Denisa Kele, Tomi Kallanxhi dhe Besmir Semanaj njoftuan në të martën se kanë shpallur kandidaturën e parë me Inteligjencë Artificiale në zgjedhjet vendore, të quajtur TirANA (Tirana Algorithmic Neural Assistant).
Nisma i referohet precedentit të krijuar nga Kryeministri Edi Rama kur emëroi si anëtare të kabinetit të tij ministren e parë të Inteligjencës Artificiale, një algoritëm që deri dje u jepte shërbime online qytetarëve në portalin e-albania.
“Pas këtij projekti qëndron një ekip i gjerë ekspertësh nga fusha të ndryshme , teknologji, urbanistikë, mjedis, transport, ekonomi, drejtësi dhe shërbime publike, të cilët besojnë se qyteti i Tiranës ka nevojë për një qasje të re, të bazuar mbi transparencë, efikasitet dhe llogaridhënie”- shkruajnë ekspertët e AI-së në postimin e tyre në facebook.
Por nisma nuk duket se është vetëm një tentativë për të ironizuar apo bërë paralelizëm me ministren virtuale të Ramës.
“Qëllimi ynë nuk është vetëm të bëjmë një paralelizëm me Diellën, edhe pse krahasimi lind vetvetiu. Ne po testojmë kufijtë ligjorë për të parë nëse ekziston mundësia që një entitet i tillë të regjistrohet në KQZ”– i tha BIRN-it, Semanaj, njëri prej autorëve të algoritmit.
Ai shtoi se ishin në kontakt me juristë për të identifikuar hapësira ligjore edhe pse ishin tw ndërgjegjshëm se kjo do të ishte shumë e vështirë ose e pamundur.
“Megjithatë, synimi ynë është të krijojmë një precedent, që më vonë të shtyjë drejt ndryshimeve ligjore”- shtoi ai.
E pyetur nga BIRN mbi kandidaten e krijuar me IA, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i tha BIRN se çështje që lidhet me regjistrimin e subjekteve zgjedhore apo kandidatëve shqyrtohet vetëm në momentin kur paraqitet zyrtarisht një kërkesë ose aplikim, në përputhje me procedurat dhe afatet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor, ndërsa shtoi se nuk mund të shprehet për situata hipotetike apo të parashikuara në media.
“Megjithatë, ligjërisht, e drejta për tu regjistruar si kandidat në zgjedhje u takon vetëm shtetasve shqiptarë që plotësojnë kriteret e përcaktuara në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor,” tha Komisioni.
“Nëse një rast i tillë paraqitet zyrtarisht për shqyrtim, KQZ do ta trajtojë në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi dhe kompetencat që i njeh ligji,” shtoi ai.
Duke krahasuar krijesën e tyre virtuale me atë të qeverisë, Semanaj, thotë më tej se ndryshe nga Diella kandidatja digjitale për Tiranës i nënshtrohet standardeve transparente për publikun, ku “çdo qytetar të ketë mundësinë ta shohë kodin, të monitorojë burimin e të dhënave dhe të verifikojë funksionimin”.
“Ky është shembulli që japim se si do të duhej të ishte Diella, ndryshe nga ajo që ekziston sot, ku kodi nuk dihet, burimet nuk janë transparente dhe procesi është i mbyllur”- thekson ai.
Rama krijoi zhurmë kur në prezantimin e ekipit të ri qeveritar deklaroi se I besonte një portofol ministri shteti një algoritmi të quajtur Diella, e cila sipas tij do të ishte përgjegjëse për prokurimet publike, një sektor që shihet si gangrenë korrupsioni në qeverisje.
Ky vendim u kritikua si një vendim që nuk kishte bazë ligjore, por Presidenti i Republikës e përfshiu ministren artificiale në dekretin e tij për emërimin e Ramës si kryeministër, ku I përcakton atij edhe “përgjegjësinë për ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual të Inteligjencës Artificiale”.
B

Ore di gje njeri a eshte gjalle Lali Eri, apo ia kenduan aksidentalisht?
o burra se u martu Lala!
kandidatet e Ai qenkan te gjitha femra, kete e ka krijuar si Mira Murati. Bota ideale e Ramutit, me femra te bukura, dhe gjoja inteligjente.
Nje cope kellire qe nuk ka koncept shtetin dhe institucionet, ligjin dhe Kushtetuten, por imazhin e tij perkashi shtetit te se drejtes
Cfare te keqe ka te ishte burre?
Zvendesimi i njeriut me Robote dhe gjysem robote cyryke. Se keta Cifutet jane kusur ii madh. Bile njerezimin e shikojne si pushtues te Planetit te ” tyre ” Toke, qe sipas cmendurise se tyre, ju a la dhurate Jahovai. Ky syzekuqi, eshte perfaqesuesi i tyre ne Shqiperi. Bile thone se Zahon e ka me nje Rabin, se ky i ka fisheke mesimore.
Shume me mire grua. Burrat ne politike ka shume shance (po shume fare) te behen bythqira. Pra le te mbete grua.
Verejtja juaj Banda eshte me shume vend, vetem se burrat behen bythqira pasi hyne ne politike, kurse grate i qine mire e mire perpara se t’i fusin ne politike. Po nejse, grate per t’u qire i ka bere perendia keshtuqe ne rregull e ke ti.
@Banda, nuk korrupton politika politikanet, politikanet korruptojne politiken. Po nuk qe i tille nuk e sheh kush veten ne listat e deputeteve. Kendveshtrimi jot te çon tek diçka me e dhimbshme se kaq. “A eshte prifti popull” – shtrohej pyetja dikure(ne nje film). Siç dukej, prifti nuk e “hante”, pra nuk ishte popull… Kjo eshte drama e sotme. Flirti mes tyre u jep kenaqesi “erotike”, ndersa flirti me entitetin popull i pasuron. …