Nga Migena Aleksi
U nda sot nga jeta në moshën 93-vjeçare historiani dhe kërkuesi i njohur shkencor, Hajredin Isufi.
Profesor Isufi nuk ishte një kërkues i ftohtë arkivash. Ikja e tij lë pas një zbrazëtirë të thellë në historiografinë dhe vetëdijen tonë kombëtare.
Lindur në trevat e Çamërisë dhe i rritur nën hijen e plagëve të saj, ai mbante mbi shpinë dhe në mendje peshën e vetë historisë që do të studionte më pas. Kalvari i popullsisë çame gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore për të nuk ishte vetëm lëndë dokumentare, por një amanet i jetuar që duhej shkruar me të vërteta shkencore, rigorozitet dhe dinjitet.
Përgjatë dekadave të tij të punës në Institutin e Historisë në Tiranë, Isufi u shndërrua në autoritetin referues për çështjen çame. Puna e tij e pamatshme kërkimore shkoi përtej retorikës politike, duke u bazuar te kërkimi i thelluar arkivor, mbledhja e dëshmive të gjalla dhe dokumentimi i saktë i gjenocidit dhe spastrimit etnik.
Përmes botimeve dhe monografive të tij, ai ndriçoi kontributin e patriotëve të mëdhenj si Abedin Dino, Hasan Tahsini e Musa Demi, duke i rikthyer historisë kombëtare dinjitetin e figurave të mohuara apo të mënjanuara.
I përkiste asaj plejade studiuesish për të cilët historia nuk është profesion, por mision. Me qetësi akademike, por me zjarr të brendshëm që ushqehej nga dashuria për të vërtetën, u bë gardiani i kujtesës kolektive të një popullsie të tërë.
Sot, historiografia shqiptare duhet të pyesë veten se cili do të mbajë të njëjtën peshë me atë rigorozitet e përkushtim që e karakterizonte Hajredin Isufin.
Trashëgimia e tij shkencore, librat, monografitë dhe dokumentet e grumbulluara me vite sakrifice, mbeten ndërkohë një testament i pashlyeshëm për brezat e ardhshëm.
I lehtë i qoftë dheu i kësaj toke të cilës i kushtoi çdo ditë të jetës së tij. U prehtë në paqe, Profesor Hajredin Isufi.
DITA

Historiani Hajredin Isufi do te jete prane brezave te ardhshem te shqiptareve me veprat e tij shkencore te pavdekshme!
Pushoftë i qetë Profesor Hajredin Isufi!
Shpirti i tij ne paqe! Faleminderit pa mase per studimet ne lidhje me Çamerine, krahines aristokrate te Shqiperise, qe fatkeqesisht mbeti jashte trupit te nenes Shqiperi. Lavdi perjete dhe mirenjohje te pafundme! Rrofte Çameria!
Ne kujtesen e mbare kombit tone,do te mbetet nje drite meteori qe kurr nuk do te shuhet.Te ketillet do mbesin te gjalle sepse ,populli i cili ka lexuar ose studentet qe kane ndigjuar ligjeratat nga ikona me emrinHajredin Jusufi ,do perjetesohet ne lapidar.Lavdi jeta vepra e keti pishtari te nderuar.
Largohen nga jeta patriotet e kombetaret, mbeten ne jete plehrat politike dhe antikombetaret. U prehte ne paqe
Jo vetem shkrimi me lart shenuar po edhe komentet perkatese nuk thone asgje lidhur me vepren e Hajredin Isufit, fatkeqesisht. Hajredin Isufi ishte mesues ne Durres. Ishte gazetar po ne Durres. Dhe i vetmi historian qe ka shkruar me dokumenta per qytetin e Durresit, per patriotet durrsake te periudhes 1900 – 1920. Nje periudhe kjo, dhe nje qytet ai – te injoruar plotesisht nga historiografia shqiptare… Dhe nese kane mbetur Came ende ne Shqiperi, ata duhet te gjejne: – nje mjet shprehes artistik figurativ dhe, – nje vend te shenjte ku, me te dyja keto, te perjetesojne kontributin e pashlyeshem dokumentar te Hajredin Isufit, vepren e Tij, per “Ceshtjen Came”. Cameria ka patur burra te pushkes etj., por ne kohe paqeje jane dokumentat ato qe “hane buke”… Hidhuni – ju camet e pasuruar keto dekadat e fundit me Euro e Pushtet; mblidhini leket e drekave dhe darkave tuaja luksoze te muajit tetor 2026, dhe me keto kursime, sakrifica, mos e lini te baltoset vepra e Hajredin Isufit per Camerine…