Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: HISTORIA: Ish i dënuari me vdekje për atentatin ndaj Ramiz Alisë, shkarkohet nga Vettingu, 700 mijë euro pasuri të pajustifikuara
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > HISTORIA: Ish i dënuari me vdekje për atentatin ndaj Ramiz Alisë, shkarkohet nga Vettingu, 700 mijë euro pasuri të pajustifikuara
KryesoreVetting

HISTORIA: Ish i dënuari me vdekje për atentatin ndaj Ramiz Alisë, shkarkohet nga Vettingu, 700 mijë euro pasuri të pajustifikuara

Published: January 31, 2023
Shpërndaje

 

Kryetari i Gjykatës së Vlorës,  u shkarkua me vendim të formës së prerë nga organet e Vettingut për pasuri me burime të pajustifikuara.

Bëhet fjalë pët gjyqtarin Skënder Haluci.

- Publicitet -

Para ’90-s, ai rezulton i dënuar nga Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë me vdekje, me akuzën se kishte qenë pjesë e një plani për t’i bërë atentat Ramiz Alisë, gjatë turit të vizitave që ai bëri në vitin 1983 në veri të vendit.

Historia e pazakontë vazhdon me ndërhyrjen e vetë Ramiz Alisë për tja falur jetën, duke i lënë në fuqi dënimin 25 vite burg.

Vetë Haluci, është shprehur se i shpëtoi pushkatimit, pasi në atë kohë ishin pushkatuar 6-7 veta në Has dhe Tropojë, çka kishte krijuar pakënaqësi në popull.

Skënder Haluci u emërua gjyqtar në Gjykatën e Vlorës në vitin 2011 dhe në vitin 2014, u promovua si kryetar i kësaj gjykate.

Më 5 mars 2020, Komisioni i Vetingut (shkalla e parë) vendosi shkarkimin e Halucit nga detyra, me argumentin se nuk justifikon pasuri me vlerë rreth 70 milionë lekë ose 700 milionë lekë të vjetra.

Gjyqtari kundërshtoi konstatimet e Vetingut.

“Në moshën 23-vjeçare jam dënuar me vdekje nga regjimi i kaluar, por kjo që po më bëni ju është më keq. Po më ngarkoni atë që nuk e kam bërë”, tha Haluci.

Gjyqtari e ankimoi vendimin e Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Por më 27 tetor 2022, KPA la në fuqi vendimin e KPK-së, duke larguar përfundimisht Halucin nga drejtësia.

Skënder Haluci

Në vendimin e zbardhur ditët e fundit, rezulton se trupa gjykuese ka qenë e unifikuar për shkarkimin nga detyra të kryegjyqtarit të Vlorës.

Trupi gjykues kryesohej nga Albana Shtylla, Sokol Çomo relator si dhe anëtare Mimoza Tasi, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz.

KPA ka konfirmuar procedurën e ndjekur nga KPK-ja dhe përgjithësisht konkluzionet për pasurinë, që çuan në shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Haluci.

Sipas dy vendimeve, KPK-së dhe KPA-së, Skënder Haluci nuk justifikon pjesërisht me burime të ligjshme të ardhurash, pasuri si:

Lokal, dyqan, shtëpi 3 kate ndërtuar pa leje, sipërfaqe tokë arë 1.400 m2, etj. Sipas KPK-së, rreth 350 mijë USD, janë fshehur nga gjyqtari.

Gjithashtu, sipas organeve të Vetingut, Haluci nuk justifikon apartament 106 m2 në Tiranë, në emër të bashkëshortes, blerë me çmim favorizues, as shkollimin e vajzës në SHBA për vitet për vitet 2012 – 2014, shuma të konsiderueshme cash, automjet ‘Mercedes Benz”, automjet “Jaguar X TYPE”, një tjerër Benz të blerë në 2012 dhe të rishitur, etj.

m.b. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Arben says:
    February 1, 2023 at 6:21 am

    E bëjmë kështu

    Për antikomunizmin tënd

    ke dekoratë

    Për korrupsionin

    ke burgun

    dhe sekuestrim pasurie

    Reply
  • Kol says:
    February 1, 2023 at 6:26 am

    Gjyqtar me vile 3 katshe pa leje kaq do mjaftonte per ti rikthyer denimin e kohes kur ka dashur te bej atentatin. Se ne fillim te leximit u paska duk sikur paka qen idealist per liri po jo paska qene armik terorist antishqiptar. Nuk paska qen i frymzu per drejtsi paska qen i frymzu per lakmi. Sorollopi kti formati eshte arsyeja pse braktisin shqiperin njerzit punetor te kti vendi se per pune ikin emigracion nuk ikin me pushu po ktu si lejn teroristet gjyqyar politikan adminstrat

    Reply
  • Tani says:
    February 1, 2023 at 9:41 am

    I persekutuar fallco

    Reply
  • Jimi says:
    February 1, 2023 at 11:59 am

    Kjo tregon se jo vetem qe nuk ka qen i persekutuar, por se e paska patur hallall burgun atehere, por ma do mendja qe tani e ka hallall me shum se kurre !

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    February 1, 2023 at 2:57 pm

    Këta jan gjyqtarët e Saliut që vodhën pasurin e popullit në 32 vite me BEKIMIN E SALIUT.Pasi duke TREDHUR DREJTËSINË SHKATËRRONTE SHTETIN DHE PASURIN E 46 VITEVE DUKE U PASURUAR VETËM 5-10 % E POPULLIT.
    -Dhe ky gjyqtar nuk është i vetmi.Kqyrni ku ndodhen Gjyqtarët e Gërdecit,21 janarit etj,dosjeve të nxehta në 32 vite..!! 80 % e tyre u shkarkuan nga VETINGU për korrupsion,por po gëzojnë Pasurin e vjedhur popullit duke u bër SHEIK.!
    -E kush do ja u SEKUESTROI PASURINË..!? Ata janë e njëjta gjë.. Bajgë DERRI dhe i mbajnë syt nga Saliu që ti kthej përsëri në detyra..!! Për të siguruar Pasurin e familjes së tij NON GRATA..!
    -Popull kujdes:Vëndi është në rrezik nga berishizmi fatkeqsi Kombëtare.

    Reply
  • Dino says:
    February 2, 2023 at 10:18 pm

    Nje m*t jane te gjithe si te Saliut e si te dulles jane funde e krye te korruptuar..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz
  • Publikohet super-renditja e Botërorit 2026: Nga favoritët te skuadrat pa shpresa
  • Rama sjell shembullin e Bahamasit për zhvillimin e turizmit: Flamingot nuk janë problem, por privilegj
  • Me flamuj kuqezi dhe pankarta, shqiptarët protestojnë para selive të BE në Bruksel për Zvërnecin

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  2. Patrioti on Gjendet i pajetë në lumin Mat, ish-drejtuesi i Gardës së Republikës
  3. ¿? on Deklarata e akademikes greke trazon rrjetin: “Athina kur ishte me shumicë shqiptare”
  4. Ppp on Protestuesit në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin
  5. ¿? on Karakaçi njofton subvencionimin e shoqërive të transportit publik

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?