Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Parlamenti Europian: Integrimi i Malit të Zi në BE në rrezik për shkak të krizës politike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Parlamenti Europian: Integrimi i Malit të Zi në BE në rrezik për shkak të krizës politike
AktualitetRajoni

Parlamenti Europian: Integrimi i Malit të Zi në BE në rrezik për shkak të krizës politike

Published: September 20, 2023
Shpërndaje

 

 

Përmes një raporti, deputetët e Parlamentit Europian kanë shprehur keqardhje për ngecjen që Mali i Zi ka bërë në rrugën drejt integrimit në BE si pasojë e krizës së brendshme politike.

Eurodeputetët po ashtu shprehën shqetësim edhe për tentimet për ndërhyrje dashakeqe nga jashtë që sidomos vijnë nga Rusia, Kina dhe Serbia.

Raporti për Malin e Zi u miratua në Komisionin e Politikës së Jashtme të PE-së me 51 vota në favor, tri kundër dhe tetë abstenime.

Në raport u tha se ligjvënësit evropianë mirëpresin vazhdimin e përkushtimit të Malit të Zi për integrim në BE dhe mbështetjen e lartë që ekziston për këtë gjë në opinionin publik.

- Publicitet -

“Eurodeputetët shprehen se dështimi për të ndërtuar konsensus për çështjet e interesit kombëtar dhe mungesa e dialogut ndërpartiak, e kanë vonuar progresin në reformat evropiane dhe e kanë kthyer Malin e Zi në një krizë të thellë institucionale dhe politike”, u tha në njoftimin e lëshuar nga PE-ja pas miratimit të raportit.

Eurodeputetët kanë mirëpritur përshtatjen e plotë që Mali i Zi ka bërë me politikën e jashtme të BE-së, përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës për shkak të pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës.

Raporti është përpiluar nga deputeti kroat, Tonino Picula, i cili ka thënë se ky raport, që është i fundit në këtë mandat të Parlamentit Evropian, dëshmon një ngecje të gjatë të rrugëtimit të Malit të Zi drejt BE-së dhe ekzistimin e një krize të thellë politike në këtë shtet.

“Deputetët presin formimin e një qeverie pro-evropiane sa më shpejt që të jetë e mundur, një Qeveri e cila qartë dhe pa dyshime mbështet politikat dhe vlerat evropiane, në përputhje me pritjet e shumicës domethënëse të qytetarëve të këtij vendi”, tha Picula, që është raportues në PE për Malin e Zi.

Mali i Zi cilësohet si lider në Ballkanin Perëndimor sa i përket procesit të anëtarësimit në BE. Ky vend ka qenë kandidat që nga viti 2010, dhe më 2012 i hapi bisedimet për anëtarësim me Brukselin.

I hapi të gjithë kapitujt e procesit të anëtarësimit, por i mbylli përkohësisht vetëm tre kapituj.

Pavarësisht faktit se vlerësohet si vendi më i avancuar në bisedimet për anëtarësim, që nga viti 2012, Mali i Zi nuk e ka pasur asnjë konferencë ndërqeveritare (që është brenda kornizës së bisedimeve për anëtarësim), për shkak të përparimit të pamjaftueshëm në procesin e reformave, që është hap shumë i nevojshëm për të shënuar përparim në bisedimet për anëtarësim.

Ndryshe, Mali i Zi ka mbajtur të parakohshme parlamentare më 11 qershor. Lëvizja Evropa Tani fitoi më së shumti vota, përkatësisht 26 për qind.

Qeveria e re pritet të formohet nga Millojko Spajiq, do të jetë e treta që nga largimi i Partisë Demokratike të Socialistëve të Millo Gjukanoviqit nga pushteti, në gusht të vitit 2020.

Qeveria e parë e Zdravko Krivokapiqit, e formuar nën ndikimin e Kishës Ortodokse Serbe, zgjati 14 muaj.
Në të, Jakov Millatoviq dhe Millojko Spajiq ishin ministra.

Qeveria e dytë, në krye me Dritan Abazoviçin, u përball pas tre muajsh me votë mosbesimi dhe deri më sot ajo funksionon me mandat teknik.

 

 

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tuneli i Llogarasë, biznesmeni Rrok Gjoka qëndron tre orë në SPAK
  • Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës në fazën e tretë, ARRSH: Më 6-7 gusht aksi bllokohet pas mesnatës
  • E dënuar për lidhje me organizatë terroriste, arrestohet në Sarandë 36-vjeçarja turke
  • Përplasje diplomatike: SHBA i revokon vizën ambasadores së Brazilit
  • Igli Tare grabitet në tren pas ceremonisë mortore të Franco Baresit

Komentet e Fundit

  1. demo on Përplasje diplomatike: SHBA i revokon vizën ambasadores së Brazilit
  2. demo on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  3. Udhetoj me tren neser on Igli Tare grabitet në tren pas ceremonisë mortore të Franco Baresit
  4. Ethem Lalaj on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  5. Brunilda Stefa on SPAK: Padia ne Itali ndaj Dumanit, manovër procedurale

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?