Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Panairi i Teknologjisë në Hanover, Veliaj: Mezi presim që 5-7 mijë vendet e reja të punës të lidhen me kompanitë gjermane
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Panairi i Teknologjisë në Hanover, Veliaj: Mezi presim që 5-7 mijë vendet e reja të punës të lidhen me kompanitë gjermane
Ekonomi

Panairi i Teknologjisë në Hanover, Veliaj: Mezi presim që 5-7 mijë vendet e reja të punës të lidhen me kompanitë gjermane

Published: April 23, 2024
Shpërndaje

Zona e Lirië Ekonomike në Tiranë ka tërhequr vëmendjen e kompanive të huaja në Panarin e Teknologjisë, që po zhvillohet në Hanovër të Gjermanisë. Gjatë vizitës së instalacionit prezantues të Bashkisë së Tiranës në këtë panair, kryebashkiaku Erion Veliaj, tha se kompanitë gjermane do të njihen me hapësirat që ofron shteti shqiptar, si për taksat ashtu edhe për lehtësirat e të bërit biznes.

Sipas tij, ka një interes të jashtëzakonshëm për zonën e lirë ekonomike në Tiranë, ku do të synohen bashkëpunime me kompanitë gjermane, që ofrojnë punë të mirëpaguara në fushën e kodimit.

“Ka një interes të jashtëzakonshëm për zonën e lirë ekonomike, për të cilën Tirana ka licencën dhe ka filluar punën. Mezi presim që 5-7 mijë vende të reja pune, që do të hapen, të jenë të lidhura edhe me Gjermaninë dhe pagat e mirëpaguara të kompanive gjermane. Kemi filluar një fushatë agresive marketingu në të gjitha panairet e mundshme, për të thënë që në Tiranë ka diell, ka dëshirë për punë dhe hapësira e lehtësira të nevojshme nga qeveria dhe nga bashkia, si për taksa, si edhe për të bërë biznes. Mezi presim që të vazhdojmë punën e mirë të nisur me Lufthansa Industry Solutions dhe me disa kompani të tjera, që e kanë kthyer Tiranën në epiqendrën e kodimit, të punëve të mirëpaguara dhe të punëve që janë e ardhmja e punësimit”, u shpreh Veliaj.

- Publicitet -

Ai tha se pas panairit të Teknologjisë do të synohet ai i Turizmit, që do të mbahet në Berlin, me qëllimin për të vijuar raportin mes dy vendeve, i cili nga kërkesë për asistencë, është kthyer në një partneritet ku fitojnë të dyja palët.

“Mezi pres që në këto 3 ditë që do të jemi në panair, të vazhdojmë bashkëpunimin me panairin e Berlinit për turizmin, duke qenë se Tirana, përveç bregdetit, është kthyer gjithashtu në një destinacion për turizmin. Ta kthejmë këtë raport special të Shqipërisë me Gjermaninë, nga një raport inferior, ku kryesisht në vitet ’90-të kemi qenë duke kërkuar ndihma dhe asistencë për mbijetesë, sot kemi një partneritet ku punojmë, shkëmbejmë dhe ku sigurisht, fitojnë të dyja palët, edhe pala gjermane, edhe stafi ynë super i kualifikuar, që sot ka rroga shumë më të mira”, tha kryebashkiaku.

Veliaj ftoi të gjithë qytetarët shqiptarë në Gjermani, të vizitojnë instalacionin e Bashkisë së Tiranës në Panairin e Teknologjisë në tre ditët e ardhshme.

“Nëse jeni në Hanover ju ftojmë të vizitoni këtë instalacion të vogël, modest, të Bashkisë së Tiranës. Unë besoj se diçka e madhe del nga gjithë këto bashkëpunime dhe megjithëse sot jemi për herë të parë në një sipërfaqe modeste, besoj shumë që do të kemi marrëdhënie afatgjatë dhe sipërmarrje serioze te zona ekonomike apo kudo tjetër në Tiranë”, deklaroi ai.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Meloni i përgjigjet urimit të Ramës
  • Zjarri në Fier, ministri publikon pamjet: 55 efektivë dhe 2 helikopterë në terren
  • VIDEO: Pamje të frikshme me dron, si dukej Himara nën pushtetin e zjarrit shkatërrues
  • Dyshohen për zjarrin që përfshiu Himarën, Policia shoqëron dy persona të tjerë pas çobanit
  • “7 fëmijët e Ursulës të ulen në tryezë!” Rama nga Italia: Ja si duhet të funksionojë integrimi gradual dhe zgjerimi i BE

Komentet e Fundit

  1. demo on Rama reagon për zjarret në Himarë: Nis vlerësimi i dëmeve, dëmshpërblim për të prekurit
  2. Mutdhënësi on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  3. nje shqiptar on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  4. MAKS on Sherri i biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka do shpronësohet, do kthehet në ullishte
  5. Ardi on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?