Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Pamjet më të qarta të masakrës në Rinas: Këmbyen armët poshtë statujës së Nënë Terezës, sheshi boshatiset, e gjithë vrasja në 1.33 sekonda
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > VIDEO: Pamjet më të qarta të masakrës në Rinas: Këmbyen armët poshtë statujës së Nënë Terezës, sheshi boshatiset, e gjithë vrasja në 1.33 sekonda
KronikeLajmi i fundit

VIDEO: Pamjet më të qarta të masakrës në Rinas: Këmbyen armët poshtë statujës së Nënë Terezës, sheshi boshatiset, e gjithë vrasja në 1.33 sekonda

Published: November 12, 2025
Shpërndaje

Kjo kamera biznesi pranë rrethrrotullimit të aeroportit të Rinasit tregon qartë me detaje në 1 minutë e 33 sekonda të gjithë dinamikën e atentatit të djeshëm.

Në fillim të videos shihet “Toyota” e autorëve duke pritur me bllokazh në njërin cep të rrethrrotullimit të Rinasit. Informatori i lajmëron se makina “Mercedes Benz” me ngjyrë të bardhë, ku ndodhej shënjestra Gilmando Dani dhe miku i tij Muçi Shaljani (Sheqeri), po vinte në drejtim të tyre.

Në orën 14:14 Toyota shihet që lëviz dhe pozicionohet në krahun tjetër të rrethrrotullimit. Pak sekonda më pas, shihet të hyjë brenda rrezes së kësaj kamere, Benzi i bardhë i viktimave. Njëherazi hapen  dyert e makinës Toyota, nga ku dalin 3 persona të maskuar që hapin zjarr njëherësh me kallashnikovë mbi Benzin.

- Publicitet -

Në këtë moment shihet qartë se shumë makina të tjera dhe qytetarë këmbësorë ishin duke kaluar në rrethrrotullim. Vetëm fati e deshi të mos lëndohej askush tjetër. Plumbat e nisura për Danin përplasen në një hotel në anën tjetër të rrethrrotullimit. Pranë tij në video shihen 3 burra në trotuar, të tmerruar prej të shtënave. Ciflat e betonit dhe xhamit të hotelit u bien afër. Një mrekulli i ka shpëtuar prej plumbave.

Pas kësaj breshërie të parë, makina Benz me viktimat lëviz edhe për disa metra të tjera në krahun e kundërt të rrethrrotullimit, për të ndaluar thuajse në korsinë tjetër. Tre atentatorët kthehen në makinën Toyota me synimin për t’u larguar, por njëri prej tyre, i pabindur se puna ishte kryer siç duhet, niset sërish drejt makinës Benz.

Në gjysmë të rrugës tenton disa herë të qëllojë, por pa sukses, pasi i bllokohet arma. Ai kthehet mbrapsht ndërsa bashkëpunëtori i tij vrapon dhe të dy këmbejnë armët fiks poshtë statujës së Nënë Terezës.

Pas kësaj “skeptiku” afrohet me kujdes sërish te Benzi dhe shihet tek ndalon për të vëzhguar nga pas nëse brenda ka shenja jete. Pastaj afrohet te xhami i pasagjerit, qëllon disa herë për t’u siguruar se Gilmando Dani është ekzekutuar. Atentatori i dytë nga distanca qëllon edhe gomat e makinës.

Në videon e publikuar nga DITA shikohet se papritur sheshi që pak sekonda më parë ishte plot, një moment është krejtësisht i boshatisur. Të dy atentatorët, gjejnë kohën të mbledhin edhe disa sende që u kanë rënë mbi rrethrrotullim dhe nisen me vrap drejt makinës Toyota, e cila del me shpejtësi nga rrethrrotullimi.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2025/11/873fedbb-0c6d-435b-9f52-f835b1b4cdf0.mp4

 

Grupi i vrasësve ishte nisur nga Nikla me makinën “Toyota” përmes rrugës së re te Ura e Tubit, e cila lidh fshatrat e Fushë Krujës me Rinasin. E njëjta u përdor edhe në kthim.

Por një detaj ngre dyshime për hetuesit e Policisë së Tiranës. Në kohën që makina ka kaluar drejt aeroportit, por dhe në arratisje, zona pranë itinerarit të rrugës ka qenë pa energji elektrike.

Hetuesit dyshojnë që autorët të kenë bashkëpunëtorë në OSHEE, pasi kamerat e sigurisë, kishin dalë jashtë loje, pa mundur të filmojnë lëvizjen e makinës që më vonë u gjet e djegur, në një rrugicë të ngushtë në fshatin Halil.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Shkodrani-Belgjike says:
    November 12, 2025 at 8:48 pm

    A ska kamera rinasi aty që mbikqyren 24 orë live, hajde shtet patatinash hajde. Më dhimbsen njerzit e pafajshëm që gjinden në atë moment se kriminelët kryt hangshin.

    Reply
  • 3D says:
    November 12, 2025 at 8:56 pm

    Mediat kanë luajtur rrole të pa kontestushme në shtimin e krimit dhe hakmarrjeve nga e dinë kush është informuesi kush paguesi porositësi …

    Reply
  • Thupi says:
    November 12, 2025 at 9:17 pm

    Qerrevia po feston ne Rome.

    Reply
  • Sulo Palla says:
    November 12, 2025 at 9:22 pm

    Kjo zone ka nxjerre shume vrases,nuk kuptoj cfare pune bejne organet ne kete zone qe dùhet te jete nen survejim te plote.Eshte bo Nikla e famshe per vrasje.

    Reply
  • demo says:
    November 13, 2025 at 2:46 am

    Dmth Atentatoret kane urdheruar OSHE te nderprese rrymen elektrike per gjithe Zonen,
    Keshtu me konferenca,me Samite,me IA,me AI kemi Shtet shume Evropian,,Me standarte te larta Robotike,,vecse na dhitet Diella n`kalt.
    O u dhjefsh NE BREKUSHE mu ne Air Albania,do ti japesh mend Kosoves tiii?Albin Kurti beri Shtet ne Mitrovice.Zuri ne cark nje bataljon te armatosur te ushtrise serbe ne Zvecan,I ndoqi si lepujt goxha kriminela qe tmerrojne Serbine,.TI NUK BEN DOT SHTET NE NIKEL FUSHE KRUJE MAMURRAS.TA KANE BERE RINASIN VATERLO TA KANE BERE.ARENE VJEDHJESH DHE KRIMESH.

    Reply
  • demo says:
    November 13, 2025 at 2:59 am

    Sa te imponosh associacionet serbe ne Mitrovice,V,izato Associacionin kriminal ne Nikel,Fushe Krue,Mamurras,
    Shteti jot ka 12 vjet qe nuk hyn dot ne Nikel.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?