Nga Ylli Spahaj
Shumë teknikë financash dhe publicistë të njohur kanë analizuar dhe botuar krizën e rëndë financiare mbarë botërore të vitit 2008 e cila preku shtete të mëdha e të fuqishme që nga Amerika e deri tek ato më të vogla.
Midis tyre ajo që më tërhoqi vëmendje është hetimi i bërë nga publicisti Michael Lewis mbi këtë krizë, ku përveç teknikaliteteve që aplikuan shtetet, Lewis në librin e tij BUMERANG tregon edhe cilësinë e personaliteteve që arritën pa mundim deri në këtë krizë.
Midis të tjerash Lewis analizon dhe merr si shembull falimentimin e plotë të Islandës.
Çfarë ndodhi me Islandën?
Në vitin 2003, tre bankat me të mëdha të Islandës kishin vetëm disa miliarda dollarë asete që përbënin rreth 100% të PPB të vendit. Me vërshimin e kapitaleve financiare të huaja, brenda tre viteve e gjysëm asetet e bankave shkuan në mbi 140 miliard dollarë.
Në Islandë kishte ndodhur “ekspansioni më i shpejtë bankar në historinë e njerëzimit”. Brenda natës, Islanda pati miliarderët e saj të parë, dhe ata ishin të gjithë peshkatarë. “Vendi në fakt u bë një makinë që e kthente Merlucin në Doktor Filozofie”.
Kryeministri David Addsson arkitekt i ngritjes dhe i falimentimit të Islandës, uli taksat, eliminoi kontrollet e shtetit duke e çuar atë në zero, privatizoi industrinë, privatizoi peshkimin madje edhe detin në pak njerëz me fat, liberalizoi tregtinë dhe në fund privatizoi të gjitha bankat publike. Madje edhe pse ishte poet dhe pa asnjë përvojë bankare u vetëmerua guvernator i Bankës Qendrore.
Islandezët blenë avionë privatë, shtëpi të reja në Londër dhe Kopenhagen, paguan shuma të mëdha për shërbime private që askush nuk i kish imagjinuar më parë në Islandë. Madje “një djalë që festonte ditëlindjen pagoi një milion dollarë dhe mori Elton Xhonin për të kënduar dy këngë, të cilat edhe ato i këndoi keq”.
Në maj të vitit 2008 Islanda ishte ngjyrë gri, plotësisht e falimentuar. Shkakun e falimentimit të shtetit islandez, kualitetin njerëzor, Lewis e analizon si hallka më e dobët dhe e keqe e zinxhirit shtetëror.
Sepse njerëzit që drejtuan brenda harkut 2003-2008, Kryeministri i parë David Addsson ishte Poet; Kryeministri pasues Geir Haarde vetëm ekonominë nuk njihte; Ministri i Marrëdhënieve të Biznesit ishte Filozof; Ministri Financave ishte Veteriner; Guvernatori i Bankës Qendrore ishte Poet
Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, thekson Lewis. Islandës i mungoi Mençuria Ekonomike.
Një paralele mbi Shqipërinë, e pas viteve 90-të si një ndër vendet më të pasura në burime natyrore të kontinentit:
Duke ju kthyer realiteteve tona, përveç arritjeve, Shqipërinë ndër këto 35 vjet Demokraci e kanë shoqëruar “Çeku i bardhë dhe Teoria Zero”; fenomeni e Fajdeve i Vitit të Zi 97; Falimentimi i Hekurudhave; Privatizimet, Kocensionet dhe PPP-të 35 vjeçare të porteve, aeroporteve, autostratave në duart e pak njerëzve fatlum; Monopolizimi i degëve kryesore të ekonomisë; polarizimi i tejskajshëm me shpejtësi marramendëse i shoqërisë, aq sa brenda dy dekadave mbi 65% e parave të shqiptarëve zotërohen në më pak se 3% e tyre; me një borxh të madh të cilin shqiptarët nuk do ta shlyejnë ndonjëherë; me një bujqësi që në të shumtën e rasteve vuajnë nga mënyrat abusive të grumbulluesve private; etj etj etj.
Edhe në Vendin tonë nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Formimi arsimor bazë i personaliteteve që kanë drejtuar vendin në rang Kryeministrash; Arkeologë; Ekonomi Politike; Inxhinierë Mekanik, Mjekë, Arte të Bukura etj, pa asnjë lloj përvoje në ekonomi.
Po kështu në vargun ministror, në Ministri të Financës, Inxhinier Mekanik, Anglisht folës etj; në Ministrinë e Mbrojtjes; Inxhinier Gjeolog, Ekonomistë, Histori -Filozofi, Avokat, apo kur Bankën e Shtetit e drejtonte një inxhinier mekanik. E po kështu në të gjithë sistemin në rang ministrash dominojnë rëndom sociologët, filozofët, juristët etj. dhe fare pak specialistët e karrierës
Po sjell në shkrim pak shembuj; Zj. Merkel e cila gjatë gjithë karrierës së saj nuk e ndau asnjëherë Z. Wolfgan Schauble si Minister i financave ndonëse i paralizuar duke lëvizur mbi karrocë me rrota. Edhe Zogu, Ministra emëronte Autoritete të karrierës si Aleksandër Xhuvani, Mësues populli-Minister Kulture etj. Edhe gjatë regjimit monist pothuaj të gjithë ministrat së pari kanë qenë specialistë të fushës e mandej Ministra; si Pirro Dodbiba, Themie Thomai Agronomë-Minister Bujqësie apo Kahreman Ylli, Tefta Cami, Arsimtar–Ministra Arsimi, madje së fundmi regjimi monist edhe Byronë Politike filloi ta bënte me teknikë duke afruar inxhinier karriere si Besnik Bekteshi apo Hajredin Çeliku.
Sot, nuk e kuptoj se çfarë do ti shpjegojë dhe mësojë ky Ministri Jurist i Bujqësisë, i kualifikuar edhe si avokat, bujkut shqiptar apo agronomëve, specialistëve të bujqësisë të karrierës? Po ashtu edhe ish Ministri i Mbrojtjes me profesion Gjeolog vallë çfarë do ju ketë shpjeguar apo mësuar Komandantëve dhe Ushtarakëve të karrierës?
Nuk e kuptoj se përse i kanë pranuar këto detyra shumë të rëndësishme kur nuk kanë as përvojën më të vogël dhe plotësisht jashtë profilit ku janë arsimuar? Dhe kur i pyet të thonë se janë poste politike, prandaj ju duhet të mbajnë pranë vetes dhe të paguajnë nga 5-6 këshilltarë të brendshëm dhe të jashtëm, por çfarë është më e keqja kjo praktikë është shtrirë edhe nëpër Drejtoritë, Institucionet apo Autoritetet e Pavarura në nivel qendror dhe lokal.
Asgjë nuk e justifikon këtë lloj politike, posti politik mund të justifikojë vetëm Kryeministrin dhe Presidentin e vendit. I gjithë zinxhiri tjetër shtetëror duhet të mbulohet nga personalitete dhe autoritete të mirëarsimuar në fushën e tyre.
Nëqoftëse në vitin ’96 Ministritë e Financave, Mjedisit, Ekonomisë etj. nuk do t’i drejtonte një inxhinier mekanik, një anglisht folës, një sociolog etj, por në krye të tyre do të ishin personalitete dhe autoritete të mençur të jeni të sigurtë se ata nuk do të lejonin që të ndodhte fenomeni financiar vrasës i Fajdeve; specialistët e dikastereve do ishin të aftë dhe me kapacitete për të lidhur kontata të suksesshme për publikun, ndërsa Bankers Petroleum apo rasti Agon nuk do ta rripnin për së gjalli këtë popull, vetëm se nuk kanë ditur të lidhin kontrata në interes të publikut.
As rafinerinë e naftës si pronë publike nuk do ta lejonin të shkonte për skrap, por do ta modernizonin dhe sot jo vetëm që nuk do kish rritje çmimesh, por do furnizonte gjithë Ballkanin; apo urat si ajo e Zogut, e Farkës që për 80 vjet qëndruan të sigurta në këmbë, nuk do këputeshin sepse nuk do lejohenin batërdinë nëpër lumenj; nuk do lejonin privatizimin e të vetmes banke publike e cila do të konkuronte lirshëm në treg me bankat private; nuk do lejonin që Shqipërinë ta mbulonin bankat Off-shore; dhe vetëm tani pas 35 vjetësh po mendohet që përsëri të ngrihet një bankë publike etj etj etj,
E pra edhe këtu tek ne nuk kish si të ndodhte ndryshe!
Lewis sjell një dukje reflektuese e marrë nga Grekët e Vjetër, “Merr çdo gjë që të kanë hedhur pranë këmbëve dhe ndërto diçka mbi to” dhe vazhdon: “Kush është i mençur pranon. Idiotët ngulin këmbë. Idioti lidhet pas krenarisë së tij”.
Dhe vërtetë, qenka gjithmonë e më shumë e vështirë ti gjesh të dyja bashkë, të Mençurën dhe të Ndershmen.

Ja mbyt kot o Ylli! Ja ne keto vite qeverie Rilindje me Mencurine ekonomike Rama me te madhen e lindur ndonjehere ne keto troje dhe zhvillimit ekonomik as iluzioni nuk i ka mbetur me gjekundi..
Shumë saktë! Në krye të punëve të shtetit na duhen ekspertë, sipas fushave. Është shumë e vërtetë që në atë regjim totalitar drejtimin e punëve në dikastere, sipas profileve, e bënin ekspertët më të zot, ndërsa sot ata mungojnë plotësisht duke u zëvendësuar me lloj personash pa identitet profesional. Kjo është tejet në kundërshtim me intetesin kombëtar. Të lusim Zotin që gjërat të kthejnë për mirë!
Një artikull i shkruajtur me profesionalizëm për gjithshka ka ndodhur gjithë këto vite në Shqiperi. Te besh krahasimet e parlamentit 1992-96 me atë sot 2024-28 nuk ka krahasim niveli intelektual, por mos harrojmë se prej aty është zgjedhur pjesa më e madhe e drejtuesve të vendit. Qeveria sot s’merret vesh kush vjen e iken, persona anonime me diploma të dyshimta etj, etj. Ç’të mbjellësh do korrësh.
Tema e artikullit eshte shume e rendesishme ne rang kombetar prandaj une e lexova deri ne fund me interes dhe shqetesimi i shprehur ketu duhet te behet ligj nga Kuvendi i Shqiperise i ardhshem, nese deputete do te zgjidhen intelektuale me integritet profesional dhe moral te larte nga kontigjentet e intelektualeve profesioniste. Megjithate, autori duhet te verifikoje mire shembujt qe sjell nga koha e mashtruesit, kriminelit dhe hajdutit Ahmet Zogu, qe hyri ne politike me tre klase shkolle fillore te kryera ne Stamboll.
Eshte e sakte verejtja e gazetarit per Paradoksin qeverrises ne Shqiperi,,me nje arsimtar mesues vizatimi drejtues shteti.Me nje zv.kryeministre sanitare vilash dhe stjuardese krocierash,.me ministra pa emra qe nuk ju dijme shkollen,zanatin,eksperiencen. Me hajdute shteterore qe vjedhin shifra astronomike.Po paska qene minjere floriri kjo cope shqiperi?
Une them,me keto Ekipe qeverrises na ka ruajtur Zoti.Ka edhe me keq.Dy jave u shemb 30m rruge ne Dragostunje,U bllokua Shteti. Qe nuk ka ndodhur katastrofe ekonomike,kjo spjegohet keshtu: Derri nuk pyet nga shiriti derrit.