Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Paradite diell dhe vapë, pasdite shi dhe freskët”, meteorologia shpjegon “kapriçot” e motit, si do jenë javët në vijim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “Paradite diell dhe vapë, pasdite shi dhe freskët”, meteorologia shpjegon “kapriçot” e motit, si do jenë javët në vijim
KryesoreLajmi i fundit

“Paradite diell dhe vapë, pasdite shi dhe freskët”, meteorologia shpjegon “kapriçot” e motit, si do jenë javët në vijim

Published: May 30, 2023
Shpërndaje

Prej ditësh jemi gjendur në një situatë ku kushtet atmosferike kanë shkaktuar luhatjen e temperaturave brenda ditës dhe siç pohojnë edhe specialistët kjo pasqyrë atmosferike do të na shoqërojë edhe përgjatë muajit qershor.

Në mëngjes diell dhe temperatura të larta, ndërsa pasdite reshje shiu dhe stuhi lokale kanë krijuar një paparashikueshmëri të motit gjatë këtyre ditëve, por sipas specialistëve ky është një fenomen tipik dhe i zakonshëm për muajt maj-qershor.

E ftuar në një lidhje të drejtëpërdrejtë në emisionin “Sot Live në Shqipëri”, Anira Gjoni, specialiste e IGJEUM, ka shpjeguar arsyet e destabilitetit të motit dhe parashikimin për fundjavën dhe muajin qershor.

- Publicitet -

Sa i përket situatës atmosferike përgjatë muajit maj, specialistja tha se ky fenomen është tipik i muajve maj-qershor dhe për rrjedhojë edhe në muajin e ardhshëm do të kemi këtë pasqyrë të motit.

“Gjatë këtyre javëve ne kemi hasur, në ditë kur paraditet kanë qenë të mira dhe pasditet janë shoqëruar me reshje shiu dhe stuhi lokale në zona të ndryshme. Kjo pasqyrë e motit dhe kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë edhe përgjatë javës që ne jemi dhe presim që dhe muaji qershor të ndodhet në të njëjtën situatë. Presim të kemi një qershor të lagësht, pasi është fenomen tipik për muajt maj-qershor dhe nëse kthemi pas në vitet 2017-2018 jemi përballur me një fenomen të tillë. Nuk është asgjë e jashtëzakonshme pasi në gjuhën tonë teknike njihet si destabilitet i kushteve atmosferike, pra kemi rryma ajrore që përplasen dhe sjellin paqëndrueshmëri në kushtet atmosferike që për pasojë sjellin stuhi të herëpashershme që do të jenë prezente edhe në ditë të ndryshme gjatë muajit qershor. Kjo situatë vjen nga ndikimi i masave ajrore, të cilat krijojnë retë dhe këto sjellin shirat kapriçozë dhe reshje të shumta lokale ne zona të caktuara të cilat në disa vende janë reshje të dobëta ndërsa ne disa të tjera më të dendura”, u shpreh Gjoni.

Sa i takon fundjavës specialistja e motit tha se fundjava do të mbyllet pak a shumë me të njëjtat temperatura që na kanë shoqëruar edhe përgjatë javës.

“Kjo javë mbyllet siç nisi, temperaturat do të jenë relativisht të larta për fundin e majit dhe fillimin e qershorit dhe janë më të ulëta në krahasim me vitin e shkuar. Qershori pritet të nis me temperatura më të larta se sa maji dhe përsëri do të vazhdojë të jetë i shoqëruar me reshje të herëpashershme”, tha Gjoni.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dy fjalë për nënkryetarucët e PS-së
  • SPAK: Padia ne Itali ndaj Dumanit, manovër procedurale
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Historia e mercenarit që u bë vrasës me pagesë
  • E rrallë: Humbet portofolin në tren, i kthehet me të gjitha paratë brenda pas postimit të nënës

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Populli fukara on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. Fshatari on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  5. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?