Një incident diplomatik, thonë mediat britanike, është shkaktuar nga publikimi i një videoje promovuese e cila vlerëson ata që kanë gjetur dhe ndaluar emigrantët e paligjshëm nga Shqipëria.
Gazetari Nick Ferrari dhe Ministri i Zyrës së Brendshme Robert Jenrick, i cili publikoi videon, patën një përplasje të ashpër në emisionin e mëngjesit të drejtuar nga reporter i njohur. Jenrick u shpreh se nuk është penduar për videon, por është e rëndësishme sipas tij të punohet në mënyrë konstruktive me qeverinë shqiptare. Gazetari e mbërthen me pyetjen e radhës.
Ferrari: Si qenka kjo konstruktive?
Jenrick: Dua të kemi marrëdhënien më produktive që mundemi me qeverinë shqiptare.
Ferrari: Epo pse i keni ofenduar atëherë?
Jenrick: Ne duhet të jemi në gjendje të dallojmë mes asaj qe është diaspora shqiptare në këtë vend, të cilën ne e respektojmë dhe dëshirojmë të punojmë sa më afër që të mundemi, shtetasit britanikë që janë me origjinë shqiptare, ata që zgjedhin të vijnë këtu legalisht… dhe atyre që vijnë këtu ilegalisht me varka të vogla.
Ferrari nuk e lë me kaq, por vazhdon të përmendë videon. “Ju thoni: jam takuar me stafin fantastik që ka punuar për gjetjen e shqiptarëve, ndalimin e tyre, dërgimin e tyre në autobus për t’i çuar në aeroport dhe për t’i kthyer pas në Tiranë. Në asnjë vend nuk përmendi paligjshmërinë. Imagjinoni sikur një shtet tjetër t’ua thoshte këtë britanikëve”, shprehet gazetari.
o.j/dita

Ky Ferrari tip Maskvic ngaterron kekun me byrekun.
Nuk ka qytetar britanik te futen klandestin ne nje shtet tjeter, si shembull te marresh Albanistanin.
Ministri ka shprehur ate qe thone qytetaret e mbreterise.
Burgjet e GB jane mbushur me kriminele shqiptare……
Pergjegjesia eshte e shtetit shqiptare dhe e Ed Droges qe pretendon se ka arritur standarte te larta te jeteses dhe qytetaret jane te lumtur……..
Me klandestine cenohet siguria kombetare e cdo shteti, “hallexhinjte’ shqiptare brenda vitit ne Angli blejne vetura te shtrenjta dhe reklamojne ne fb nje jete luksi me paa te bera me …….droge.
Dhe fajin e ka Rama! Lirohuni me ..
Mire mo gazetar mire, e ka mbeldhur mendjen ai ministri per kete pune. Aman mo, vetem mos i coni ne Ruanda, me mire ne ishujt Maldive. Mund te bejne edhe plazh atje,te relaksohen sadopak, pastaj, ata ishuj te mrekullueshem, vizitohen edhe nga ‘VIP-at’ e kazanit mediatiko-politik te Tiranes, keshtu qe mund te krijohet edhe ne Maldive klubi i famshem ‘Derr Brothers Group’, e rrjedhimisht, askujt s’do t’i shkoje kurre me nder mend qe te shkoje ilegal ne Ingli.
Britaniket jane kolonizatoret dhe grabitesit me te medhenj ne histori. Mos valle kane shkelur, roberuar dhe shitur skllever popujt ne “rruge legale, ligjore “?! Nuk eshte se pajtohem me trafikantet dhe aventurieret shqiptare qe as ne shqiperi dhe ne asnje vend tjeter nuk duan t’ja dine per rregull e ligje, por veç per kanun, por si i thone fjales, “ me mire mut se i vogel”, varfanjak dhe i shkaterruar nga dora barbare e kryekriminelit Sali, bashke me Janullen dhe gjithe grekerine. Prandaj jemi jetime ne mes te kater rrugeve te botes dhe s’kemi as zë as fuqi, por vetem hajdute milionere.
Nje koment per Pirdhin please!.. Ky P duket qe nuk e ka provuar ndonjehere emigracionin,dhe duket pret akoma ti bien koqet dashit. Dhe nga padurimi behet edhe antiatdhedashes me e mira pa dashje per te tjerat …..