Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pas shkarkimit të ministrit, kthesë tjetër e kryeministres britanike Truss
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Pas shkarkimit të ministrit, kthesë tjetër e kryeministres britanike Truss
BoteKryesore

Pas shkarkimit të ministrit, kthesë tjetër e kryeministres britanike Truss

Published: October 15, 2022
Shpërndaje

Kryeministrja britanike Liz Truss ka njoftuar një ndryshim drastik në politikën e saj financiare: “Prandaj kam vendosur të ruaj rritjen e taksës së korporatës të planifikuar nga qeveria e mëparshme,” tha Truss në një konferencë shtypi. Hë për hë ajo dëshiron t’u përmbahet lehtësirave të tjera tatimore.

“Është e qartë se pjesë të ‘minibuxhetit’ tonë shkuan më tej dhe u zbatuan më shpejt nga sa kishin parashikuar tregjet,” vazhdoi Truss. “Prandaj, mënyra se si e përmbushim misionin tonë tani duhet të ndryshojë. Ne duhet të veprojmë tani për të bindur tregjet për disiplinën tonë fiskale.”

Truss shkarkon ministrin e financave

- Publicitet -

Më parë, Truss-i shkarkoi ministrin e saj të Financave, Kwasi Kwarteng, pas vetëm 38 ditësh në detyrë, pas një takimi krize. “Ata më kërkuan të jepja dorëheqjen si ministër i Financave. Unë pranova,” tha Kwarteng-u. Ai do ta mbështesë Trussin dhe pasardhësin e tij. Idetë e Truss-it janë të duhurat, shkroi ai në Twitter.

Ministri i ri i financave pritet të jetë Jeremy Hunt. Ai ka qenë më parë ministër britanik i Shëndetësisë, më pas Ministër i Punëve të Jashtme nga mesi i vitit 2018 deri në mesin e 2019. Hunt kishte kandiduar vetë verën e kaluar për të pasuar Boris Johnson-in si lider të Partisë Konservatore dhe si kryeministër, por dështoi pas disa raundeve të votimit.

Kwartengu – sakrificë?

Deri tani, qeveria britanike është përqendruar në shkurtimet masive të taksave të financuara nga borxhet. Prej kësaj pritet të përfitojnë edhe personat me të ardhura të larta. Trussi dhe Kwarteng-u argumentuan se kjo do të stimulonte ekonominë, e cila do të çonte në rritje më të madhe dhe rrjedhimisht rritje të të ardhurave tatimore – kështu që reforma do të ishte disi e vetëfinancuar.

Megjithatë, ekspertët dhe tregjet financiare nuk ndajnë këtë mendim. Pas lajmit, kursi i paundit pësoi kolaps. Bankës së Anglisë iu desh të ndërhynte në disa raste dhe të blinte bono qeveritare për të ndaluar rënien e çmimeve dhe për të shmangur kolapsin e fondeve të pensioneve. Rritja e normave të interesit për kreditë për shtëpi ka rënduar krizën e kostos së jetesës për shumë pronarë shtëpish.

Vetëm nëntë për qind e britanikëve e duan Trussin

Qeveria e kishte bërë një kthesë të parë në fillim të tetorit duke iu rikthyer heqjes veçanërisht të diskutueshme të shkallës maksimale të taksës prej 45 për qind. Mediat britanike spekuluan tashmë në disa raste se Truss-i mund ta bënte Kwarteng kurban dhe kështu të përpiqej të shpëtonte kokën e saj.

Kryeministrja Truss, e cila nuk erdhi në pushtet pas zgjedhjeve të rregullta, por përmes një procesi të brendshëm përzgjedhjeje brenda partisë konservatore konservatore, është vetë e kritikuar shumë, edhe brenda radhëve të partisë së saj. Sipas një shkrimi të “Times” të publikuar në mëngjes, drejtuesit konservatorë po diskutojnë për zëvendësimin e saj.

Ata do të kishin mbështetjen e shumicës së britanikëve për këtë. Sipas një sondazhi të cituar nga “Times”, vetëm nëntë për qind e tyre duan ta mbajnë Trussin në krye të qeverisë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • ?+ says:
    October 15, 2022 at 7:09 am

    truss = margaret thaçër e re

    mos i besoni plehrave

    poshtë imperializmi anglez

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shkencëtarët paralajmërojnë për një “Super El Nino” në fillim të dimrit
  • Ndërruan jetë pas aksidentit në Durrës, publikohet foto e dy prej viktimave
  • Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?
  • Zjarret në vend: 25 vatra në 24 orë, 4 ende aktive, vijon beteja në Dajt, Priskë, Mirditë eTërbun
  • “Në shënjestër bazat amerikane në Bullgari dhe Qipro”, FT: Irani kërcënon zgjerimin e luftës në Evropë

Komentet e Fundit

  1. Analiza on Anatomi e një rendi të rënë
  2. ? on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  3. demo on Sa duhet t’i qëndrojë besnik filmi një kryevepre letrare?
  4. Dashi on Politika britanike ndaj Ballkanit me kryeministrin e ri dhe sekretet nga balta e Danubit
  5. xxx on Turisti 20-vjeçar gjendet i vrarë në një shezlong në Ksamil

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?