Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pasojat e kolesterolit të lartë, ja cilat janë disa nga ushqimet që e mbajnë nën kontroll
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pasojat e kolesterolit të lartë, ja cilat janë disa nga ushqimet që e mbajnë nën kontroll
AktualitetShendetesi

Pasojat e kolesterolit të lartë, ja cilat janë disa nga ushqimet që e mbajnë nën kontroll

Published: May 8, 2023
Shpërndaje

 

Kolesteroli është një substancë natyrale që prodhohet nga vetë organizmi i njeriut. Pjesa më e madhe e kolesterolit në gjakun tonë, rreth 75 për qind e tij prodhohet në mëlçi dhe pjesa e mbetur vjen nga ushqimet që konsumojmë çdo ditë. Tashmë të gjithë e dimë se nivelet e larta të kolesterolit në gjak nuk janë të mira për shëndetin tonë. Po ashtu dihet se nivelet e duhura të kolesterolit në fakt luajnë një rol jetik për mbrojtjen e qelizave dhe prodhimin e hormoneve. Pjesa dërrmuese e të rriturve vuajnë nga nivelet e larta të kolesterolit në gjak, megjithatë shumë pak prej tyre e dinë. Kjo për shkak të faktit se zakonisht niveli i lartë i kolesterolit nuk prodhon asnjë simptomë klinike, madje edhe kur nivelet e tij janë shumë të larta. Prania e tij shkakton forcim të arterieve dhe çon deri në bllokim të tyre. Kjo e kufizon rrjedhjen normale të gjakut nëpër arterie dhe mund të çojë në probleme të tilla serioze, siç janë: sulmi në zemër, ose goditje në tru

Konsumimi i produkteve të duhura ushqimore ndihmon për mbajtjen nën kontroll të vlerave të larta të kolesterolit, e për pasojë edhe të ndërlikimeve që mund të vijnë prej tij, kjo veçanërisht në reduktimin e rrezikut për sëmundje të zemrës.

- Publicitet -

Në dietat e shëndetshme duhet të përfshihet kufizimi i yndyrave shtazore, i sheqernave, brumërave dhe sidomos fast-foode-ve. Duhen përdorur sa më shumë perime dhe fruta të freskëta. Këshillohet kufizimi i mishrave të kuq dhe përdorimi i gjerë i peshkut dhe pulës. E rëndësishme është edhe shpërndarja e ushqimit në disa vakte.

Ndër ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit janë: thjerrëzat, bizelet, arrat, dardhat, vaji i ullirit, domatet, avokadot, si dhe çajrat e ndryshme.

 

Thjerrëzat

Një arsye për t’i dashur thjerrëzat është fakti që ato përmbajnë fibra që ulin kolesterolin. Fibrat tek thjerrëzat formojnë një substancë ngjitëse që bllokon kolesterolin dhe ndihmon në largimin e tij nga trupi. Thjerrëzat dhe kushërirat e tyre fasulet kanë një reputacion shumë të mirë si mbrojtës të zemrës.

 

Bizelet

Këto bishtajore jeshile me një shije pak të ëmbël dhe të shkrifët kanë shumë proteina dhe janë të pasura në fibra dhe isoflavonoide, përbërës bimor i cili ul ndjeshëm nivelin e kolesterolit në gjak. Për të gatuar bizele të freskëta i zieni ato në ujë me kripë 3-5 minuta, ftohini duke i hedhur në ujë të akullt dhe pastaj kullojini. Shumë supermarkete i shesin të ngrira.

 

Arrat

Rreth 80 për qind e kalorive tek arrat vijnë nga yndyrat, por bëhet fjalë për yndyrat e pangopura të shëndetshme dhe jo ato dhjamosëse. Arrat kanë gjithashtu sterol bimor, substancë e cila bllokon përthithjen e kolesterolit. Me këto avantazhe, arrat janë një dietë e shëndetshme natyrore për zemrën. Është mirë që të konsumohen përditë nga pak. Arrat, bajamet, lajthitë janë të gjitha të mira. Nuk përjashtohen as kikirikët.

 

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit nuk ndihmon vetëm për t’i dhënë shije ushqimit. Yndyrat e pangopura të gjendura në vajin e ullirit (si dhe vaji i arrës) ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit LDL pa ndikuar tek HDL. Mundohuni të përdorni dy lugë gjelle çdo ditë në vend të vajrave të tjerë.

 

Dardhat

Janë të freskëta, të ëmbla dhe tuli i tyre i mbushur me fibra natyrale, shumica e tyre në formën e pektinit, që ndihmon në uljen e vlerave të LDL-së. çuditërisht dardhat e freskëta përmbajnë më shumë pektin sesa mollët. Pektin lidhet me kolesterolin dhe e nxjerr atë jashtë trupit para se të thithet prej tij. Një dardhë mesatare ju siguron 16% të vlerës ditore të rekomanduar për fibrat. Fruta të tjera të pasura me pektinë janë mollët, bananet, portokallet dhe pjeshkët. Dhe, mos u lodhni t’i qëroni dardhat. Lëkura e tyre është e pasur gjithashtu me fibra. Kështu që thjesht lajini para se t’i hani.

 

Çaji

Një filxhan çaji ju ndihmon më shumë seç mund të mendohet në një ditë stresuese.Çaji i zi dhe ai jeshil ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit. Çaji jesh është përgatitur nga gjethe të pafermentuara, ndërsa çaji i zi nga gjethe të fermentuara të së njëjtës bimë. Kërkuesit besojnë se antioksidantët që përmban çaji janë të lidhur drejtpërdrejt në efektin e uljes së kolesterolit.

 

Domatet

Kur hani makarona, bëni mirë t’i kërkoni ato me salcë domateje, në mënyrë që të mbani nën kontroll kolesterolin. Domatet janë shumë të mira për uljen e kolesterolit LDL. Kërkimet tregojnë se përbërësit e saj thithen lehtë nga trupi, kështu që mund të përdorni lëngun e domates ose të shtoni domate në gjellën tuaj pa problem.

 

Avokadot

Avokadot përmbajnë sasi të mëdha të acidit oleik, yndyrë e pangopur e shëndetshme, që ndihmon në rritjen e kolesterolit të mirë dhe uljen e kolesterolit të dëmshëm. Avokadot janë gjithashtu të pasura në fibra dhe të një tjetër përbërësi bimor të quajtur beta-sitosterol, të cilët mbajnë nën kontroll kolesterolin.

 

 

p.k\dita 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?