Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ngërçi në negociata me Bullgarinë, Gjermania i ofrohet për ndihmë Maqedonisë së Veriut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ngërçi në negociata me Bullgarinë, Gjermania i ofrohet për ndihmë Maqedonisë së Veriut
AktualitetBote

Ngërçi në negociata me Bullgarinë, Gjermania i ofrohet për ndihmë Maqedonisë së Veriut

Published: October 16, 2024
Shpërndaje

Gjatë një takimi, të martën në Berlin, me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock bëri thirrje për ndryshimin e domosdoshëm të Kushtetutës, për të njohur zyrtarisht minoritetin bullgar si pakicë themeluese dhe për të hapur kështu rrugën për negociatat e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE. “Në sfondin e luftës agresive ruse, që përpiqet të na ndajë, është më e rëndësishme se kurrë të përqendrohemi në atë që na bashkon,” tha Baerbock. “Në kohë të tilla, e ndjejmë se kemi më shumë gjëra që na bashkojnë sesa ato që na ndajnë. Këtë moment duhet ta shfrytëzojmë”, tha Baerbock duke pasur parasysh klimën miqësore të krijuar gjatë samitit të  Procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjermania inkurajon lidershipin

Shefja e diplomacisë gjermane e inkurajoi lidershipin e ri të Maqedonisë së Veriut që ta ndërmarrë këtë hap të guximshëm të ndryshimit të kushtetutës: “Shpeshherë në politikë nënvlerësohet rëndësia e lidershipit. Hapat e rëndësishëm, përfshirë proceset integruese, gjithmonë kanë arritur sukses kur liderët janë treguar të guximshëm, përkundër klimës negative shoqërore kanë bërë atë që është më e mira për vendin e tyre. Ne, si Gjermani, duam të japim kontributin që kjo të realizohet edhe për të zgjidhur çështjen e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë”.

- Publicitet -

Sa i përket kushtit të Bullgarisë, Baerbock tha se ky kusht duhet plotësuar pasi kështu janë rregullat aktuale në BE: “Ndoshta nuk jemi dakord me këto rregulla, por janë rregullat për të cilat kemi rënë dakord së bashku. Derisa t’i ndryshojmë këto rregulla, gjë që unë e dëshiroj – duhet t’i respektojmë ato.”  

Maqedonia e Veriut e gatshme për kompromis

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut falenderoi Gjermanine per mbështetjen e madhe në Procesin e Zgjerimit dhe në ndihmën për të eliminuar problemet dypalëshe. Ai lëvdoi edhe kërkesën e Gjermanisë për reformimin e vendimmarjes brenda BE-së, që së paku për disa çështje – si kapitujt e zgjerimit – të ketë një shumicë të kualifikuar. “Kjo do të na mundësonte të përparojmë në këtë proces në bazë të meritave”, tha Mucunski.

Ai tha gjithashtu se qeveria e tij është e gatshme për kompromis, por pret përfundimin e zgjedhjeve në Bullgari, që zhvillohen në fund të tetorit. “Ne jemi një vend që pranon kompromise. Por Bullgaria është në fushatë zgjedhore dhe nuk duhet të përfshihemi, por duhet të ofrojmë zgjidhje dhe të përgatisim propozime, duke shpresuar që pas zgjedhjeve, me mbështetjen e Gjermanisë dhe të gjitha shteteve të tjera anëtare, të mund të ecim përpara”.

Maqedonia e Veriut e shkëputur nga paketa me Shqipërinë

Komisioni i BE-së filloi të martën negoicatat për grupkapitullin e parë me Shqipërinë duke e shkëputur Maqedoninë e Veriut nga paketa dyshe. Sofja e bllokon procesin e anëtarësimit, duke kërkuar që pakica bullgare të njihet në Kushtetutë si një nga “popujt themelues” të Maqedonisë së Veriut, kërkesë që shumë maqedonas e kundërshtojnë. Partia qeverisëse VMRO-DPMNE heziton të përparojë me ndryshimin e nevojshëm kushtetues, megjithëse kryeministri Mickoski është parimisht dakord, por kërkon garanci shtesë sigurie. Bullgaria, e cila aktualisht ndodhet në prag të zgjedhjeve, sinjalizon se kjo kërkesë mund të mos jetë e funditgjë që ka shkaktuar zhgënjim në Maqedoninë e Veriut.  Në fund të shtatorit edhe kryeminsitri i Hungarisë, Viktor Orban, i cili aktualisht mban në dorë kryesinë e radhës së BE-së, kishte ofruar ndërmjetësimin e tij mes Shkupit dhe Sofjes për zgjidhjen e grindjes mes dy vendeve.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  • Mirësevini në “shtëpi”!
  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  • Henry shpjegon pse Messi shënon gjithmonë duke u nisur nga e njëjta zonë në Botëror: Është Zona 14
  • Cili është sekreti i një jete të gjatë? Përgjigjen mund ta kenë tre motra

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta
  2. K R on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta
  3. Deni on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta
  4. Ethem Lalaj on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta
  5. 1thundrak on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?