Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një rastësi e trishtë: Edhe Lame, edhe Zheji kryen ndërhyrje kirurgjikale në një nga qendrat më të avancuara në botë, por…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Një rastësi e trishtë: Edhe Lame, edhe Zheji kryen ndërhyrje kirurgjikale në një nga qendrat më të avancuara në botë, por…
KronikeLajmi i fundit

Një rastësi e trishtë: Edhe Lame, edhe Zheji kryen ndërhyrje kirurgjikale në një nga qendrat më të avancuara në botë, por…

Published: August 24, 2025
Shpërndaje

Artur Zheji, gazetari dhe analisti i njohur, ndërroi jetë më 23 gusht 2025, në moshën 64-vjeçare, pas një arresti kardiak teksa ndodhej në Sarandë me familjen e tij. Ngjarja ndodhi në një restorant në rrugën “Butrinti”, ku Zheji po festonte ditëlindjen e djalit të tij. Pavarësisht ndihmës së shpejtë mjekësore, ai nuk arriti të mbijetojë.

Disa kohë më parë Zheji kreu një ndërhyrje në Gjermani.

“E vërteta është se, këto dy tre muajt e fundit, u kujdesa për shëndetin, më me vëmendje se më parë, pasi bëra një ndërhyrje kirurgjikale të lehtë dhe të shpejtë, në Gjermaninë e bekuar nga Zoti” – tha ai pas ndërhyrjes, në një intervistë në media.

- Publicitet -

Vetëm disa muaj më parë, më 22 maj 2025, Artan Lame, ish-drejtor i Agjencisë së Kadastrës dhe një figurë e njohur në fushën e trashëgimisë kulturore shqiptare, ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare.

Edhe Lame kreu ndërhyrje në zemër në Mynih, Gjermani. Ai vdiq pikërisht aty pas ndërhyrjes. Lame kishte vuajtur prej vitesh nga probleme kardiake dhe humbi jetën pas daljes nga gjendja e komës.

Sistemi shëndetësor gjerman është ndër më të avancuarit në botë dhe ka standarde shumë të rrepta profesionale dhe etike. Me sa kuptohet nga këto raste, ndërlikimet pas ndërhyrjeve kirurgjikale ndodhin, edhe kur trajtimi është i nivelit të lartë.

Zemra është një organ delikat, dhe pas një operacioni – sidomos në moshë të mesme apo të shtyrë – çdo trup reagon ndryshe.

Këto dy humbje të njëpasnjëshme janë kujtesë mbi rëndësinë e kujdesit shëndetësor, veçanërisht për personat me histori të problemeve kardiake. Pra ndërhyrjet kirurgjikale, edhe kur kryhen në qendra të avancuara mjekësore si Gjermania, mbartin rreziqe, veçanërisht për pacientët me sëmundje kronike.

Dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • xhaxhi moderatori says:
    August 24, 2025 at 10:47 pm

    Po pse budalla eshte Edi Rama qe tre operacione,perfshire ate te thyerjes se hundes,,i ka bere ne Shqiperi?
    Po Hysni Kapo po mos ishte operuar ne Paris,do rronte gjer ne kongresin e IX,ndoshta dhe te X.Po une dhembet i kam hequr tek Faja me cmim shqiptar,se po ti kisha hequr tek Dentalturku me cmim turk,do kisha psuar si Ai qe hoqi dhembin dhe vdiq ne klinike.Mos hani neper Restorante luxoze,se e hani.Me mire buke e djathe domate si ne kohe te enverit,se ju shtohet jeta.

    Reply
  • American says:
    August 25, 2025 at 12:20 am

    Te dy ne moshe mesater duhej te kishin kaluar me sukses operacionet te le per te deshiruar ky spital nderhyrjet ne zemer kane protokollet e tyre shume rigoroze dhe koha mbas operacionit eshte shume e rendesishme tek ne behet rehabilitim duke e ndjekur pacientin vazhdimisht duke e porositur te mos neglizhoj as shqetesimin me te vogel mjekim qe mbahet ne kontroll dhe analizat laboratorike

    Reply
  • Arben says:
    August 25, 2025 at 4:50 am

    Fëmijët e tyre të kthejnë paratë që na kanë vjedhur prindërit, ndryshe do t’i vjellin gjak nga goja

    Reply
  • edi says:
    August 25, 2025 at 6:54 am

    Prit Arben te marresh leket por mos mer thase me vete se do ti japin me rate .

    Reply
  • Labi says:
    August 25, 2025 at 7:34 am

    E hoqen qafe edhe kte bir kombtar
    Nuk len kta qenerit asjne energji që ngrihet per te miren e kombit

    te ruhen patriotat nga agjentet e see it turkey Italians grekut se I kan hedh rrjetat kudo ku kalojm që te na zhdukin

    Larg nga restorantet
    Buk me djath dhe te bler te njerzit e njohur familiar apo drejtim kombtar

    Kurse per ju që nuk jeni patriot dhe as qe ju intereson gje per kombin por vetem per vete ju nuk ju gjen gje hani e pini ku te doni

    Posht qenerit e kujtdo SYSTEMI politikofetar qe very perdit popullin Arberor

    Reply
  • Doda says:
    August 25, 2025 at 10:43 am

    Njeriun e shpeton zoti nuk e shpeton leku , jo ne kliniken me te mir por dhe ne hen te shkosh po tu sos vai kandilit asgje ste ben derman , Zhei u preft ne paqe , ngushellime familjes .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  • Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?
  • Aksidenti në galeritë e minierës së kromit, vijojnë ende kërkimet për minatorin e bllokuar në Bulqizë
  • “Dimali bashki më vete”, kryebashkiakja kundërshton hartën e re territoriale

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  2. 1thundrak on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  3. Detari on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. KTH S on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  5. Vl on 50 milionë Euro apartamente të sekuestruara, çfarë ndodh me blerësit?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?