Presidenti amerikan Trump paralajmëroi Rusinë me sanksione të ashpra për shkak të sulmeve që po vazhdojnë ndaj Ukrainën.
Në një postim në rrjetin social Truth Social Presidenti shkruante se:
“Bazuar në faktin se Rusia po ‘godet rëndë’ Ukrainën në fushën e betejës, po konsideroj mundësinë për të vendosur sanksione të fuqishme bankare, sanksione të tjera dhe tarifa në shkallë të gjerë ndaj Rusisë derisa të arrihet një armëpushim dhe të arrihet një marrëveshje përfundimtare për paqe”.
Presidenti i bëri thirrje gjithashtu Rusisë dhe Ukrainës të ulen menjëherë në tryezën e bisedimeve, përpara se të jetë tepër vonë, siç tha ai.
Ndërkohë Trump po vazhdon të ushtrojë presion mbi Kievin për të nënshkruar marrëveshjen për mineralet e ralla. Të enjten ai tha gjithashtu se Moska ishte gati për një marrëveshje për dhënë fund luftës, e cila nisi me sulmin rus ndaj Ukrainës, në vitin 2022.
Trump po ashtu u dërgoi një mesazh vendeve anëtare të NATO-s, duke i kërcënuar se “nëse nuk paguanin, ai nuk do t’i mbronte”.
Ai shpalosi vizionin e tij se si do të ndërmjetësonte paqen mes dy vendeve fqinje.
“Mendoj se Ukraina dëshiron të bëjë një marrëveshje, pasi sipas meje, ata nuk kanë asnjë zgjedhje tjetër”, tha ai. “Mendoj gjithashtu se edhe Rusia dëshiron të bëjë një marrëveshje, sepse sipas asaj që di vetëm unë, as ata nuk kanë zgjidhje tjetër”.
Presidenti Trump tha se do të takohej me Presidentin rus Vladimir Putin në Arabinë Saudite “ndoshta pas një muaji e gjysmë”.
Më herët gjatë ditës, i dërguari i posaçëm i Presidentit Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, tha se ai do të shkonte në Arabinë Saudite për t’u takuar me përfaqësues të Ukrainës për bisedime rreth një armëpushimi për të ndalur sulmin rus.
“Tashmë jemi në diskutime për të koordinuar një takim me ukrainasit në Riad, apo me gjasë në Xhedah”, tha Steve Witkoff. “Ajo çka duam të arrijmë është një marrëveshje-kornizë për paqe si dhe një armëpushim fillestar “, shtoi ai.
Zoti Witkoff tha se Presidenti Trump mendon se Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e ka ndrequr gabimin pas përplasjes mes dy udhëheqësve në Shtëpinë e Bardhë të premten e kaluar.
“Ai (Presidenti) mendon se letra e Zelenskyt, (ku e quan përplasjen në takim në Shtëpinë e Bardhë, për të ardhur keq) ishte një hap i parë shumë pozitiv. Në të kërkohej falje. Kishte një pranim se Shtetet e Bashkuara kanë bërë shumë për Ukrainën dhe një ndjenjë mirënjohjeje”, tha zoti Witkoff.
Ndërkohë të enjten Presidenti Zelenskyy ishte në Bruksel me udhëheqësit evropianë për bisedime urgjente.
“Ne do të armatosemi më shpejt, në mënyrë më të zgjuar dhe më efikase sesa Rusia”, tha Kryeministri polak Donald Tusk, i cili mban presidencën e rradhës të Bashkimit Evropian.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen mori vendim të lehtësojë rregullat mbi buxhetit, në mënyrë që vendet të mund të shpenzojnë shumë më tepër për mbrojtjen. Gjatë takimit të nivelit të lartë 27 vendet anëtare u inkurajuan të investojnë rreth 863 miliardë dollarë për mbrojtjen, gjatë katër viteve të ardhshme.
“Ne jemi shumë mirënjohës që nuk jemi vetëm dhe këto nuk janë vetëm fjalë”, tha zoti Zelenskyy. “Ne e ndjejmë këtë gjë dhe kjo është shumë e rëndësishme”, shtoi ai.
Macron parashikon ‘hapa vendimtarë’
Para bisedimeve të nivelit të lartë Presidenti francez Emmanuel Macron tha se anëtarët e BE-së do të “ndërmarrin hapa vendimtarë përpara”, ndërsa shprehu shqetësime lidhur me ndryshimet në mbështetjen amerikane për Ukrainën nën administratën e re Trump.
“E ardhmja e Evropës nuk duhet të vendoset në Uashington apo Moskë”, tha zoti Macron.
Ministri francez i Mbrojtjes Sebastien Lecornu tha të enjten se Franca po ndan informacione zbulimi me Ukrainën, një vendim që pasoi njoftimin e Shtetet e Bashkuara se kishte ndërprerë shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës me Kievin.
Drejtori i CIA-s John Ratcliffe tha të mërkurën se për momentin Shtetet e Bashkuara nuk po ndajnë informacione zbulimi me Kievin, por shtoi se kjo gjë mund të mos zgjasë, pas pohimeve të zotit Zelenskyy, se Ukraina ishte gati për bisedime paqeje me Rusinë.
Në fillim të javës Presidenti Trump urdhëroi Shtetet e Bashkuara të pezullojnë ndihmën ushtarake për Kievin, një vendim që pasoi takimin e tij të tensinuar në Shtëpinë e Bardhë me zotin Zelenskyy javën e kaluar.
Që nga fillimi i luftës në vitin 2022, Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Ukrainës informacione të konsiderueshme zbulimi, përfshirë informacione thelbësore që nevojiteshin për të goditur forcat ruse.
Arritja e një marrëveshje paqeje mund të jetë e vështirë. Ukraina ka kërkuar prej kohësh një rikthim tek kufijtë e saj të njohur ndërkombëtarisht të para vitit 2014, përpara se Moska të pushtonte Gadishullin e Krimesë.
Aktualisht Rusia kontrollon një të pestën e territorit ukrainas, përfshirë pjesën më të madhe të lindjes së Ukrainës, dhe është zotuar që mos i kthejë Kievit asnjë pjesë të këtij territori.
Disa informacione për këtë artikull janë marrë nga ‘Associated Press’, ‘Agence France-Presse’ dhe ‘Reuters’.
Ky trap cfare thote sot e mohon neser
@Tani,
Korrigjo fjalorin se TRAPIN injorant dhe arrogant ju shqyptaret si gjela maje plehut e keni zgjedhur vazhdimisht te pakten per keto 13 vjet, ai quhet Edi Rama qe e ka me shume se gjysmen e qeverise ne burg dhe arrati, qe shkoi dhe korruptoi edhe FBI si nje TRAP i vertete dhe qe po shet cdo llokme te Vatanit per pushtet, ne dallim nga Trumpi i SHBA qe tallesh dhe intimidon ti me gjuhe te papranueshme per nje shqyptar qe ka harruar se ekzistencen e tij ka pikerisht nga ky komb madh qe quhet SHBA ne histori.
SANKSIONET PER PUTININ TREGOJNE SE TRUMP DO PAQE TE MENJEHERSHME DHE SHKERMOQEN TEZEN PREJ BUDALLI SE PRESIDENTI TRUMP NUK ESHTE SPIUN I RUSISE SIC TRUMBETONIN BAJGAT E ENVERIT NE KETE FORUM
Presidenti Trump PAQEN ne Ukraine e kishte parrullen kryesore ne fushaten elektorale, prandaj ajo qe thua ti “…Ky trap cfare thote sot e mohon neser…” tregon vetem per nivelin tend dhe asgje tjeter sepse ai po zbaton pikerisht ate qe u ka premtuar amerikaneve perpara se ta zgjidhnin me voten e tyre jo vetem elektorale, por edhe popullore si kurre me pare ne historical.
Me nje fjale kjo qe po ben Trampi
eshte si nje lloj Non Grata financjare ndaj Putinit..
.pra nuk kemi ndonje gje te re qe nga Biden Time…
.Qofsha i gabuar por per Putinin dhe Salinin keto 2 non gratat e Amerikes po deshtojne
..Afati per armepushim sipas
zotimit te Trampit ne dhjetor ka kaluar…pra ka deshtuar….
Nuk kemi degjuar qe Presidenti Trump te kete shitur llokma territori apo falur ndonje port tregetar te SHBA, perkundrazi po rikthen ate qe u kane grabitur te tjeret me shume dipllomaci dhe zgjuarsi, me parrullen:
MAKE AMERICA GREAT AGAIN!
ne dallim nga TRAPI shqyptar injoranti bojaxhi Edi Rama qe po gelltit MUTIN qe ka jashteqitur per Presidentin Trump bashke me BAJGAT e Enverit per te shitur cdo llokme te Vatanit per te asgjesuar Shqypnine.
Habitem me disa administrata amerikane qe akoma quajne Krimene si nje pushtim rus…Po te jete per pjese te tjera ku luftohet ,,ok Por Krimeja jo vetem eshte e Rusise por nuk u shkrep asnje arme por kaloi me refrendum,,,Ai qe e dinte sakte punen e Krimese ishte djali I Hryshovit ( i ndjere) Sergei Khrushchev(Hryshov) ishte qytetar amerikan qe nga 1991 -2022 kishte nje dinjitet dhe sinqeritet te admirueshem qe eshte oponent i forte kunder poltikes amerikane ne Ukraine dhe ndiqeni materialin e meposhtem ( falje per mos perkthimin por dhe nje PERSON me tetevjecare mund ta fuse ne Google PA PROBLEM
SHOE ON THE TABLE
04.02.14 5:45 AM ET
Khrushchev’s Son: “Russia Will Never Surrender”
Sergei Khruschev, the son of the Soviet leader who gave Crimea to Ukraine, says that his father never intended to separate Crimea from Russia and Russia will never give it back.
When Soviet leader Nikita Khrushchev transferred Crimea to Ukrainian control in 1954, it was simply for logistical and symbolic reasons, according to his son Sergei. Now, he swears, Russia will never give it back.
Sergei Khrushchev has been living in the United States since emigrating from the Soviet Union in 1991 and is a naturalized American citizen,