Shqipëria po rezulton një nga vendet me ecurinë më të mirë ekonomike në rajon, sa u përket shifrave dhe rezistente ndaj goditjeve të ndryshme si tërmeti, pandemia, apo lufta, por kjo ecuri nuk duket se ka ndikuar në përmirësimin e jetesës së qytetarëve të saj.
Të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) të publikuara në staf raportin e fundit për konsultimin e artikullit IV për vitin 2023, bënë të ditur se varfëria në vend është rritur vitet e fundit.
Sipas raportit, niveli i varfërisë arriti në 25.2% në vitin 2022, nga 22% që kishte qenë në 2021, me një rritje prej 3.2 pikë përqindje brenda një viti.
FMN thotë që perspektiva e anëtarësimit në BE mund të ofrojë një shtysë për të adresuar sfidat strukturore të gjata, një prej të cilave është dhe varfëria.
“Shkalla e varfërisë është e dukshme në krahasim me homologët e rajonit dhe depërtimi i kredisë është i ulët”, thotë FMN në raport.
“Shqipëria ka pasur gjithashtu flukse të mëdha emigracioni, pasi fuqia e saj e punës është joshur nga të ardhurat më të larta në vendet e BE-së. Korrupsioni dhe mangësitë në sundimin e ligjit mbeten shqetësime strukturore të kahershme”.
Sipas FMN-së, ndryshe nga shumë vende, norma e varfërisë në Shqipëri është më e ulët tek të moshuarit, në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë.
Megjithatë, FMN paralajmëron se varfëria tek të moshuarit mund të rritet, për shkak se njerëzit tani po punojnë të siguruar për periudha më të shkurtra kohore.
“Ka të ngjarë, që në të ardhmen, më shumë njerëz do të marrin pensione të pjesshme, pensione sociale ose të mbeten pa pension, për shkak të kohëzgjatjes së pamjaftueshme të kontributit. Shkalla e zëvendësimit mund të ulet dhe kjo rrit shqetësimet për kërcënimin e varfërisë tek të moshuarit.
Ndërsa në vitin 2012, personat që dolën në pension kishin kontribuar mesatarisht për 35 vjet, ata që dolën në pension në vitin 2022 kontribuuan mesatarisht për 27 vjet”, thotë FMN.
Shqipëria dhe Kosova, me të ardhurat më të ulëta për frymë në Europë, sipas fuqisë blerëse
Të dhënat e tjera të FMN-së tregojnë se Shqipëria dhe Kosova vijojnë të mbeten të fundit në Europë në treguesin e të ardhurave për frymë të matur sipas barazisë së fuqisë blerëse, të matur në dollarë ndërkombëtarë.
Në vitin 2023, ky tregues për Shqipërinë ishte 19.5 mijë dollarë ndërkombëtare (treguesi eliminon diferencat në çmime midis shteteve). Shqipëria lë pas Kosovën, që e ka këtë tregues 15.8 mijë dollarë.
Nivelin më të lartë të të ardhurave për frymë në rajon, sipas barazisë së fuqisë blerëse e ka Mali i Zi, në 28 mijë dollarë ndërkombëtarë, e ndjekur nga Serbia, me 26 mijë dhe Maqedonia e Veriut, me 21.4 mijë.

Monitor
j.l./ dita

Dmth shteti ka marre fund. Nuk eshte paradoks o kazan eshte rrjedhoje logjike e vjedhjeve qe bejne pushtetaret. Po ti shtoshe ketije buxheti leket e Beqes te mjeksia leket e plerave te tigrit qe I fshihnte te tubat e ajrimit te dashnoreve, leket e bujqesise, leket e Ballukut te rruget, leket e …., ne dalime ne krye. FMN I di mire sepse ato I kane dhene leket. KM dje kerkoje te tjera leke por asnje nuk u pergjigje. KM mburret qe I kemi bere detyrat, ne fakte detyrat jane bere por jane bere gabim. Dhe kur detyrat behen gabim mesuesi te ngele ne klase, sic kemi ngelur ne, qe cdo vite zbresim nga nje vende me poshte.
Fiks fare, si me thone jam zone kaps keq, po mjes per mjes boj kai mut t’modh, sa kaptina e Karministrit.
NUK ESHTE PARADOKS POR VES I VJETER I KOMUNISTEVE PER TE MANIPULUAR ME SHIFRAT
Keshtu manipulonte Stalini me industrializimin e ekonomise ne periudhen 1923 – 1933 kur la pirgje me njerez te vdekur nga uria qe kapen shifra te llahtarshme, keshtu manipulonte me Enveri me shifrat ekonomike kur fitoi cmimin e pare per ushqimin ne Bote kur shqyptaret po vdisnin nga uria me tollona dhe bunkere,
KESHTU MANIPULON ME RRITJEN EKONOMIKE EDI RAMA QE I KA MBETUR GDP PER FRYME NE VEND NUMERO QE NGA KOHA E QEPES E ENVERIT
sepse:
Shifra e GDP per fryme ne vitin 2023:
“… Në vitin 2023, ky tregues për Shqipërinë ishte 19.5 mijë dollarë ndërkombëtare…”
Eshte i manipuluar keq, sepse dollare nderkombetare nuk ekzistojne, ka dollare amerikane, kanadeze, australiane etj, qe jane valuta te ndryshme dhe shifra e GDP per fryme 19,5 mije dollare amerikane USD (me kete valute punojne FMN dhe BB) eshte perllogaritur sipas metodikes statistikore “Purchasing power parity (PPP)” dhe nuk tregon realisht Prodhimin Kombetar nominal per te bere krahasime te nje shteti me periudha te kaluara, por per te krahasuar shtete te ndryshme duke reduktuar artificialisht diferencen e cmimeve, ja sa eshte GDP/capita nominale e Shqypnise per vitin 2023 sipas Bankes Boterore: $6,643 sipas linkut me poshte:
https://www.worldometers.info/
Vendin e pare e ze Luksemburgu me GDP/capita: $127,046 dhe vini re se keto te ardhura te papara te Luksemburgut me te vogel se Shqypnia vijne ne buxhetin e shtetit jo nga ndertimi i kullave te droges, por nga prodhimi i celikut dhe i industrive te tjera me teknollogji te larte
dhe:
Ne vitet me te mira ekonomike te Enverit, ne periudhen 60-70 te shek. te kaluar kjo eshifer ishte afro 5 mije dollare per fryme te popullsise dhe popullsia e bllokuar rreth telave me gjemba si skllever me pune te detyruar ishte afro 3 milion banore
KETO JANE SHIFRAT E ENVERIT DHE EDVINIT QE NUK DUAN KALLAUZ PER GDP
Ja edhe nje link origjinal:
https://data.worldbank.org/indicator/NY.GDP.PCAP.CD
Të gjitha vendet dhe ekonomitë
Vendi Viti më i fundit Vlera më e fundit ne USD
Afganistan 2021 355.8
Shqipëria 2023 6,810.1
Kosova. 2022 5,340.3
Algjeria 2023 4,342.6
Andorra 2022 41,992.8
Angola 2022 3000.4
Argjentina 2022 13,650.6
Armenia 2022 7,018.1
Aruba 2023 33,300.8
……………
Norvegjia 2023. 106,177.
……………
SHBA. 2023. 76,329.6
…………….
Luksemburgu 2022 125,006.0