Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pas 10 vitesh marrëveshje bërthamore, rikthehen sanksionet ndaj Iranit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Pas 10 vitesh marrëveshje bërthamore, rikthehen sanksionet ndaj Iranit
BoteLajmi i fundit

Pas 10 vitesh marrëveshje bërthamore, rikthehen sanksionet ndaj Iranit

Published: September 28, 2025
Shpërndaje

Sanksionet gjithëpërfshirëse ekonomike dhe ushtarake të OKB-së janë rivendosur ndaj Iranit, 10 vjet pasi ato u hoqën në një marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare mbi programin e tij bërthamor. Masat e reja kanë hynë në fuqi pasi tre partnerët evropianë të marrëveshjes si, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania aktivizuan një mekanizëm, duke akuzuar Iranin për përshkallëzim të vazhdueshëm bërthamor dhe mungesë bashkëpunimi.

BCC raporton se Irani pezulloi inspektimet e objekteve të tij bërthamore, i cili ishte një detyrim ligjor sipas kushteve të marrëveshjes së vitit 2015. Presidenti i tij, Masoud Pezeshkian tha se vendi nuk kishte ndërmend të zhvillonte armë bërthamore. Pezeshkian e cilësoj rivendosjen e sanksioneve si të padrejtë dhe të paligjshme.

Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit vendosi kufizime mbi instalimet bërthamore të Iranit, rezervat e tij të uraniumit të pasuruar dhe sasinë e kërkimit dhe zhvillimit që ai mund të ndërmarrë. Ai synon t’i lejojë Iranit të zhvillojë infrastrukturën e tij të energjisë bërthamore pa u larguar drejt prodhimit të armëve bërthamore.

- Publicitet -

Irani rriti aktivitetin e tij bërthamor pasi Donald Trump tërhoqi SHBA-në, nga marrëveshja gjatë mandatit të tij të parë si president në vitin 2016. Trump e ka kritikuar vazhdimisht marrëveshjen. Bombardimi i objekteve bërthamore nga SHBA-të dhe Izraeli në qershor kishte për qëllim të përmbyste një pjesë të progresit bërthamor të Iranit, si dhe ta ndëshkonte atë për armatosjen e përfaqësuesve rajonalë që kanë sulmuar vazhdimisht Izraelin.

Ndërsa Trump tha se këto kishin shkaktuar dëme monumentale, të tjerë hodhën dyshime mbi shkallën në të cilën ato kishin penguar programin bërthamor të Iranit. Irani tha se sulmet ndryshuan në thelb situatën dhe e bënë mbështetjen ndërkombëtare për marrëveshjen bërthamore të vjetëruar. Aleatët evropianë që mbeten palë në marrëveshje ende shpresojnë që negociatat do të sjellin një ulje të tensioneve.

“Ne i kërkojmë Iranit të përmbahet nga çdo veprim përshkallëzues. Rivendosja e sanksioneve të OKB-së nuk është fundi i diplomacisë”, thanë ata në një deklaratë të përbashkët.

Bisedimet midis tre vendeve dhe Iranit në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në fillim të kësaj jave dështuan të prodhonin një marrëveshje që do të kishte vonuar rivendosjen e sanksioneve. Ministrat e jashtëm të të ashtuquajturit E3 thanë se nuk kishin zgjidhje tjetër përveçse të aktivizonin procedurën e rikthimit, pasi Irani kishte shkelur vazhdimisht angazhimet e tij.

“Irani nuk i ka autorizuar inspektorët e IAEA-s të rifitojnë aksesin në vendet bërthamore të Iranit, as nuk ka prodhuar dhe transmetuar në IAEA një raport që llogarit rezervat e saj të uraniumit të pasuruar në nivel të lartë”, thuhet në deklaratë.

Në një deklaratë të dielën, Irani tha se nuk i njeh sanksionet të paligjshme dhe të pajustifikueshme. Ministria e saj e jashtme paralajmëroi se çdo veprim që synon të minojë të drejtat dhe interesat e popullit të saj do të përballet me një përgjigje të vendosur dhe të përshtatshme. Ndërkohë që Pezeshkian ka zbutur kërcënimet e mëparshme për tërheqjen e plotë të Iranit nga Traktati i Mospërhapjes, por ka paralajmëruar se një kthim i sanksioneve do t’i vinte negociatat në rrezik. Fuqitë perëndimore dhe IAEA thonë se nuk janë të bindura nga këmbëngulja e Iranit se programi i tij bërthamor ka qëllime thjesht paqësore.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?
  • 60 vjet pas zbulimit të amfiteatrit të Durrësit
  • Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  • Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  • Aksidenti në galeritë e minierës së kromit, vijojnë ende kërkimet për minatorin e bllokuar në Bulqizë

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  2. 1thundrak on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  3. Detari on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. KTH S on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  5. Vl on 50 milionë Euro apartamente të sekuestruara, çfarë ndodh me blerësit?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?