KOSOVË – Albin Kurti duket se mund të vijojë qeverisjen e Kosovës si kryeministër, me Lëvizjen Vetëvendosje të votuar nga më shumë se 49.79% e pjesëmarrësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, edhe për 4 vitet e ardhshme, duke i dhënë kështu fund krizës politike që mbërtheu vendin për shumë muaj.
Kur janë numëruar mbi 95% e kutive të votimit në të gjithë vendin, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë afro 50% të votave që në bazë të përllogaritjes mund të prodhojnë 55-56 deputetë. Kurtit i duhen jo më shumë se 5-6 deputetë nga 10 që kanë pakicat jo serbe për të formuar pa shumë kokëçarje qeverinë “Kurti 3”.
Në uebsajtin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të Kosovës thuhet se nga numërimi i 2444 kutive të votimit, nga 2,557 në total, rezulton se:
Lëvizja VETËVENDOSJE ka marrë 49.79 % të votave
PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS (PDK) ka marrë 21.16% të votave
LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS (LDK) ka marrë 13.79% të votave
ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS (AAK) ka marrë 5.74% të votave
SRPSKA LISTA ka marrë 3.85% të votave
NISMA SOCIALDEMOKRATE (NISMA) ka marrë 1.72% të votave
Ja si ndahen mandatet e 4 partive kryesore
Pas numërimit të rreth 95 për qind të vendvotimeve në nivel vendi, Lëvizja Vetëvendosje rezulton me afro 50 për qind të votave ka siguruar 55-56 ulëse në Kuvend.
Me përllogaritjen sipas formulës “D’Hondt”, Partia Demokratike e Kosovës me 21 për qind të votave ka 23 deputetë. Lidhja Demokratike ka 15 deputetë, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 6 deputetë.
Në krahasim me zgjedhjet e shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje është rritur me 8 deputetë, nga 48 sa i kishte.
Ndërkaq, PDK-ja e humbi një deputet.
Humbësja më e madhe është LDK-ja që ka humbur pesë deputetë, nga 20 sa kishte.
AAK-ja në koalicion me Nismën ka pasur 8 deputetë.
Kjo përllogaritje vlen pa u numëruar votat nga postë dhe ato në përfaqësi diplomatike.
20 ulëse të tjera në Kuvendin e Kosoës ndahen në 10 për komunitetin serb dhe 10 për komunitetet tjera. Për të pasur shumicën mjaftojnë 61 deputetë.
Në Kosovë u zhvilluan zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare këtë të dielë më (28.12.) të dytat brenda këtij viti, pasi për më shumë se dhjetë muaj, pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit, partitë politike nuk arritën të krijojnë institucionet e reja
Sipas KQZ-së, për zgjedhjet e 28 dhjetorit garuan 22 subjekte politike, prej tyre janë 18 parti politike, 3 koalicione parazgjedhore, si dhe 2 iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur. Ndër partitë kryesore që garuan në këto zgjedhje ishin, Lëvizja Vetëvendosje, VV, Partia Demokratike e Kosovës, PDK, Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, dhe nga radhët e serbëve të Kosovës Lista Srpska, që e ka mbështetjen e Beogradit zyrtar. Në këto zgjedhje garuan gjithsej 1180 kandidatë për deputetë që i ka certifikuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Rreth 67 për qind ishin burra, ndërkaq rreth 33 për qind janë gra. Qendrat e votimit u hapën nga ora 07:00 dhe u mbyllen në 19:00.
lajm në përditësim…

Mbeshtetja e dy kongresmeneve Amerikane qe pershendeten Kurtin para zgjedhjeve,duke theksyar se Mbeshtetja Amerikane per Shtetin e Kosoves eshte e garantuar nga Dy Partite e medha pamvaresisht kush eshte ne Pushtet.
E Dyta-Integriteti Territorial i Kosoves nuk preket.Kjo e terboi Vucicin qe protestoi per armatosjen e Kosoves nga Turqia.
Kosova eshte Shtet sovran dhe do te armatoset si Serbia dhe hithe shtetet sovrane per te ruajtur lirine dhe kufijte e saj te paprekshem.
E Treta hani mut Vucic,Grenello,Edi Rama dhe BE.Kosova as shitet,as blihet si Shqipria,.Albin Kurti luftoi me te gjithe kete koalicion djallezor antishqiptar dhe fitoi,.POPULLI SHQIPTAR I KOSOVES E VOTOI.per qendresen.
Shikoni o mjerane antishqiptare dhe antikosovare,sa i fuqishem eshte demo i varfer me nje cope pension,me nje cope biciklete,ME nje cope kompjuter,qe ne nje hapesire komentesh ne gazeten e nerueme Dita,i qendroi perkrah dhe ne ditet me te veshtira Popullit te Kosoves,Kosoves pa Zajednica,Vetvendosjes,Albin Kurtit,Xhelal Zvecles,Vjosa Osmanit,Donika Gervalles,qe e bene Kosoven SHTET. ASHTU SI RRAKETAT PATRIOT,DEMO KA ASGJESUAR (pa mbrritur ne Kosove) CDO INTRIGE TE EDI RAMES DHE DIPLOMACISE ANTIKOMBETARE PER TE PLOTESUAR OREKSET SERBE ME TERRITORE TE KOSOVES.
Urime Kosove,,Urime Albin Kurti.Qendresa jote per te mos leshuar Associacione,ne asnje cep te Kosoves u shperblye.
Detyrat qe te vune hjekesit e BE dhe mbleserit e Tiranes i bere cope cope dhe jau hodhe surratit.Fitove.
Qendresa jote u mallkua,por ne fund u vleresua.Deren kokes Hasmit.Kufirin tek thana.
Me kete seriozitet dhe perkushtim qe e drejtojne Shtetin Kosovaret,Europa eshte e detyruar ti pranoje ne BE para Serbise,Shqiperise dhe Maqedonise.Tirana dhe Beogradi kane probleme te renda korrupsioni deri ne asfixim te Shtetit.
Kosova nuk i ka.Te trashe jane per hajdutlluqe dhe xhambazlluqe,(nuk degjojne hic nga ai vesh)por jane TE NDERSHEM.
Zoti nuk denon ate qe nuk shkel ne xhami,por ate qe vjedh ne xhami.
Bravo Albin shpresoj qe te marish shumicen dhe te uroj mandatin e ardhshem si kryeminister i Kosoves dhe ti burgosish te gjith ata qe e vodhen popullin ,nji hajdut mbetet hajdut .
Albin Kurti mbi 50% fitore. Tashti pritet vetem sa % mbi 50 arrin fitorja e Vv.
Si e thirri ramut harbuti para 3 javesh ne nje shkembim ne media socjale, tha, na kishte shkruar Levizja (per VV).
Kurse sot baca Albin, kur gazetari Syrit qe e pyeti i tha Rama ka punu mbi rrogoz e nen rrogoz qe njerezit mos votojn ty, baca Albin i madh tha shkurt dy here, skam dijeni per kto qe me the.
Rrofte populli Kosoves, Rrofte Vetvendosje, Rrofte Albin Kurti, me i miri!
Zgjuarsia popullore tregoi vehten ne Kosove, ajo ndeshkon me vota pelivanlleqet e ndyra prej muajsh te tere qe nga shkurti te PDK, LDK e sidomos AAK e Ramush karabushit ne koalicion me Nisma, qe ne unison me Listen Serbe refuzonin kostituimin e kuvendit per inat te Albin Kurtit.
Populli ne Kosove voton antikorrupsionin. Dhe kete gje e ben qeveria e Albin Kurtit.
Nuk mundet qe njerzit apo politikanet me hajdute e me te korruptuar ne Europe e e aktivitet hajdutor ne Shqiperi, te bindin apo ndikojne ne Kosive qe populli te votoje kunder politikaneve te pa korruptuar.
Vetem ne Shqiperi ndoth ajo qe hajdutet dhe kriminelet marrin poste e behen ministra apo kryeministra.
Konkluzionet e DEMO/VE..Jan përralla.Kjo fitore e A.Kurtit ndodhi:
1.Partit e tjera ..PDK,LDK,..nuk u bashkuan në 28.12 por edhe para zgjedhjeve..pasi nuk ka lider që i mbush mëndjen popullit..
2.Udhëheqsit e UÇK,Kosovës jan në burg në Hagë dhe nuk dihet si do përfundoi gjyqi..ndaj elektirati tyre është i lëkundur..
3.VV ka elektorat që mbështet Al binin kundër SHBA,BE..dmth..vendos populli..
4.Më në fund Albini pranoi pushtetin Lokal Sërb në Veri..dhe BE,zeroi disa persekucione..
5.Në Sërbi vazhdojnë protestat kundër Vuçiçit dhe më par duhet eleminohet Ai,ndaj në Kosovë nuk duhej të lejohej destabilizimi..
6.Në Shqipëri kërcënon për destabilizim PD e quajtur e DJATHË me Sb non grata,si në shumë Shtete të BE,ndaj në Kosovë duhej fitore e Partisë së MAJTË.
7.Dalja e rezultatit të zgjedhjeve për pak ORË ËSHTË MËSIM I MADH PËR SHQIPPRINË,PASI SALI HAJDUTI VOTAVE NUK PRANON HUNBJE QË NGA 1992 =99 %,duke kërkuar RINUMURIM SIPAS QEJFIT..DHE KQZ,GJYKATAT E TIJ I JAPIN OK.!!
-Tek ne Saliu nuk pranon votim dhe numurim ELEKTRONIK,KOMISIONE A POLITIKË..PASI KËRKON TË VJEDH VOTAT SI 1996,09,011,etj.
Urime A.Kurtit..
Kujdes demo shiko se mos je dhjerë në brekë nga gëzimi dhe të shan plaka .
Albin Kurti, Vucic, Edi Rama Sali Berisha, Amerikanet, Ruset dhe Europianet, e te gjithe qe ju dalin resme neper ekrane e media online dhe offline, kane te njejtit pronare. Pa kuptuar kete nuk kuptoni dot asgje. Eshte e kote te perpiqesh e te sqarosh teatrin dhe figurinat, pa kuptuar Regjizorin, Drejtorin dhe Financierin e shfaqjes por me e rendesihme pa kuptuar se po ndjek nje teater. Ca bejne poziten e ca opoziten. Ca bejne Nacionalistet e ca Armiqte. Ca bejne Europianet e ca Amerikanet. Ata e dine, por juve ju kane lene qe te merreni me puplat, kush i fitoi zgjedhjet e kush i humbi, kush tradhetoi e kush luftoi, kush vodhi e kush beri drejtesi.
Fitoi prapë VV dhe Albin Kurti dhe më thellë akoma se zgjedhjet e kaluara!?!? Pa shikoni se mos kanë plasur nga inati vargu i mercenarëve, si vargu i fiqve të prishur, Mero Baze, Baton Stanishiqi, B. Buzhala e kompani!!!