Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Nuk cënon sistemin e ri të drejtësisë”, Xhafa për Komisionin Anti-Korrupsion: Akuzat janë spekulim i pastër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Nuk cënon sistemin e ri të drejtësisë”, Xhafa për Komisionin Anti-Korrupsion: Akuzat janë spekulim i pastër
KronikeLajmi i fundit

“Nuk cënon sistemin e ri të drejtësisë”, Xhafa për Komisionin Anti-Korrupsion: Akuzat janë spekulim i pastër

Published: May 7, 2025
Shpërndaje

Deputeti i Partisë Socialiste dhe njëherazi kandidat në listën e hapur të Tiranës, Fatmir Xhafaj, foli për klimën politike dhe zgjedhore në një intervistë për “News24”, vetëm katër ditë përpara zgjedhjeve të 11 majit, duke theksuar nevojën për dialog, angazhim konkret ndaj qytetarëve dhe bashkëpunim ndërgjeneratash në politikë.

“Janë ditë që tani llogariten me orë e minuta. Ka shumë stres, kërkesa për takime dhe një ritëm të jashtëzakonshëm,” u shpreh Xhafaj, duke nënvizuar se përfshirja në procesin elektoral i jep mundësinë për t’u takuar drejtpërdrejt me qytetarët dhe për të diskutuar mbi atë që është realizuar dhe synimet e ardhshme.

Deputeti socialist, i cili prej 10 vitesh përfaqëson të njëjtën zonë zgjedhore në Tiranë, theksoi rëndësinë e stabilitetit dhe përvojës në politikë, por edhe nevojën për energji të reja.

- Publicitet -

“Unë kam 10 vite pa e ndryshuar zonën time zgjedhore. Kam 10 vite me të njëjtët njerëz dhe kam 3 palë zgjedhje të përfshira personalisht bashkë me ato të pushtetit vendor janë më shumë. Në sisteme të kësaj natyre elektorale, është një mundësi shumë e mirë dialogu me qytetarët për të debatuar e diskutuar me ta çfarë është bërë dhe angazhimet e së ardhmes. Besoj se ka qenë pozitive dhe jam ndjerë mirë që në mandatin e mëparshëm unë kam prezantuar para qytetarëve një agjendë timen me disa pika ku unë angazhohem publikisht para tyre dhe do t’i konsideroj si kauza të aktivitetit tim politik”, tha ai.

Xhafaj rikujtoi se në mandatin e kaluar ai ka pasur një agjendë të tijën politike, të shpallur publikisht, të cilën e konsideron si një kontratë morale me qytetarët. Në fokus të kësaj agjende kanë qenë vazhdimi i reformës në drejtësi, lufta ndaj korrupsionit, si dhe çështjet që prekin të rinjtë dhe gjeneratën e re.

Si kryetar i komisionit parlamentar për antikorrupsionin, Xhafaj theksoi se vijon të jetë i angazhuar në thellimin e reformave dhe forcimin e institucioneve të drejtësisë. “Programi i PS është i gjerë dhe prioriteti im i parë është që ai të zbatohet, por krahas tij unë vijoj të jem i përkushtuar ndaj këtyre çështjeve të shpallura si kauzat e mia personale në fushatë,” u shpreh ai.

Xhafaj, theksoi në studion e News24 se reforma në drejtësi është një proces që kërkon konsolidim, duke shtuar se është një kërkesë e përsëritur e vetë Bashkimit Europian dhe një nevojë e brendshme e sistemit.

“Është gabim të mendohet se reforma në drejtësi është një proces i përfunduar përgjithmonë. Institucionet e reja duhet të konsolidohen në përputhje me standardet më të mira evropiane,” deklaroi Xhafaj, duke e cilësuar këtë si një nga pikat kyçe të angazhimit të tij politik në këtë fushatë.

I njohur si një nga figurat kryesore në hartimin dhe mbikëqyrjen e reformës, Xhafaj iu përgjigj kritikëve të procesit, duke i quajtur akuzat ndaj reformës “spekulime të pastra publike”.

Ai vuri në dukje se Komisioni Parlamentar për Antikorrupsionin, që ai drejton, është një nga institucionet më transparente: “Çdo dokument, çdo letër, çdo vendim është publik në faqen zyrtare të komisionit. Ka një analizë me 700 faqe, ku është skanuar puna e ekzekutivit dhe parlamentit në çështjet e mirëqeverisjes, antikorrupsionit dhe sundimit të ligjit.”

Xhafaj rikujtoi se edhe në fillimet e reformës pati përplasje politike dhe sulme të shumta, por puna dhe rezultati flasin vetë: “Kur nisi reforma, pati shumë rezistencë, brenda dhe jashtë komisionit. Por ajo që mbetet është produkti. Fjalët ikin, puna mbetet.”

Për opozitën, Xhafaj pati një thirrje të drejtpërdrejtë: “PD është mirë të shkojë të bindë qytetarët dhe të realizojë atë që thotë kur të vijë në pushtet. Fakti që jemi ne sot, tregon që qytetarët na kanë besuar.se do bëjmë ato që themi.”

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Buda says:
    May 7, 2025 at 2:52 pm

    Ne Shqiperi pushteti gjyqesor ka dale jashte kontrollit te sistemi demokratik te unitetit dialektik te balancimit dhe kontrollit te tre pushteteve: legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqesor. Rregullimi i ketij difekti nuk ka nevoje per shume teori: mjafton qe Presidenti i Republikes, si garant i Kushtetutes se Shqiperise, te zgjidhet nga radhet e juristeve me me integritet profesional e moral dhe te jete kreu i pushtetit gjyqesor.

    Reply
  • intelektuali says:
    May 7, 2025 at 3:41 pm

    BEJI TE FALA KRIMINELES IRENA GJOKA-MANEKU-SPATA E DENUAR ME BURG NE GREQI QE JU O XHELATE TE ENVERIT E HYPET NE KRYE TE GJKKO DUKE I BERE MUTIN NE KOKE REFORMES NE DREJTESI

    por:

    Mund t’i besh te fala edhe ortakut tend ne biznesin e hajnise komuniste Erion Veliaj qe mesa duket do te ngreje sapunin per nje kohe te gjate ne burg, por mos harro t’i besh te fala kolegut tend te hetuesise se Enverit ne SPAK, llagapin e ka Arben Kraja qe ka denuar njerez antikomuniste si Kristaq Rama me varje ne litar nje vit para se te binte Muri i Berlinit, pas tij ke edhe Olsi Celen pjellen felliqesire te Aranit Celes qe shpetoi nga burgu narkotrafikantin e Xibrakes, ai eshte Olsi Rama dashnori dudum i Olta Xhackes ne SHBA, injoranti qe pa punuar nje dite ne biznes eshte bere miliardier sic e percaktoi raporti zyrtar i OSBE ne 2015 dhe ne fund mos harro Agron-Geronin byrazerin e droges dhe krimit qe Salianji e tregoi me gisht si nje felliqesire e Reformes ne Drejtesi,

    prandaj:

    Mbylle HALEN me genjeshtra enveriste se edhe Putini keshtu me felliqesira si puna jote i fiton zgjedhjet ne Rusi.

    PO PSE ME XHELATET E ENVERIT SI PUNA JOTE DO TE HYJE SHQYPNIA NE BE O KRIMINEL?

    Reply
  • fjala says:
    May 7, 2025 at 10:42 pm

    Intelektual pa intelekt – ja hengre mutin Irena Gjokes ti dhe Saliu me Gjokutaj se shkoi ne Janine Luçianua qe ju rrahe djali sot me shoket e tij ne Elbasan, bashke me Flamur Noken , paguan dhe moren nje shkrese te fallsifikuar. Dokumentin origjinal te ministrise greke e pashe sonte ne tv origjinale dhe ky person nuk figuron fare ne ndonje gjykate apo shkrese ne Greqi. Organi zyrtar eshte shteti dhe jo letra qe blen Flamuri me Luçianon. Njesoj si 6 miljon patriotike ne Amerike ! U marte purtha shalet !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?
  • Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  • Një turist në protestë
  • LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore

Komentet e Fundit

  1. K R on Gabimi fatal i Dritanit
  2. Vlora 97 on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  3. Kokpalari 21 janarit on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  4. K R on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  5. nga Enveri tek Edveri on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?