshme, në kufijtë e mosbesimit.
Edhe emri “Florimont” është thjeshtësisht ilir, romani është botuar tri herë dhe në kohën e tij ka pasur sukses të ndjeshëm.
IV.
Dante Aligieri, poeti i madh, në fakt krijuesi i gjuhës letrare italiane, që e mori nga njerëzit e thjeshtë, në kryeveprën e vet poetike , “Komedia Hyjnore” përmend edhe qytetin e Durrësit.
Është një personazh i këtij qyteti, një peshkatar i varfër, i cili u tregua i guximshëm për të transportuar Qezarin mes një deti të stuhishëm dhe të frikshëm.
Dante nuk e thotë përfundimin e peshkatarit, nëse e ka gjetur në Parajsë apo në Purgator, sepse peshkatarët nuk mund të shkojnë në Ferr, pasi janë njerëz të detit dhe të ujërave.
Dante Aligieri, PARAJSA, Komedia Hyjnore, Pashko Gjeçi, përkth. 1966; k XI, v 67-69, ku edhe sqaron: “Amiklati: ishte një peshkatar i vorfën (Në poemën e Lukani Farsalia), që flinte me portën çelë pa pasë frikë se do ta vjedhin dhe që nuk u shqetësohej se rrethe qark vlonte lufta civile. Ai nuk pati frikë as kur në kasollen e tij hyni natën vetë Çezari (që i kallte botës frikë) për ta transportuar nga Durrësi, ku banonte, në Itali”.
Studjuesi i njohur nga Shkodra, Agron Luka shkruan se , „Në “Luftën e Epirit/Ilirisë ose Lufta e Epidamn-Dyrrahit”, pjesë Luftrave Civile Romake, midis Çezarit e Pompeut (mars – qershor – korrik, 48 p. Kr.), ndryshimi vendimtar i betejës, i dedikohet peshkatarit, varkëtarit e detarit të varfër epirot-ilir, Amiklati. Ky e strehoi, e nderoi, e mbajti në shtëpi dhe e përcolli në besë mikun Çezar, duke e nxjerrë jashtë rrethimit me varkën e tij, duke e shpëtuar me këtë rast, pa e kapur rob dhe pa e ekzekutuar Pompeu!
Në këtë ngjarje, veproi kanoniku/ligji antik: Shtëpia asht e Zotëve Hyjnorë dhe e Mikut. Miku që vjen në shtëpi, edhe në gjak, asht në besë të zotit të shtëpisë dhe detyrimi ndaj tij përfshin edhe shoqnimin e përcjelljen deri në një kufi! Asokohe ende ishte në fuqi politeizmi, por kishte lindur edhe kulti i Aleksandrit të Madh, si reformator i një feje të re të përbotshme, si biri i perëndisë Zeus, pastaj kulti i perandorëve romakë si hyjni perëndi, të cilat u luftuan gjatë nga priftërinjtë e monoteizmit. Besnikëria e Amiklatit, është përzgjedhur dhe krahasohet te vargjet e Parajsës, nga vetë Dante, me besnikërinë e Shën Françeskut, me shëmbëlltyrat e Krishtit ndaj Zotit dhe me besnikërinë e Maries, e cila i qëndroi birit Jezus, deri në fund. (Dante Alighieri, La Divina Commedia, Con percorsi, verifice e letture critiche, Paradiso, bot. 1999, Torino, f 171-172; shih edhe skanimin e interpretimeve.)
Prokopi i Gazës, shkruante, mbi mikë pritjen dhe dashurinë njerëzore me të cilën banori epidamnas – dyrrahas e pret mikun dhe nevojtarin dhe i shtrin dorën e ndihmës, qoftë kur vjen nga toka e qoftë nga kur vjen nga deti.
(“Panegyricus in Imperatorem Anastasium”, cit. f 414)
Diodori i Siçilisë, bashkëkohës i Çezarit, shkruante, mbi luftërat e vazhdueshme midis vëllazërive ilire për gjaqe e sundime molosh/portesh, e më konkretisht tregonte edhe një lloj tregimi mitologjik e anekdote mbi vëllazërinë ilire të Dyrrahut, të cilët kishin hedhur në detin Adriatik një palë hekura – spirancë të skuqur në qymyr dhe u betuan se do t’i jepnin fund armiqësive në mes tyre, vetëm kur atë spirancë ta nxirrnin të skuqur përsëri nga fund deti”! (Cit., nga “Ilirët dhe Iliria”…, f 144; shih edhe f 136; shih edhe Apianin etj)
Por, kishte edhe pushtues dinakë, që e shfrytëzuan mikpritjen ilire e luftëra-mosmarrëveshjet e tyre, duke i prerë në bukë e në besë! Këtë e vinte qartë në dukje Straboni, kur e nënvizonte se, maqedonët e pastaj sidomos romakët, i shfrytëzuan këto veti pozitive dhe anën negative, duke i shpërngulur ilirët nga bregdeti në toka malore që nuk vlen as për bujqësi! (Straboni, Geographica, Lib.VII, 5, 6,7; cit, f 155)“.
V.
Në romanin e tij të njohur të Prosper Merimesë,” Kronikë e kohës së Karlit…” ka një shprehje që të bën përshtypje: “ai e ngiste kalin si një shqiptar”!
Pra, kalorësit më të mirë të Francës, para natës së Shën Bartolomeut, ishin kalorësit shqiptarë.
Nuk e dimë nëse ata morën pjesë në masakrën e njohur, por dihet me siguri se shumë prej tyre u venduan në tokat franceze dhe u bënë të njohur si kalorës të zot.
Edhe Rableja i madh, në kryeveprën e tij “Garantua dhe Pantagryel” përmend një personazh me veshje shqiptare, duke shkuar më tej në përcaktimin ” kapela shqiptare”, që, sipas përshkrimit, ngjan me kapelat e barinjve që ka pikturuar Onufri i Madh.
—-
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Duhet nje vertetim shkencor qe Dardanet e Luftes se Trojes ishin Dardanet e Ilirise. Ashtu si Parthet e Persise nuk jane Parthet e Ilirise.
Duhet vertetuar qe Kaoni i luftes se Trojes eshte pjestar i fisit te Kaoneve ne Iliri.
Duhet vertetuar qe Ferxheja e grekeve te lashte,quajtur Tanagra,ka te beje me LOJEFJALESHIN Tana(te tana) Gra,te ketij fantashkencorit Lacej
Cezari erdhi ne Durres me Legjionet e Galise,,te cilet nuk i c`mobilizoi sikurse ishte Ligji, kur kaloi Rubikonin.
Nuk erdhi si lypsar qe ta shpetonte ky varkari durrsak.Sa per pallavrat me kanun e me mik shpie, ke qef te luash teater,po shkenca nuk eshte Teater.
Perse o njerez te mire nuk rrini dot pa komentuar dot negativisht, kaq te vegjel jeni. Lexoni kuptoni dhe studioni cfare eshte e vertete.
Flm z Bedri per shkrimet tuaja.
O Leon nje vicinity Rusi me baba shqiptar nga koha e Hrushovit, Bedriu nuk pretending per vertete si shkencore por per fakte qe historiane dhe letrare qe ne lashtesi i kane permendur Iliret baballaret e shqiptarve dhe bijte e pellazgeve , greket nuk i permendni sepse nuk egzistonin. Per me teper vete Hero thiri qe raca hajdute greke i thret Herodoti ne vepron e tij te V ne gjuhen angleze thote tekstualisht:-pellazget hyjnore bij te Zeusit hyjnor ishin populli me I madh ne boten e athershme pas indianeve, Ishin ata qe i mposhten Atlantet ne lufte dhe Zeusi mbyti Atlantiden ne shenjte hakmarje per faktin sepse luftuar me bijte e tij pellazget qe ishin zoteri e tokes si te paralindurit e perendive.
Po shoku Enver ka lidhje me Dardanet? A egzistonte Gjirokastra atehere? A ka thene ndonje gje Marksi per popullin proletar Ilir qe desh vendosi komunizmin po te mos e kishin pushtuar romaket? Mbasi u shpall pavaresia ne vitin 1912 a u gjet ndonje dokument ilir qe vertetonte prejardhjen e ilireve nga pellazget? Shiko nje here o shoku Bedri se mos gjen ndonje shenim te vjeter per keto probleme interesante.
O Skenderbe analfabeti! Shume shume shume,,Ti i ke degjuar vetem emrin Herodotit.
Herodoti nuk i ka shkruar ato pallavrat me atlante.Eziston vetem nje fraze referuar pellasgeve,nga Herodoti:
-Me duket se kjo e fundit qe u suall ne Greqine e sotme ,qe QUHEJ ATEHERE PELLASGJI.(behet fjale per priftereshen skllave te fenikasve qe themeloi dodonen).Ruj mos ti ka thene Hile Hoti,jo Herodhoti.
Leon “shkencetari” alias vigjilent i neogrekeve nga i do keto vertetimet ti? Jo per gje, por ti sjellim me vule te thate dhe te njome nga Omonia. Mos ofendo autorin e shkrimit dhe komentuesit debil i lindur!!. Pastaj ha mut gjithe diten po deshe se ka me bollek.
O leon, njehere ne kohen e luftes ca partizane i zuri dimri diku ne nje fshat dhe po ngrinin perjashta. U shperndane ne disa familje ne fshat.
Nje nga keta ishte Evrenozi
E lane ne ode te flinte, dhe dalengadale u shua zjarri, dhe filloi te perpelitej Evrenozi nga te ftohtet, I hyri tartakuti dhe perdridhu ketej e perdridhu andej, shtrengohej neper kapote e mbeshtillej te gjente ngrohte.
Kujtohet naten e zonja e shtepise dhe i thote nuses, shko dhe bej pak zjarr se po ngrijne ata miqte te oda.
Merr ca shkarpa nusja, dhe futet ne ode te ndezi zjarrin.
Eci majtas, dhe pengohet ne nje trup te kurpullosur.
Kush je ti i thote? – Jam Evrenozi u pergjigj miku duke u dredhur
Mire tha nusja, po i bie mes per mes. Sa ben per nga oxhaku prape shkel nje trup tjeter.
Po ti kush je i thote, atij tjetrit qe ishte penguar.
Jam Evrenozi pergjigjet ky.
U cudit nusja.. Po i bie nga e djathta tha, qe ta ndez zjarrin njehere e mire.
Nderkohe mori per djathtas te oxhaku, op, shkeli ne nje trup tjeter. Ou, tha, qenka dhe nje tjeter.
Po ti kush je i thote. Une jam Evrenozi i pergjigjet ai.
Ngriu nusja. Beri cberi i la shkarpat, dhe u kthye i tha te vjerres: Matane po flene tre Evrenoze
Edhe un besoj se jam shqiptar,jo kaq i zgjuar sa ju sepse jam vetem me 8 vjeçare por duke lexuar komentet e juaja dhe shkrimet e famshme te Bedriut,Viktorit dhe mbi te gjitha te Meros se famshem pyes veten,si eshte e mundur qe na ngrihet ne qiellin e shtate puna e Enver Hoxhes kur ne paskemi qene populli me (me i vjeter po e po )i zhvilluar ne bote kur ne paskemi nxjerre gjithe keta gjigande dhe per vite e vite paskemi qene te pushtuar.kur edhe ne vitet 1900 ishim gjithsej as nje miljon banore , kur sipas komenteve te juaja ne ishim nder analfabetet me te medhenj ne bote ku Enveri me largpamesine e tij na nxorri ne drite,ku siç lexova ne nje shkrim edhe Skenderbeu, edhe Ismail Qemali nuk ishin gje para tij sepse nuk e sollen asnjehere çlirimin e vendit.!
Si zakonisht ne jemi te gjithe dijetare dhe do kundeshtojme njeri tjetrin….E sigurte qe mes nesh ka shume injorante, ndoshta shumica, te tipit ” a-mer-ik” vjen nga shqipja, por ne kete rast Bedri Islami (qe nuk eshte nje injorant dhe mendjemadh si Leoni) ,ka sjelle vetem fakte , ….mund te debatojme, te sjellim fakte te reja, te pasurojme ate mister qe e lidh historine tone me te ashtuquajturen greqi e lashte. Nuk e kuptoj se cfare te dogji ty Leon . Fakti qe emertimi “grek” nuk permendet ne autoret e lashte ? Kjo eshte e sigurte…sic eshte e sigurte prania e ketij populli qe i perkasim ne ne ate bote te lashte. Mendoj se askush me mendje ne koke, nuk kerkon zhdukjen e heleneve te vjeter ,sic kerkojne “greket e rinj” zhdukjen e popullit pasardhes te ilireve te lashte . Gjuha e heleneve te vjeter eshte aty, e shkruar ne te gjithe mesdheun ,sepse ishte nje gjuhe e nje civilizimi te larte dhe qe konsiderohej sic eshte gjuha angleze sot . Cdo shkrim duhej te shkruhej ne ate gjuhe. E njejta gje ndodhi edhe me latinishten pak me vone e cila eshte e shkruajtur ne cdo epitaf apo shkrim per mbi 1000 vjete .Por kjo nuk do te thote qe popuj te tjere dhe gjuhe te tjera nuk egzistonin , . Misteri i vetem ne rastin tone eshte….lidhja (e pa diskutueshme) e ilirishtes me gjuhen e heleneve, ..shume historiane kane folur per kete, po me sa duket nuk eshte akoma vullneti politik (se cdo gje eshte kthyer ne politike sot) per tu ulur pa paragjykime dhe zgjidhjen perfundimtare te historise se lashtesise, qe ndoshta do te ishte nje shok per historine e gjithe Europes. Bravo dhe komplimenti Bedri Islami qe more guximin te hysh edhe me kujdesin e duhur ne kete ceshtje madhore……!!! (Do ti beja thirrje, po te me degjonin, bashkatdhetareve te mij ,qe te mos futen ne debate te kota ne internet ,me argumente “fai da te ” ose sic i pelqen secilit …por te lexojne dhe tja lene ate argument specialisteve te fushes ose njerezve te letrave , ,sepse ne kete menyre me shume prishin se ndreqin pune)
Le ta marrim shtruar:
As fjala shqiptar nuk permendet askund. Por eshte e papranueshme te mendosh se qyteterime te njohura nuk kane patur dinamiken e tyre te evoluimit dhe bashke me te edhe ndryshimet ne emertesa. Sigurisht qe ne ate kohe nuk kane qene keto emertesa. Nuk mund t’i referohemi ne njerin rast emertesave te kohes dhe ne rastin tjeter emertesave te sotme. As me te mire behemi ne qofte se shajme te tjeret. Mendimi im i perulur “arritje eshte nese sot behem sadopak me i mire se dje”. Nese shaj te tjeret, thjesht, perpiqem te tregoj se jam me i mire se nje me i keq. Pra, çeshje referimi…
Respekt për këtë burrë gjithënje i besueshëm dhe Atdhetar i vendosur
Rigoroziteti shkencor i duhet sot shqiptareve.Sa per fantashkence,tre te verteta,7 genjeshtra,7 te verteta tre fantazi.ne tryezen e bixhozit historik.greket dhe serbet jane shekuj para nesh ,,Ate kerkojne,qe te lene derrin mac.Fantashkenca me shume prish pune se sa ndreq.
Po sjell nje shembull. Sado jane munduar historianet shqiptare te argumentojne se Kosova edhe para pushtimit turk ka qene e banuar nga shqiptare,,nuk ngrinte shume peshe ne rrethet shkencore evropiane,sepse kane 200 vjet serbet qe ja kane mballosur trute se Kosova eshte zbrazur nga serbet gjate fushatave osmane dhe perfundimisht ne luften Turko-Austriake te vitit 1689 dhe terheqjes se kryengritesve shqiptare pas disfatave te ushtrise Austriake ne Kosove.. Serbet krijuan Legjenden e shpernguljes te popullsise serbe.
Mirepo perkthimi dhe botimi i Regjistrave Osmane te regjistrimeve te para te popullsise se Kosoves ne 1430,nga Turqit,,Tronditi opinionin shkencor Evropian dhe terboi Mashtruesit historike serbe.Sepse shumica e emrave te banoreve te fshatrave dhe qyteteve te Kosoves,ishin Gjon,Gjin,Leke,Mrie,Sute,Sine,Gjele,Gjelosh,Mark Frrok .Historiani shqiptar punemadh e zhurmepak,,Selami Pulaha,qe botoi Regjistrimet Osmane,fatkeqesisht vdiq heret,ne vitet 80,ndoshta i helmuar nga serbet ne ato takimet shkencore ne ish Jugosllavi(kte ma merrni me rezerva se nuk kam fakte,po te bjere llota e keqe tek shkencetari qe u zbuloi genjeshtren 200 vjecare serbeve,te dergon tek marifetet e shejtanit).Ksoj Historianesh i duhen sot Shqiperise,jo pallavraxhij.
shume interesant ky shkrim, faleminderit sepse nuk dime shuuuume gjera nga e shkuara e larget e vendit tone dhe shqiptareve.
Ne kete pike, shume dakort Leon …..nuk behet historia me batuta studiosh televizive dhe as ne internet, por me studime te thella dhe fakte historike te cilat jane ,egzistojne po te kesh vullnetin dhe deshiren. Dhe kete duhet ta bejne specialistet e fushes dhe historianet. Megjithate Bedriu eshte perpjekur ne kete rast te sjelle vetem fakte, (mund ti quash modeste, por jane fakte) dhe mendoj rreth tyre duhet diskutuar
Përshëndetje z. Islami.
Në lidhje me lashtësinë e pellazgët dhe ilirëve ka shumë autorë, veçanërisht gjermanishtfolës, që kanë kontribuar dhe venë gurët e studimeve në këtë fushë.
Emrat dhe shkrimet e gjetura deri sot për ilirët dhe nga ilirët janë më të hershme se ILIADA .
Këtë e shkrova sa për replikë dhe që të përfshihen më tepër në shkrime, qoftë dhe të shkurtra specialistët e fushës.
Dhe sa për kuriozitet, ka përpjekje edhe nga studjues sardë (nga Sardenja) të cilët kanë grumbulluar rreth 3000 fjalë të gjuhës së vjetër sarde që mund të zbërthehet vetëm nga gjuha shqipe.
Po e mbyll duke mos pretenduar se shqiptarët dhe shqipja janë fanari ndriçues, si përpara 1990 dhe tani.
Latinishtja edhe greqishtja e vjeter u krijuan si gjuhe artificiale nga gjuha pellazgo-ilire ne antikitet. Gjuha pellazgo-ilire eshte gjuha shqipe edhe shqipja i shpjegon te gjitha fjalet e latinishtes edhe te greqishtes se vjeter.
Latinishtja eshte krijuar nga fjalet e shqipes edhe kjo eshte shume e qarte. Fjalet latine jane fjale te bashkuara te shqipes ose jane gati njelloje si fjalet e shqipes.
Keto jane disa fjale latine qe jane krijuar nga bashkimi i fjaleve te shqipes ose jane fjale te shqipes me pak ndryshime:
mente – mendja
pensare – pe nese – per te pare nese – mendon
se ne latinisht nuk ka fjale qe te jete si mendja (mente) per foljen mendon por shqipja e ka
vedere – ve re – veren, shikon
venire – vjen
libertas – liria
vita – vit – jeta, fjala shqipe vit eshte marr per ta pasur latinishtja per fjalen jeta
eta – jeta – mosha, fjala shqipe jeta eshte marr per ta pasur latinishtja per fjalen mosha
spata – shpata
studiare- shty dija – shtyn dijen – meson, e shtyn me tej diturine (edhe etimologjia zyrtare indoeuropiane keshtu e shpjegon por pa thene se keto fjale jane shqip)
memoria – me mor – te marresh ne kujtese – kujtesa
venerare – ve ner – ve nder – nderon
veneration – ve ner – ve nder – nderim
lingua – lin gua – gjuha e lindur – gjuha, e folura
dia – dita
notte – nata, ose ne gegerisht i thone edhe nota
megliore – me mire, por latinishtja e italishtja nuk e kane fare fjalen mire por shqipja e ka
dovere – do ver – do ber – duhet bere, kjo fjale eshte shume e qarte nga shprehja shqipe do bere qe dicka duhet bere edhe asnje shpjegim tjeter nuk ka per kete fjale
andare – and – end pas dickaje – shkon
prendere – pre nder – merr nder – merr nder duar dicka – merr, pre ne shqip eshte preja pra dicka qe eshte marr
membran – me mbron – te mbrosh – cipa qe mbron rreth e rrotulle
sapere – zap – dicka qe e ke, e di – di, te dish gjera
eruditus – e ru dit – e ruan diturine – nje njeri qe di shume edhe e ruan diturine
comprare – kom prur – dicka eshte blere – blen
cascada – ka shka – ka shkare – ka rene – renja e ujit
banditore – ban dit – ban te ditur – lajmetari qe ben te ditur lajmet
ludere – luj – luaj, te luash
stimulus – shti mu lu – shtin mu lujt – shtin per te levizur – hosteni, edhe hosteni perdoret per te shtyre kafshet ne bujqesi
terra – terr – e erret pra terr – toka, edhe toka eshte e erret
Eshte shume e gjate lista e fjaleve latine sepse e gjithe gjuha latine eshte e krijuar si nje gjuhe artificiale nga gjuha pellazgo-ilire pra shqipe afersisht ne vitet 400 p.e.s. Edhe shembulli per te krujar latinishten ishte greqishtja sepse gjuha greke eshte krijuar si gjuhe artificiale ne Athine para gjuhes latine. Latinishtja ishte vetem gjuha e qytetit te Romes edhe e fshatrave rreth Romes. Nuk ka gjuhe qe te jete vetem ne nje qytet. Edhe kjo e tregon qarte qe latinishtja eshte nje gjuhe artificiale qe u krijua nga gjuha pellazgo-ilire pra shqipe.
Keto jane disa fjale te tjera te gjuhes latine qe shpjegohen edhe zberthehen me gjuhen shqipe:
pausa – pa u za – pa u zene me dicka – pa u marr me dicka – pushim, kuptimi i fjales latine pausa eshte shume i qarte ne gjuhen shqipe sepse perbehet fare qarte nga keto fjalet e shqipes
mandare – ma nda – me nda ose me shpernda – i kalon gjera dikujt tjeter
acqua – akull – uje, fjala shqipe akull eshte marr per ta pasur latinishtja per ujin
apparere – a pare – asht pare – eshte pare – dicka duket
pro, per – per, njelloj si ne shqip eshte edhe ne italisht per ose edhe ne latinisht pro qee eshte vetem pak e ndryshuar
producere – per duk – per dukjen e dickaje – per krijimin e dickaje – prodhon
abbandonare – a ba ndon – asht ba ndan – eshte bere ndare – le dicka, lenja e dickaje eshte koncept shume i qarte qe gjuha shqipe e shqipjegon shume sakte per kete fjale te italishtes edhe latinishtes
rival – ri bal – rri ball – rri perball – kundershtar
semplex – s’e mpleks – nuk e perzien – e paperziere – thjeshte, kjo fjale latine e ka shpjegimin shume te qarte ne gjuhen shqipe pasi eshte e perbere nga fjale te shqipes edhe ne italisht kjo fjale eshte semplice pra vetem pak me ndryshe nga fjala latine semplex
capire – kap – kupton, e kap dicka me mendje pra e kupton
mela – molla
liga – lidhja
strata – shtra – shtruar – rruga, edhe rruga eshte e shtruar
opera – o ber – osht ber – vepra
castellum – ka shtjell – ka mbeshtjell – keshtjella, edhe keshtjella eshte e rrethuar pra e mbeshtjellur me mure
accendere – a qe ndez – ndez dicka, edhe kjo eshte shume qarte ne shqip
celebrare – cel e ba – cel e ba lojen – hap edhe ben lojen e ceremonise
apertum – apur – hapur
varianza – var – varet – varesia ose varianca, edhe varianca tregon varesine prej dickaje
mignatta – mi njit – mi ngjit – shushunja, edhe shushunjat ngjiten pra kjo fjale eshte shume e qarte
compiere – kom bere – e bere, e perfunduar – perfundon
manum – me an – me ane – ne ane te krahut – dora
inventarium – in vent – ne vend – numerim i gjerave ne nje vend, inventari
piccolo – pik – i vogel, fjala pike/pika e shqipes eshte marr per te krijuar fjalen i vogel ne italisht
abolire – a bo le – asht bo lenja e dickaje – heq, kjo fjale e ka kuptimin shume qarte ne shqip
iniziare – i nis – nis dicka – nis, edhe kjo fjale latine eshte shume qarte qe e ka kuptimin ne shqip
iniziativa – i nis – nisja
nobile – njo be – njohur ben – fisnik, edhe fisniket jane njerez te njohur pra aristokrate
Ka edhe shume fjale te tjera latine qe shpjegohen me gjuhn shqipe sepse e gjithe gjuha latine eshte nje gjuhe artificiale e krijuar nga gjuha shqipe ne antikitet.
Fjale te tjera te latinishtes edhe shpjegimet me shqipen:
venerare – ve ner – ve nder – nderon
veneration – ve ner – ve nder – nderim
opera – o ber – osht ber – vepra
abbandonare – a ba ndon – asht ba ndan – eshte bere ndare – le dicka, lenja e dickaje eshte koncept shume i qarte qe gjuha shqipe e shqipjegon shume sakte per kete fjale te italishtes edhe latinishtes
iniziare – i nis – nis dicka – nis, edhe kjo fjale latine eshte shume qarte qe e ka kuptimin ne shqip
rival – ri bal – rri ball – rri perball – kundershtar
semplex – s’e mpleks – nuk e perzien – e paperziere – thjeshte, kjo fjale latine e ka shpjegimin shume te qarte ne gjuhen shqipe pasi eshte e perbere nga fjale te shqipes edhe ne italisht kjo fjale eshte semplice pra vetem pak me ndryshe nga fjala latine semplex
surdus – s’u ndi – nuk u degjon – shurdh, fjala latine surdus eshte vetem nje kopje e fjales shqipe shurdh edhe shpjegimi shurdhi – shundi – s’u ndi – nuk u degjon eshte shume i sakte per kete fjale. Ne italisht kjo fjale eshte sordo pra vetem pak me ndryshe se sa fjala latine surdus
sempre – s’e mpre – nuk e pret – e paprere – e tere – gjithemone, edhe kuptimi i fjales gjihemone eshte nje kohe e pandare edhe shpjegimi i kesaj fjale me gjuhen shqipe eshte shume i qarte sepse jane fjalet e shqipes ato qe e perbejne kete fjale latine edhe italiane
Ne greqisht fjala gjithemone eshte “panda” edhe shpjegohet – pa nda – e pandare – kohe e pandare pra gjithemone. Edhe fjala greke “panda” qe domethene gjithemone eshte e perbere nga fjale te gjuhes shqipe edhe ky shpjegim me shqipen eshte shume i qarte.
domanda – do ma nda – do ma nda nje pergjjigje – pyetje
concept – kon cept – kon qept – kon e qepur – mendime te qepura ose lidhura bashke – koncept
securus – se kur – si gur – sigurt, ne italisht fjala latine securus eshte sicuro kurse ne dialektin venecian te italishtes eshte siguro, edhe kuptimi i kesaj fjale eshte shume i qarte ne shqip sepse shqipja e ka vet kete fjale edhe fjalet si edhe gur i ka vetem shqipja edhe krahasime me gurin pe gjera te sigurta eshte shume i arsyeshem edhe i qarte
curia – ku ri – vendi ku rrinte udheheqja politike e Romes ne antikitet, edhe kjo fjale eshte shume e qarte ne shqip
colonia – ko lon – ka lene – eshte lene – kolonia, edhe kolonia eshte nje vendbanim i themeluar pra nje vend qe eshte lene per t’u banuar
allargare – a larg – asht larg – largon
complex – kom pleks – eshte e mpleksur – e perziere, kompleks
completare – kom plet – kom plot – eshte e plote – ploteson, edhe kjo fjale latine eshte shume e qarte qe perbehet nga keto fjalet e gjuhes shqipe
seria – së ri – së rish – nje gje e bere prap ose e perseritur – seria, gjuha shqipe e ka fjalen “ri” edhe fjalen “së” kurse gjuha latine nuk i ka keto fjale edhe prandaj nuk mundet dot latinishtja qe ta shpjegoje fjalen e vet seria, por shqipja i ka te dyja keto fjale edhe e shpjegon shume sakte kuptimin e fjales seria
Ka shume qe kundershtojne disa fakte qe kane thene autoret e huaj historiane mos lexoni historine e kishes greke se na hapet barkun me kundershtime ,vetem filmi ” troja” eshtepasqyre e dokeve e zakoneve Shqiptare.
Duhet te kuptoni qe greket e vjeter nuk ishin nje popull qe fliste greqisht por ishin vet pellazget edhe flisnin gjuhen pellazge pra shqipe. Fiset e grekeve te vjeter ishin jonet, doret edhe eolet qe ishin te gjithe pellazgo-ilire.
Vet Herodoti e ka thene qe fiset e grekeve te vjeter ishin pellazge qe nderruan emrin edhe e quajten veten e tyre helene. Mbishkrimet para 400 p.e.s. ne Greqi u shkruajten te gjitha ne gjuhen pellazgee dhe shpjegohen vetem me gjuhen shqipe. Duhet te dini qe greqishtja e vjeter eshte vetem nje gjuhe artificiale qe nuk flitej nga populli por vetem shkruhej nga elita e kohes si shkrimtaret edhe shkencetaret.
Oooo Dibran!Jane italisht,,nuk jane latinisht..100 here ta kam thene.Urbi et Orbi; Citta e il Mondo.
O wwwiluminatoi Ndryshon latinishtja nga italishtja.Ndan ca fjale te italishtes copa copa ,i quan latinisht,,copat i quan pellasgjisht,.Corben qe ka krijuar e quan etimologji.
Oooo Agron dalipaj,,oooRroshiiii,o Qani Kekezi!..Karroce me kushineta e quan rrakete.