Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një Liverpool katastrofë, nga 3 finale Championsi në katër vite, tani jashtë kompeticionit!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Një Liverpool katastrofë, nga 3 finale Championsi në katër vite, tani jashtë kompeticionit!
AktualitetSport

Një Liverpool katastrofë, nga 3 finale Championsi në katër vite, tani jashtë kompeticionit!

Published: May 26, 2023
Shpërndaje

Tre finale Champions në katër  vite, prej tyre një e fituar dhe tani…jashtë kompeticionit prestigjioz të futbollit. Një sezon katastrofik për “redsat” që tani mund të kapin vetëm Europa apo Conference League.

Jurgen Klopp, trajner i Liverpoolit, u pyet në lidhje me reagimin e sulmuesit egjiptian, Mohamed Salah, i cili pranoi se ishte “i shkatërruar” dhe tha se nuk kishte “asnjë justifikim” për dështimin në Champions.

“Është krejtësisht normale. Ishte një përshkrim normal i asaj që po ndjeja. Ai ka të drejtë, kjo nuk është koha më e mirë për mesazhe optimizmi. Por sot e pashë në kafene dhe po buzëqeshte. Nuk e di pse, nuk pyeta, por isha në humor të mirë”, reagoi Klopp.

- Publicitet -

“Ne e dimë që kjo nuk do të ishte një kohë e mirë për ne. Dhe në këtë rrugë gjithmonë kemi thënë se nuk jemi aspak të lumtur. Bëmë gabime dhe nuk ishim në gjendje të reagonim, se nuk ishim mjaftueshëm konsistentë.”

Trajneri gjermani, gjithsesi sheh dhe nota pozitive në sezonin e Liverpoolit.

“Në dhomat e zhveshjes është një atmosferë e mirë, mësuam të përballemi me dështimet, nuk pati ndarje mes trajnerit dhe lojtarëve, as nuk ia drejtuam gishtin askujt. Nëse nuk kualifikoheshim në Champions League, më e mira që mund të arrinim do të ishte vendi i 5-të dhe këtë bëmë. Nëse do të më pyesnit dhjetë ndeshje më parë nëse do të ishte e mundur, do të përgjigjesha jo.

Por lojtarët u përgjigjën mirë dhe nuk ishte për shkak të dhjetë ndeshjeve të fundit që ne përfunduam në vendin e 5-të, por për shkak të mungesës së qëndrueshmërisë që kishim më parë.

Po, kemi bërë autokritikë, por nuk ka arsye të ulim kokën dhe të qëndrojmë kështu deri në fillim të sezonit të ardhshëm. Marr shumë sinjale të mira dhe kjo është ajo që do të çoj në sezonin e ardhshëm”, përfundoi Klopp.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shkon në 90 numri i të helmuarve në Vlorë, dyshime për probleme me ujin e pijshëm
  • SPAK kërkon 2 vite burg për Benet Becin: Dënimi të konvertohet në 4 vite shërbim prove
  • Pse votuesit në mbarë botën po dynden drejt kutive të votimit?
  • Biden rrëfen betejën me kancerin: Sëmundja më ka ngadalësuar
  • ​Tërmet politik në Hungari: Vëllai i Viktor Orbán arrestohet me akuzën e trafikut të qenieve njerëzore

Komentet e Fundit

  1. Jugori on FOTO: Pamjet e rralla, Shqipëria një vit pas shpalljes së Pavarësisë
  2. demo on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. Humoristi on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Humoristi on Pse humbi Trump, sipas vetë Trump: Pjesë nga intervista që po konsiderohet si “më e sinqerta” dhënë ndonjëherë prej tij
  5. MH on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?