Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga zv/ministrat tek përfaqësues nga komuniteti rom, Veliaj për risitë e listës së Këshillit Bashkiak: Tirana kozmopolite është e të gjithëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Nga zv/ministrat tek përfaqësues nga komuniteti rom, Veliaj për risitë e listës së Këshillit Bashkiak: Tirana kozmopolite është e të gjithëve
Uncategorized

Nga zv/ministrat tek përfaqësues nga komuniteti rom, Veliaj për risitë e listës së Këshillit Bashkiak: Tirana kozmopolite është e të gjithëve

Published: March 27, 2023
Shpërndaje

Lista e Partisë Socialiste për Këshillin Bashkiak të Tiranës vjen me risi të shumta. Kryebashkiaku I Tiranës, Erion Veliaj i cili do të kërkojë më 14 maj besimin e qytetarëve për një tjetër mandat, theksoi se Tirana sot po jeton ditët e saj më të mira dhe kjo vjen edhe falë një bashkëpunimi të shkëlqyer me Qeverinë e Kryeministrit Edi Rama.

Prandaj si pjesë e listës spikasin disa nga Zv/Ministrat e Qeverisë si: Romina Kuko, Megi Fino, Julian Hodaj, Endri Hoxha, Hantin Bonati, Vjollca Braho, Besart Kadia Enio Civici, etj.

Veliaj bëri të ditur se një fokus të rëndësishëm në Këshillin e ardhshëm Bashkiak i është dhënë dhe juristëve. “Shumë kolegë që përfaqësojnë edhe juridikisht PS si Eridian Salianji, Plarent Ndreca dhe një skuadër e madhe juristësh, do jenë anëtarë të KB për ta mbajtur fokusin te ligjshmëria dhe për t’u siguruar që këto pengesa të herëpashershme, që i vijnë ndërprerjes së punë sonë nga rryma të opozites, që mendojnë se duke bllokuar punën mund të ecin përpara, do të kenë edhe një përballje me juristët tanë”, deklaroi Veliaj.

- Publicitet -

Një zë të veçantë në listën e socialistëve për Këshillin Bashkiak të Tiranës zënë dhe ekonomistët.
“Ekonomia është jashtëzakonisht e rëndësishme për qytetin dhe Tiranën dhe shumë shpejt do të prezantojmë planin tonë për zonën e lirë ekonomike, për zonën e lirë teknologjike. Disa pole të tjera punësimi siç është në zonën e Kasharit dhe Kombinatit, apo në disa sipërmarrje të tjera që Bashkia e Tiranës ka treguar se mund t’i bëjë edhe më mirë se sa privati. Ndaj, do të përforcojmë skuadrën tonë ekonomike jo vetëm me përfaqësues të biznesit, si drejtuesit e Business Albania, Luan Bregasi dhe disa të tjerë që vijnë nga sipërmarrja Zv. dekane e Ekonomikut, Etleva Bajrami do të bashkohet në Këshillin Bashkiak. Duam të sigurojmë një raport shumë më të drejtë me botën akademike, por sidomos theksin tek ekonomia, gjithmonë e më shumë është ekonomia pjesë e bisedave dhe aty duam të orientojmë edhe vendimmarrjen e këshillit bashkiak”, u shpreh ai.

Veliaj nënvizoi se lista përmban dhe emra të njohur arkitektësh dhe ekspertë të ruajtjes së trashëgimisë historike. Lista e PS për Këshillin Bashkiak të Tiranës ka në përbërjen e saj numrin më të madh të profesionistëve të rinj, të cilët janë të suksesshëm në secilit prej fushave ku kontribuojnë prej vitesh.

“Tirana këtë vit është qyteti Europian i Sportit, kështu që njerëz me një kontribut real në qytetin tonë si Redi Jupi apo Zv. ministër i Sportit Endri Hoxha, do të jenë pjesë e këtij kuadri për të treguar që i kemi dhënë vëmendje edhe në këshill bashkiak këtyre titujve”, shtoi ai.

Risi do të jetë dhe pjesëmarrja në Këshill e përfaqësuesve të komunitetit rom. “Për herë të parë kemi përfaqësues bashkiak përfaqësues të komunitetit rom, Sead Kazanxhiu, përfaqësues të tjerë të shoqërisë civile dhe aktivistë që vijnë nga disa organizata të shoqërisë civile. Ky është një qytet i të gjithëve dhe i romëve dhe i egjiptianëve, por edhe të atyre që kanë ardhur nga të gjitha cepat e vendit. Për të treguar që ky nuk është një qytet racist, ky qytet nuk i ndan njerëzit në të ardhur edhe në vendali. Ashtu siç jam krenar për shumë Tiranë ‘den baba den’ në bashki edhe në këshill, ashtu ky qytet do të duhet të përfaqësojë të gjitha grupet etnike, po sigurisht edhe të gjitha rrymat e atyre që vijnë nga Kukësi dhe Tropoja. Do të shikoni shumë përfaqësues të tyre aty, ashtu edhe nga jugu i vendit për të treguar që, Tirana kozmopolite është një Tiranë e të gjithëve. Ne as nuk taksojmë ata që hyjnë në Tiranë, as nuk përbuzim ata që ndoshta nuk kanë le e rrit në Tiranë, por janë sot kontribues me taksa dhe si qytetarë të rinj dhe dinjitoz të Tiranës e kanë bërë qytetin më vital dhe kanë shtuar ekonominë dhe diversitetin e Tiranës tonë”, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se mosha mesatare e kandidatëve është te 35 vjeç, çka pasqyron plotësisht edhe shpirtin rinor të Tiranës. “I kemi dhënë mundësi një pjese të madhe të aktivistëve që kanë qenë në mandatin e kaluar që të vazhdojnë dhe të shërbejnë duke qenë se sapo kanë filluar karrierën e tyre. Ndërkohë, e kemi përdorur listën dhe për të promovuar një grup të jashtëzakonshëm djemsh dhe vajzash që janë aktivizuar në jetë publike, që kanë lënë shenjë në shumë prej sipërmarrjeve ose iniciativave që kanë bërë në qytetin tonë. Ndaj dua që kjo listë të përfaqësojë moshën reale të qytetit. Ky është një qytet i të rinjve, të rinjtë janë ata që pasivisht kanë përqafuar ndryshimet në qytet, ndaj më vjen mirë që mosha mesatare po dhe pjesa më e madhe e listës përbëhet nga djem edhe nga vajza të rinj”, deklaroi Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?