Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një dëshmitar në burg, një i fshehur në Vjenë, çfarë është “afera CEZ-DIA” (dhe çfarë tha Berisha për Metën në 2015)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Një dëshmitar në burg, një i fshehur në Vjenë, çfarë është “afera CEZ-DIA” (dhe çfarë tha Berisha për Metën në 2015)
EkonomiLajmi i fundit

Një dëshmitar në burg, një i fshehur në Vjenë, çfarë është “afera CEZ-DIA” (dhe çfarë tha Berisha për Metën në 2015)

Published: October 22, 2024
Shpërndaje

Një nga dosjet e SPAK, gjurmët e së cilës çojnë te Meta është ajo që njihet si afera CEZ-DIA dhe që  hetohet personalisht nga kreu i saj, Dumani.

Tashmë ka shumë të tilla, por afera CEZ-DIA është një prej skandaleve të mëdha financiare në historinë e pluralizmit në Shqipëri.

Kjo marrëveshje do t’i kushtonte buxhetit të shtetit shqiptar 414 milionë euro dëm pas prishjes së njëanshme në 2013.

- Publicitet -

Zë fill me shitjen e 75% të aksioneve të shoqërisë shtetërore OSSH nga qeveria Berisha tek CEZ në vitin 2009. Vijon me favorizimet e njëpasnjëshme të CEZ. Dhe mbyllet me përzënien e CEZ nga Shqipëria në vitin 2013, lëvizje kjo me prapaskenë elektorale dhe korruptive.

Historia shkurt: Maja e ajsbergut

Pak pasi Sali Berisha dhe ministrat e tij firmosën privatizimin OSSH, me një mijë pika të errëta dhe favorizime, në skenë u shfaq biznesmeni Kastriot Ismailaj, i cili krijoi kompaninë Debt International Advisory (DIA), në Ishujt Virgjin Britanikë, në 7 korrik 2010.

Më 4 gusht 2010, DIA regjistroi degën e saj në Tiranë, me administrator Ismailajn. Në shtator 2010, CEZ hyri në partneritet me DIA për të mbledhur faturat e papaguara të energjisë elektrike. Për të fituar kontratën me CEZ, DIA përdori dokumente false. E gjithë kontrata, sipas prokurorëve, bazohej në gënjeshtra, sajesa dhe dokumente false, ndërsa kompania DIA ekzistonte vetëm në letra. Sipas ‘kontratës’, CEZ duhet t’i paguante DIA një tarifë fikse 512 mijë euro në muaj, plus edhe tarifën e ‘suksesit’. Ismailaj paraqiste letra false, merrte paratë dhe i zhdukte.

Në dosjen e dënimit të Kastriot Ismailaj me 11 vite burg, dënim i konfirmuar nga të gjitha shkallët e gjykatave, prokuroria ka konstatuar se qëllimi i Kastriot Ismailaj nuk ka qenë mbledhja e borxhit për llogari të CEZ dhe as kryerja e ndonjë pune reale, por vjedhja e parave të shoqërinë “CEZ Shpërndarja”, në bashkëpunim me përfaqësues të CEZ. Nga ana tjetër, CEZ ngrente pretendime për njohjen e borxhit të keq tek qeveria Berisha, e cila i pranonte.

“Kastriot Ismailaj, duke përdorur të dhëna të rreme dhe dokumente fiktive në bashkëpunim me shtetasin Josef Hejsek, ka përfituar në mënyrë të kundraligjshme shumën  512 004 420 lekë, duke i shkaktuar pasoja të rënda për shoqërinë “CEZ Shpërndarja”, Paratë e përfituara nëpërmjet mashtrimit (vjedhjes), i pandehuri Kastriot Ismailaj nuk i ka përdorur me qëllim realizmin e  kontratës,  por i ka investuar, i ka transferuar jashtë vendit apo i ka përdorur  për qëllime personale”, thuhet në dosje.

Edhe pse në fund u dënua vetëm Kastriot Ismailaj, ka dyshime të forta se Ismailaj ishte thjeshtë dora e politikanëve të lartë të Tiranës, për vjedhjen e parave, në koordinim me vetë CEZ, i cili favorizohej sistematikisht nga qeveria si dhe zhvaste qytetarët me fatura arbitrare.

Janë të paktën disa dëshmi dhe indicie që identifikojnë ish-presidentin Ilir Meta, si njeriun që fshihej pas Kastriot Ismailajt. Ndjekja e çdo fije rreth aferës CEZ-DIA të çon pikërisht tek ai.

Ismailajt i dënuar në 2017 iu sekuestruan 8 milionë euro. Gjykata ka urdhëruar sekuestron mbi të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme si dhe të gjitha llogaritë bankare në emër të Ismailajt, 52-vjeç në kohën e dënimit.

Dy muaj para kësaj sekuestroje, Gjykata për Krimet e Rënda vendosi të sekuestrojë edhe 5 milionë dollarë të biznesmenit dhe familjarëve të tij.

Kjo ishte një nga aferat e para me të cilat nisi punën SPAK. Kjo prokurori i ka marrë dëshmi në burg Ismailajt, si dhe ka folur me gruan e tij në arrati. Janë thirrur gjithashtu edhe ish-ministri Damian Gjaknuri dhe zyrtarë të tjerë.

Jozef Hejsek: Ismailajn na e rekomandoi Ilir Meta

Jozef Hejsek, ish-shefi ekzekutiv i CEZ, ka deklaruar se Ilir Meta kishte rekomanduar Kastriot Ismailajn si “njeriun e tij të besuar” për mbledhjen e borxheve të vjetra për llogari të CEZ Shpërndarje. Jozef Hejsek ka dëshmuar se Ismailaj u trajtua si njeriu i qeverisë shqiptare për mbledhjen e borxheve të vjetra, pasi u prezantua si aleati i ngushtë i ministrit të Punëve të Jashtme në atë kohë, Ilir Meta dhe i ish-kryeministrit Sali Berisha nga ambasadori shqiptar i asaj kohë në Pragë, Qazim Tepshi.

Jozef Hejsek e bëri këtë dëshmi më 26 tetor 2014 në Pragë për llogari të avokatëve të studios ligjore të OSHEE-së, Clifford Chance, në kuadër procesit të arbitrazhit që po zhvillohej në gjykatën e Vjenës, ku kompania e Kastriot Ismailajt, Debt International Advisory, kërkonte 130 milionë euro dëmshpërblim për prishjen e kontratës nga OSHEE, pas largimit të CEZ. Hapja e procesit penal në Tiranë detyroi Kastriot Ismailajn që të tërhiqej nga arbitrazhi.

Dritan Prifti: Meta udhëtoi në Çeki për kontratën CEZ-DIA

Dritan Prifti, një nga njerëzit më të afërt të Ilir Meta, më pas armiku i tij më i betuar, ka rrëfyer se Meta pati udhëtuar në Çeki për të negociuar kontratën për Kastriot Ismailajn, të cilin e konsideronte si një person me dosje.

“Ideja ishte që CEZ kishte 200 milionë euro borxhe të pa mbledhura dhe, nëse ai i mblidhte ato, merrte gjysmën”, tha Prifti. Ish ministri i Energjetikës e  bëri këtë deklaratë 4 vite para se të plase skandali. Në vitin 2015, Prifti ka dhënë edhe një dëshmi në prokurori për lidhjet e Metës me Kastriot Ismailajn. Prifti tha se kanë marrë para nga Kastriot Ismailaj edhe 5 deputetë të LSI-së.

“Nga llogaria e DIA-­s kanë shkuar para drejtpërdrejt për persona që sot janë deputetë të LSI­-së. Një prej tyre është deputeti i Shkodrës Agron Çela. Nga DIA kanë shkuar para për kompaninë e Agron Çelës që sot është deputet i LSI­-së, për arsye se do të bliheshin ca makina, ca motora që nuk u blenë kurrë, por para që kuptohet janë përdorur pastaj për fushatën zgjedhore të vitit 2011-­të”, tha Prifti.

Gruaja e Ismailajt: Meta vinte në shtëpinë tonë

Gruaja e Kastriot Ismailajt, Vojsava, ka rrëfyer lidhjet e forta mes Ilir Metës dhe bashkëshortit të saj. Ajo ka treguar për vizitat familje dhe SMS-të që Meta i nisi Kastriot Ismailajt. “Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika, shpesh herë vinin në shtëpinë tonë….Mjafton që të shohësh SMS-të që Ilir Meta i dërgonte Kastriotit në vitet 2010, 2011 dhe e kupton lehtësisht këtë. Kastrioti ka qenë gjithashtu shpesh nën presion për të dhënë para nga bizneset e tij, për të ushqyer fushatat elektorale”, tha ajo. Pas këtyre deklaratave, Vojsava nuk pranoi të shprehej më për media, pasi kishte marrë kërcënime serioze.

Berisha: Prokuroria të marrë nën hetim Metën

Në shtator të vitit 2015, Sali Berisha deklaronte në Parlament se Ilir Meta nuk kishte pasur asnjë tagër për të negociuar kontratën CEZ-DIA në Pragë. Duke besuar dëshminë e Jozef Hejsek, Berisha i bëri thirrje Prokurorisë që të merrte menjëherë nën hetim Metën, i cili i ka mohuar gjithnjë akuzat.

“Një dëshmi tjetër vjen nga ish administratori i CEZ se Ilir Meta si Ministër i Jashtëm e ka takuar në Pragë dhe ka negociuar me Hajsek për Kastriot Ismailajn, duke shfrytëzuar kështu postin zyrtar dhe mashtruar për interesin e xhepit të tij. Deklaroj këtu me përgjegjësi të plotë se Ilir Meta si Ministër i Jashtëm nuk ka pasur tagër për të negociuar me CEZ për asnjë lloj problemi. I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të nise hetimin e menjëhershëm për Ilir Metën për këtë aferë korrupsioni ndërkombëtar. Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të mos pajtohen kurrë me qëndrimin e oligarkëve Rama-Meta që duan me imunitet të bllokojnë drejtësinë”, – tha Berisha që sot mbron Metën pas arrestimit

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Mali says:
    April 20, 2024 at 7:09 am

    Më kokërr karagjozi se ky Saldhiu nuk ka

    Reply
  • Dursakja says:
    April 20, 2024 at 12:54 pm

    Tek ilir meta janë të bashkuar të

    gjithë ligësitë, ai është vet Djalli. Poshtë Ilir Meta dhe ShTRIGA Mona Kryemadhi.

    Reply
  • Bureto says:
    April 20, 2024 at 3:51 pm

    Se mos e nxjerrin arresr shpie dhe Metën

    Reply
  • Peshku në det, tigani në zjarr... says:
    April 20, 2024 at 5:14 pm

    Bravo Spak dhe Dumani

    Reply
  • AFERAT PIRAMIDALE says:
    October 22, 2024 at 7:36 pm

    Deklaratat e Salih Berishës duhet të jenë bazë që ai duhet dhe duhej të merrej në vëndin e dëshmitarit

    Reply
  • vlonjati says:
    October 23, 2024 at 3:29 am

    Meta dhe Berisha dy armiqte me te medhenj te poullitshqipatr pas 1991 ,dy hajdute dy kriminele pa te paskrupullt qe e morrenshqiperine me fabrika ,kombinate ushtri shkolla spitale dhe qendra shendetsore dhe e katandisen ne nje katrahure te papapare .Dy bandite qe erdhen ne tirane me valixhe druri dhe u bene me veshje moderne ,makina luksoze ,vila dhe shtepi te panumerta ,para ne shqiperi ,qipro ,amerike ,dy bandite qe e morren gati me 4 milion banore dhe e katandisen ne 2.5 milionAtyre te dyve duhet tu konfiskohen gjithe parate e familjes dhe te ndertohen shkolla dhe spitale .ATA FUTEN DROGEN NE SHQIPERI ,PROSTITUCININ QE NGA LAZARATI E DERI NE VERMOSH ,FUTEN SKEMAT PIRAMIDALE ,DEGJENERUAN DRJEJTESIN ME GJYKATESITE PLEPAVE ,DEGJENERUAN ARSIMIN ME KARTONAT DIPLOMA DHE E KTHYHEN SHQIPERINE NE NJE KATRAHURE TE PAPARE.TE kalben ne burg per gjithe jeten

    Reply
  • vlonjati says:
    October 23, 2024 at 6:43 am

    Me vjen keq per ty vlonjati qe ke diskutuar nen emrin tim.. E para e punes un nuk jam patronazhisti ripjelljes si puna jote. e dyta un i urrej si Berishen edhe Meten por mbi te gjitha urrej Ramen dhe njerez qe shesin prapanicen si puna e jote per nje sufllaqe apo nje thes miell , megjithese besoj per nje thes miell ti shet prapanicat e gjithe familjes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 26 qershor 2026
  • Çfarë dihet për Bruce Lee
  • Dordolecët e Propagandës
  • Gabimi fatal i Dritanit
  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025

Komentet e Fundit

  1. Oltion on Dordolecët e Propagandës
  2. Vilajet Qyrku on Dordolecët e Propagandës
  3. Partizani on Dordolecët e Propagandës
  4. Vjosa on Dordolecët e Propagandës
  5. K R on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?