Kreu i Pentagonit, Pete Hegseth, i dha një sinjal të qartë qindra gjeneralëve amerikanë që ai i thirri për një takim krejtësisht të jashtëzakonshëm në bazën e Marinës në Quantico, Virxhinia.
“Epoka e Departamentit të Mbrojtjes ka marrë fund. Mirë se vini në Departamentin e Luftës”, tha ai, duke përmendur ndryshimin e emrit të Pentagonit, i cili u konkretizua falë një urdhri ekzekutiv të presidentit amerikan në fillim të shtatorit.
Deri tani, ky ndryshim nuk është konsoliduar në ligj — emri origjinal “Defense” mbetet i kodifikuar në legjislacionin federal.
Nëse Kongresi nuk miraton emrin “War Department” në ligj, ai mund të mbetet vetëm një emblemë simbolike. Kështu, çdo përdorim i tij në dokumente shtetërore mund sfidohet në gjykata.
Por Hegseth ka theksuar se “fjalët kanë rëndësi” dhe dëshiron të përcjellë që ushtria amerikane nuk duhet vetëm të mbrojë por të jetë dëmtuese kundër armiqve nëse është e nevojshme.
Fjalimi synoi të ngrejë moralin ushtarak dhe të krijojë marrëdhënie të reja disipline dhe ideologjie që përshtaten me një linjë më “luftëtare”. Por shumë nga gjeneratët e thirrur në Quantico e përjetuan këtë si një mesazh shumë politik dhe jo vetëm ushtarak.
Mediat kritike amerikane shkruajnë se kur ushtria merr komanda që tingëllojnë si mesazhe politike — dhe kur udhëheqës të lartë kritikojnë “kulturën” brenda ushtrisë — ekziston rreziku që ushtria të përdoret si instrument partiak dhe jo si forcë neutrale e shtetit.
Ky takim përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm simbolik dhe potencialisht strategjik në mënyrën se si SHBA e koncepton dhe komunikon rolin e saj ushtarak në botë. Takimi përçoi një ndryshim ideologjik: nga një forcë që reagon ndaj kërcënimeve në një forcë që vepron proaktivisht dhe ndoshta agresivisht.
Ishte një mbledhje jo rutinë, ku drejtues të lartë japin udhëzime jo vetëm për sigurinë, por edhe për formën e re të mendimit ushtarak që duan të instalojnë.
Rreziku i kthimit të ushtrisë në instrument politik ka qenë një praktikë që SHBA tradicionalisht e ka shmangur.
Për brenda vendit, ky është një sinjal ndaj bazës konservatore që kërkon një SHBA më të fortë, më pak “të butë” dhe jo tolerante ndaj “wokeness”.
-Ndërsa për jashtë, është një sinjal force për rivalë si Kina, Rusia apo Irani — që SHBA është gati të përdorë forcën dhe jo vetëm të mbrohet.

Thelb I atij takim I? Shikoni cfare mbuloje veshjet e sekretarit TE shtetit per luften. Se dyti, niseni qe me ndryshim in e emertimin te dikasterit nga “Ministri e mbrojtje?” ne “ministri te luftes”. Edhe Gjermania hitlerianet keshtu e ishte “Ministri I luftes” Herman gearing. Nuk eshte thjesht formalitet, por konceptim I funksionit te ri-luftes per te pushtuan bote, per te sjell e epoken e arte te amerikes”. TE verteta duhen thene hapur.
Dhe Mos harroni, fashizmin po merr yrysh edhe Ne Europe. Te GJITHA palette thone se po’ pergatitemi per lufte,dronet prej kartoni “po na kercenojne”. Ngrihen drone Ne Mynich, Ne kopenhageb dhe thone “na kercenon Russia me drone” (prej kartoni?) Para dy muajsh u mbajte konference (e dyte) e paqes ne Munich. Si Ne 1938 dhe ne vend te paqes solli luften E dyte boterore.
Trampi si Berisha, te denuar te qeverisin ne mes te gjarperinjve te kuq ! Mission i pamundur !!!