Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ngërçi politik në Kosovë, përfundon takimi kokë më kokë mes Albin Kurtit dhe kreut të PDK, nuk arrihet marrëveshje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Ngërçi politik në Kosovë, përfundon takimi kokë më kokë mes Albin Kurtit dhe kreut të PDK, nuk arrihet marrëveshje
KosovëLajmi i fundit

Ngërçi politik në Kosovë, përfundon takimi kokë më kokë mes Albin Kurtit dhe kreut të PDK, nuk arrihet marrëveshje

Published: May 1, 2025
Shpërndaje

Ka përfunduar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti me Memli Krasniqin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pa u arritur një marrëveshje mes dy partive për konstituimin e Kuvendit.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka folur para mediave pas takimit që ka zhvilluar me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Kemi shkëmbyer ide dhe diskutime sa i përket konstitutimit të Kuvendit. Qëndrimet e Partisë Demokratike dhe të mijat janë ato që i dini”, ka thënë Krasniqi.

- Publicitet -

“Atë që e kam thënë pas çdo dështimi të seancës, ia kam thënë z. Kurti përsëri”, është shprehur ai.

“Për PDK-në është me rëndësi të zhbllokohet kjo situatë, të konstituohet Kuvendi”, ka thënë Krasniqi.

Kreu i PDK-së ka bërë të ditur se Kurtit i ka sugjeruar “të mendojë për kandidat apo kandidatura të tjera” për kryetar të Kuvendit.

“Ne nuk kemi pasur qëndrim mohues apo bllokues. Nuk na takon neve t’ia zgjedhim kandidatin për kryetar të Kuvendit partisë së parë. S’kemi marrëveshje politike”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se partia e tij është e gatshme të votojë “një figurë që mund të jetë e pranueshme”.

“Nënkryetarët as që diskutohen, as që lidhen me diskutimin për kryetar”, ka theksuar ai.

Krasniqi nuk ka pranuar të tregojë se çfarë i ka thënë Kurti në përgjigje.

Sipas Krasniqit, nëse Kurti do që ta zhbllokojë situatën, duhet ta ndërrojë sot emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Kështu veprohet. says:
    May 1, 2025 at 9:03 am

    Mua më duket një veprim i drejtë i PDK-së. Çështë kjo, ose caktohet ky person ose nuk zgjidhet Qeveria! I ke numrat pa opozitën që të caktosh atë që don? Nuk i ke, atëhere do të caktosh një tjetër që të jetë i pranueshëm edhe për opozitën. Kjo është normale, se kantidatët nuk mbaruan, cakto një tjetër!

    Reply
    • prec Ulaj says:
      May 1, 2025 at 4:42 pm

      Albin Kurti po ben lojen sikur ja kane fajin te tjeret, gjithmone ben viktimen, fajeson te tjeret per paaftesine e tij, dhe mendimet tinzare qe ka ne koke.
      Kujdes se kur perulet Kurti, po te mori ate qe don, te shtyp me kembe pastaj.

      Reply
  • Flamur Struga says:
    May 1, 2025 at 10:16 am

    Duke u bindur dhe duke e vleresuar interesin kryesor : Republika e Kosoves mbi te gjitha ,gjuha e perbashket qellimi hyjnor do sjelli progresin !fitoret per te cilat ,ka nevoje shteti dhe kombi.E tere amullia e cila u krijua,ishte gezim ,fitore e armikut,ndersa per popullin tone vetem nje kokefortesi e pa nevojshme.Duhet te ndergjegjesohet pozita-opozita,qe per hir nje dy ose tre individeve ,te mos kriojohet ngerc i pa nevojshem.Kombi yne ka njerez te zgjuar eshte profesor Paskal Milo,ish Presidentet Mojsiu,Mejdani,Topi dhe plote figura te tjera te cmuara,te cilet duhet te ndihmojne ,sa si duhet te duhet dhe mbrohet liria,integriteti ,imazhi i Republikes se Kosoves….Te vleresohet puna e c’do partie ish partie ,per fitore ,sukseset qe i kane patur…jo se nuk e kane deshiruar te realizjne qellimet pozitive,mirpo diktatet ,presionet mashtrimet kane bere punet e tyre,pasojat dihen…te na gezojne sukseset ,betejat e reja qe na presin,se armikun shekullor e kemi edhe te forte edhe te fuqishem ,nga perkrahja shekullore qe e ka prej kulcedres ruse…Eshte verte kenaqesi gezim qe te gjitha partite politike te zgjedhin ata me te miret per te cuar stafeten me deshirat e mira te te gjitha gjeneratave ,te cilet e kane dashur Republiken e Kosoves,me shume se vetvehja..Le te behet konstituimi dhe le te na prine me te miret….

    Reply
  • ce says:
    May 1, 2025 at 7:32 pm

    Vetem sharebbajgen e Kosoves , Serbulena Haxhiun mos e zgjidhni kurre kryetare kuvendi se ajo eshte frymezuesja e percarjes kombetare midis shqiptareve te kosoves dhe shqiperise. Ajo eshte e urryer masivisht ne Shqiperi qysh kur beri thirjen fashiste popullit te kosoves: mos shkoni te pushoni ne shqiperi sa kohe atje eshte ne pushtet Edi Rama qe e tmerron kete gerdalle te politikes se kosoves.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ministria e Drejtësisë përcjell dokumentet për ekstradimin e Ermal Beqirit nga Franca
  • Çmimet mesatare të apartamenteve në 32 zonat kadastrale në Tiranë, rritje deri në 151% në 7 vjet
  • 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  • Zjarri del jashtë kontrollit në Finiq, flakët avancojnë drejt fshatrave
  • Përgjaken rrugët në vend, një viktimë dhe nëntë të plagosur në gjashtë aksidente brenda 12 orësh

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  2. Anonymous on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  3. Djalli prane sheshit skenderbej...kijdes on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. Keegan Kent on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  5. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?