Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Osmani e Kurti flasin pas takimit me Macron: Propozimi franko-gjerman bazë e mirë për diskutime të mëtejshme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Osmani e Kurti flasin pas takimit me Macron: Propozimi franko-gjerman bazë e mirë për diskutime të mëtejshme
BoteKryesore

Osmani e Kurti flasin pas takimit me Macron: Propozimi franko-gjerman bazë e mirë për diskutime të mëtejshme

Published: November 10, 2022
Shpërndaje

“Propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme [në dialogun Kosovë Serbi]”.

Kështu kanë deklaruar presidentja, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti gjatë takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron, thuhet në komunikatën e përbashkët të lëshuar nga Presidenca dhe Qeveria e Kosovës.

Në komunikatën e 10 nëntorit thuhet se Osmani dhe Kurti e falënderuan presidentin Macron për angazhimin e Francës, në bashkëpunim me Gjermaninë, për dinamizimin e procesit të dialogut.

- Publicitet -

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e ka konfirmuar më 3 nëntor ekzistimin e planit franko-gjerman, që është raportuar se është një propozim për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë.

Osmani dhe Kurti po marrin pjesë në Forumin e Paqes në Paris. Atje janë edhe homologët e tyre serb, Ana Bërnabic dhe Aleksandar Vuçic.

Më herët gjatë ditës, Macron ka takuar edhe Vuçicin.

Zyrtarë nga Kosova dhe Serbia kanë udhëtuar drejt Francës, në mes të krizës në veri të Kosovës, pasi pjesëtarët e komunitetit serb dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

Për këtë temë, thuhet në njoftim, është folur edhe në takim me Macronin.

“… kanë folur edhe për zhvillimet e fundit në veri të vendit, duke theksuar se institucionet e Republikës së Kosovës mbeten të përkushtuara për paqe, stabilitet dhe garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit”, thuhet në njoftim.

Një ditë më herët, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se “të gjithë jemi të shqetësuar për situatën në veri”, sepse ajo ka “potencial për të eskaluar”.

Kurti, në një konferencë për media më 7 nëntor, tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçic, po i përdorte pjesëtaret e strukturave ilegale në veri për destabilizim pasi kishte refuzuar planin franko-gjerman.

Qeveria e Kosovës më 1 nëntor nisi të zbatojë planin e saj për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe, me gjithë insistimin e mëhershëm të komunitetit ndërkombëtar që ta shtyjë këtë plan.

Kosova kërkon që ato të zëvendësohen me targa RKS, apo Republika e Kosovës. Plani i saj parashihet të zbatohet në tri faza: e para, qortimi i shoferëve; e dyta, dënimi i shoferëve me 150 euro gjobë, dhe e treta, shpërndarja e targave provuese.

Shumica e serbëve në veri, të mbështetur nga Beogradi zyrtar, e kundërshtojnë planin, duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Në shenjë kundërshtimi ndaj zbatimit të tij, serbët e veriut kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

Me 11 nëntor, me Kurtin dhe Vuçiqin në Paris, në takime të ndara, pritet të takohet edhe shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • pilo lala says:
    November 10, 2022 at 7:14 pm

    Albini mblodhi opoziten qe te bente ata fajtor per vendimin qe mori, nderkohe qe sot ose neser do dali si i dhj.ere te deklaroj qe e shtyn edhe ca muaj ceshtjen e targave serbe.
    Keto vendime kalamajsh po e demtojne Kosoven.

    Reply
  • Filoeuropiani says:
    November 10, 2022 at 7:43 pm

    Presim Ditarin e Shabanit

    Reply
  • Andis says:
    November 10, 2022 at 10:55 pm

    Shume mire por nuk na shpjeguat me mire e sakte se cfare kishte ky plan brenda . A do e njohin njera tjetren si Serbia e ashtu dhe Kosova?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  • Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës
  • Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi sanksionet

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  2. ¿? on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  3. demo on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  4. nastradini on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  5. Emigrant 97 on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?