Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Nuk mundet të jetë si plaku i Vitit të Ri”, kur Moikomi analizonte Presidentin dhe zgjedhjen e tij
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > “Nuk mundet të jetë si plaku i Vitit të Ri”, kur Moikomi analizonte Presidentin dhe zgjedhjen e tij
AnalizaBlogu i MoikomitKomunitetKryesore

“Nuk mundet të jetë si plaku i Vitit të Ri”, kur Moikomi analizonte Presidentin dhe zgjedhjen e tij

Published: July 24, 2022
Shpërndaje

 

Shënim i Redaksisë: Ky shkrim është marrë nga arkiva e shkrimeve në DITA të akademikut të ndjerë Moikom Zeqo. Ai është botuar fillimisht në majin e vitit 2012

——-

- Publicitet -

Nga Moikom Zeqo

1949 – 2020

Provat e politikës shqiptare lidhen me atë vetë, jo aq me popullin shqiptar. Ky është dallimi i parë, por jo i vogël. Pra i përket rrafshit të politikanëve, që nuk është rrafshi i popullit. Pra bëhet fjalë që 140 përfaqësues të vendosin për 3 milionë shqiptarë (nëse nuk jemi statistikisht më pak për fat të keq).

Por me qenë së Kushtetuta e parashikon kështu zgjedhjen e Presidentit duhet ta pranojmë këtë konvencion politik. Pikërisht në këtë hulli duhet edhe të arësyetojmë më konkretisht. Shikoni ç’bëhet këto ditë për zgjedhjen e Presidentit! Është një testim, një letër lakmuesi për  të parë përmasat dhe kapacitetet profesionalë dhe moralë të politikës.

Dhe sa qesharakë që janë këta politikanët mandatorë të politikës së sotme! E dinë veten më të mënçur se populli, por është e kundërta! Ky iluzionizëm i ka infektuar keq politikanët, tërë klasën politike shqiptare. Mediat, që janë instrumentat e tyre, dhe shumë pak, ose aspak të qytetarëve, japin telenovelën e zgjedhjes presidenciale, pa harruar nuanca, hollësira, komente idiote, apo të sofistikuara deri në alergji. Flitet për gjithçka dhe në realitet për asgjë. Kaq shumë llafollogji politike, përplasje, sherr në boshllëk. Emrat e kanditaturave ende nuk zbardhen, për të gjykuar për to paraprakisht, por debatohet pa emra, sikur subjekti i zgjedhjes presidenciale është pikërisht mungesa e emrave konkretë. Pra një abstragim i tejskajshëm, një irealitet virtual.

Disa thonë në mënyrë patetike se është më i rëndësishëm procesi në vetëvete se sa emri i kandidatit për President, pra forma më e rëndësihmja se përmbajtja. Një formalizëm elegant, zhurmues, por shterp.

Të tjerë flasin për një figurë konsensuale (konsensuale për kë?). Konsesensualiteti nuk ka asnjë përcaktim  juridik, por është më tepër një metaforë politike.

Të tjerë artikulojnë idenë, që Presidenti të vijë nga stafi, bota, klubet, klani i politikës. Kundërshtuesit thonë të kundërtën: Presidenti të vijë nga bota akademike, ose shoqëria civile.

Po sipas  cilave standarde? Ku janë të përcaktuara standardet?

Është fjala për një kazino politike? Hedhja në ruletë e disa emrave pak të njohur, ose aspak të njohur? Të fitojë kush të fitojë? Mirë që nuk studiohen dhe nuk merren në konsideratë dhe horoskopet, për të ngjizuar kështu astrologjinë e lashtë me politikën moderne (ose që mëton të jetë moderne!)

140 deputetë dëgjojnë si guakë vetëm tri mediumë, kryetarët e PD, PS dhe LSI, që zhvillojnë shamanizmin politik të gjetjes së emrit të Presidentit të ardhshëm.

Çdo gjë mund të zgjidhet në momentin e fundit, sot askush nuk e di emrin fitues, as Berisha, as Rama, as Meta (për të tjerët nuk pyet kush), por ama në raundin e fundit të votimit do të ketë padyshim një emër. Ja serioziteti dhe vizioni voluntarist dhe orakullor i politikanëve tanë! Do të votojnë në fund për emrin që nuk e kanë ditur që në fillim. Dhe këtë e mistifikojnë si proces, madje proces normal. Ç’demokraci!

PS anatemon PD, nga ana tjetër PD  akuzon PS, LSI lot me fijet e brishta dhe të këputshme të ekuilibrit (dhe çekuilibrit) qeverisës. Tendosen nervat, tregohet forca, opinionbërësit dhe mediat  klienteliste garojnë, ngulçojnë, turfullojnë, turbullojnë opinionin publik, për të krijuar situatën e gjoja një shqetësimi, që është thjesht dekorativ, pëllcitës, zhurmëtar, por pa asnjë kuptimshmëri të vërtetë.

Të gjithë kërkojnë një President. Nuk e dinë se kush është, por ama e kërkojnë, e kërkojnë papushim, me përkushtim shëmbullor. Askush nuk thotë se pakti për ndryshimin kushtetues për Presidentin nga kreu i PS dhe i PD  konceptualisht, mendërisht, politikisht është idea e vërtetë që kanë dy gladiatorët e mëdhenj të politikës për Presidentin e Republikës.

Askush nuk flet për një ndryshim, për të riparuar dhe rikonceptuar si duhet dhe me një dinjitet të vërtetë figurën e Presidentit, duke bërë një pakt të ri, të ndryshëm dhe më kushtetues se pakti aktual. Askush! Ajme!

Ndiqini debatet e egra dhe ta ashpra! Asnjë fjalë për statusin e cunguar dhe të kufizuar, rakitik, dekorativ, kushtetues të Presidentit, pra kërkohet një President sipas standardizimit të marreveshjes së paktit PS dhe PD.

Në 1994, PS  me kurajo dhe vizion e fitoi Referendumin për ndryshimin e Kushtetutës të inicuar ahere nga Presdidenti Berisha, duke rrëzuar variantin e deformuar për institucionin e Presidentit që gjeti mirëkuptimin e plotë midis PS dhe PD më vonë më shpejtësi, pa debate, pa referendum. Ky është komediciteti burlesk i të dy palëve kontraktuese të paktit të dyshimtë.

Konceptualisht dhe politikish PS fitoren e madhe të vitit 1994 për Kushtetutën e rrënoi, e shndërroi në një disfatë të pariparueshme, gati dhjetë vjet më vonë, marrëzisht  dhe me një diletantizëm të pabesueshëm!

Kështu shihet e vërteta në sy! E vërteta nuk pëlqehet, por është shumë më e mirë, më e saktë se iluzioni, ose halucinacioni, që politikanët krijonë për gjoja pagabueshmërinë e tyre. A janë politikanët të pagabueshëm? Kush e ve ne dyshim këtë? Kush guxon të dyshojë. Dhe kush e merr në konsideratë nëse guxon të propozojë diçka të papërputhshme me  politikanët? Pse janë politikanët?

Tani të tërë politikanët e kërkojnë një President, por e konceptojnë atë si Plakun e Vitit të Ri, miqësor, të urtë, përherë ceremonial, që shpërndan dhurata, medalje prej teneqeje te praruara, dekorata të pashoqëruara me vlera monetare, por as me vlerësim të vërtetë në shoqërinë ku kulti i parasë dhe politikës ka shkatërruar dhe po shkatërron statusin e njeriut të kulturës, status që realisht është zero nga politika e satanizuar e ditës.

Presidenti përfaqëson kredencialet e Shtetit Shqiptar, nuk mund të jetë një manekin, as një mutant i politikanëve mediokër, që e konceptojnë që në ftillesë figurën e Presidentit shumë më pak të rëndësishëm se vetet e tyre.

Cili nga politikanët e rëndësishëmn sot ka vërtet ndërmend të zgjedhë President një  figurë më të  lartë, më sipër dhe më  me kapacitet intelektual dhe moralitet me cilësor më të spikatur, pra krejt të ndryshëm dhe të dallueshëm prej tyre? Cilido që do të zgjidhet President i Republikës së Shqipërisë-dhe padyshim që një i tillë  do të zgjidhet do të urohet, do t’i dërgojnë lule, ose jo, ose thjesht do ta përshëndesin për kortezi, për mirësjellje në publik, në mediat, përballë fotografëve dhe kamerave, ose jo, pastaj do ta lenë Presidentin në fatin e vet, do t’i tregojnë dhëmbët nëse ai i kundërshton, u kthen mbrapsht projektligjet e votuara, dekretet, do t’i tregojnë me kanosje me tërsëllimë gërmat (dhëmbët) e Kushtëtutës, për t’i ngulitur në mëndje se nuk mund të ketë një trup të madh për një kostum të ngushtë.

Rrobaqepësit e këtij kostumi presidencial janë ata që janë (ose do të jenë) kryetarët e partive të mëdha! Kështu që merakosja e sotme mediatike mund të shndërrohet fare lehtë në një paradoks  dhe indiferencë cinike të nesërme.

Dita e shpalljes së Presidentit  ështe dita e tij e parë dhe jo njëkohësisht dita e fundit e respektit dhe e vlerësimit, apo e ndërprerjes së vijimësisë së motiveve substanciale pse u zgjodh ky President.

Presidenti, e përsëris, nuk është Plaku i Vitit të Ri, të cilin konvencionalisht kinse e besojnë se ekziston, kinse se është i vërtetë, vetëm në ditën kalendarike të ndërrimit të viteve, për t’i bërë qejfin fëmijëve naivë dhe pastaj e harrojmë, për ta kujtuar përsëri atë në datën rituale. Nëse e konceptojmë kështu Presidentin ahere është fare kot të shqetësohemi për emrin e një figuranti.

Të vonuar, kapricozë, mosbesuesë ndaj njëri tjetrit, përherë konfliktualë politikanët shqiptarë vijnë në raundin e parë të votimit për Presidentin pa asnjë emër konkret, konfuzë dhe të papërcaktuar, ndërkohë  që kishin muaj të tërë, pra shumë kohë në dispozicion, që duhej të ishin përgatituar dhe menduar për aksionin dhe institucionin politik të Presidentit.

Mund të vepronin ndryshe, por parapëlqejnë të lëvizin, të sforcohen në momentin e fundit, pikërisht ahere, kur nuk ka më kohë, apo kur koha është vetëm në mbarim, në fund. Emergjenca e çastit të fundit është sindroma e tyrë e spikatur!

Kjo është prova e politikanëve! Ndaj populli dhe elektoratet duhet të ndërgjegjësohen se kanë përgjëqësi historike, morale dhe konceptuale për politikanët që i zgjedh dhe i voton.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Andis says:
    July 24, 2022 at 7:27 pm

    Elita shqiptare e mencur po tkurret dite e perdite

    Reply
  • Sos says:
    July 24, 2022 at 9:05 pm

    PER LLAFE I ZOTI
    ESHTE SHQIPETARI
    SHTETI E TRAJTON
    SI KOQE KANDARI

    Reply
  • Naun Kule says:
    July 24, 2022 at 9:10 pm

    Na ishte njehere nje Akademik, burre i gjitheditur dhe….A ka te dyte? Kurresesi!

    Reply
  • Tepelenas i penduar says:
    July 25, 2022 at 3:44 am

    Moikomi ishte naiv, me pazar te ulet, si shumica e Shqiptareve qe kur u behet nje e “ mire” nga te huajt duan te kthejne 5 te mira duke sakrifikuar dhe interesat e shtepise tyre (shqiperise).

    Reply
  • Votimi nga populli says:
    July 25, 2022 at 4:16 am

    Shkrim i përsosur, që zbërthen në detaj, zgjedhjen e Presidentit nga kjo klasë politike, por jo nga populli. Do të shtoja edhe 21 topat e ceremonisë, si veprim i glorifikimit, që ngjason me kororëzimin e mbretërve në mesjetë. Por në rastin Meta, këto 21 topa, u kthyen në shkarkimin e tij për bëmat diskredituese që ai i bëri Shqipërisë dhe shqiptarëve! Meqënëse populli është më i zgjuar se sa këta që zgjedhin Presidentin, ai duhet të zgjidhet me votim nga populli dhe t’i jepet fund këtyre “lojrave” politike.

    Reply
  • Zenel Spahija says:
    July 25, 2022 at 4:54 am

    Nje shrim brilant i nje njeriu te mençur!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria e bukur është në shesh
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese
  • “E keni kokën e mbushur plot me gënjeshtra”, Rama përplaset me gazetaren nga Rumania
  • MPJ e Iranit këshillon Ramën “të qetësohet”: Trego respekt për popullin tënd, mos na përdor ne si kokë turku
  • Zbardhet zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, u mor peng dhe dyshohet se është ekzekutuar

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  2. nastradini on Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  3. Shko mër debil on Shqipëria e bukur është në shesh
  4. Bruno on Rama i përgjigjet Iranit: Ju nuk mund ta falni Shqipërinë për atë që bëmë
  5. Toni on Rama kapet sërish me influenceret: Nxisin racizëm ndaj emigrantëve filipinezë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?