Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Paralajmërimet e Trump për tarifat, Macron: BE do ngrihet në këmbë nëse i preken interesat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Paralajmërimet e Trump për tarifat, Macron: BE do ngrihet në këmbë nëse i preken interesat
BoteLajmi i fundit

Paralajmërimet e Trump për tarifat, Macron: BE do ngrihet në këmbë nëse i preken interesat

Published: February 4, 2025
Shpërndaje

Presidenti francez, Emmanuel Macron është shprehur se Bashkimi Evropian do të reagojë nëse do t’i preken interesat nga paralajmërimi i Donald Trump për tarifat e produkteve të importit.

“BE-ja do të ngrihet në këmbë nëse synohen interesat e saj”, ka thënë Emmanuel Macron, ndërsa liderët e bllokut kërkuan bisedime, por edhe një përgjigje të fortë nëse është e nevojshme, në përgjigje të paralajmërimeve të Donald Trump për të vendosur tarifa.

“Nëse sulmohen interesat tona tregtare, Evropa, si një fuqi e vërtetë, do të duhet të respektohet dhe për këtë arsye të reagojë”,tha presidenti francez pas takimit me liderët e tjerë në Bruksel.

- Publicitet -

“Zgjedhjet dhe deklaratat e fundit nga administrata e presidentit të ri të SHBA po e shtynin BE-në të jetë më e bashkuar dhe më aktive për t’iu përgjigjur çështjeve të sigurisë kolektive”, tha ai.

Po ashtu, edhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se BE-ja ishte mjaft e fortë për të reaguar ndaj çdo takse tregtare të SHBA-së, por qëllimi duhet të jetë që bashkëpunimi.

Shefja e politikës së jashtme të bllokut, Kaja Kallas, tha se “nuk do të kishte fitues në një luftë tregtare”.

Evropa dhe SHBA kanë nevojë për njëra-tjetrën, tha ajo, ndërsa kryeministri polak, Donald Tusk, tha se një luftë tregtare “do të jetë një gabim i plotë dhe duhet bërë gjithçka që është e mundur për të ndaluar aleatët që luftojnë përballë një kërcënimi rus ose kinez”.

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, tha se Kopenhaga në përgjithësi nuk do të mbështeste kurrë aleatët luftarakë, por nëse administrata Trump vendos tarifa të ashpra ndaj Evropës, lind nevoja për një përgjigje kolektive dhe të fuqishme.

Trump vendosi tarifa të larta për mallrat e importuara nga Kanadaja, Meksika dhe Kina, duke shkaktuar hakmarrje nga të tre vendet. Ai tha të dielën mbrëma, se tarifat e reja ndaj BE-së “do të ndodhin patjetër”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  • ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  • Pse humbi Trump, sipas vetë Trump-it
  • Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  • Detajet e terrorit në zemrën e qytetit historik

Komentet e Fundit

  1. Valdrin on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  2. Luan on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  3. Vlora 97 on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  4. Dajti on Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  5. Ethem Lalaj on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?