Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PE shpreh shqetësim për dhunën në protesta dhe përdorimin e tepruar të forcës nga policia
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > PE shpreh shqetësim për dhunën në protesta dhe përdorimin e tepruar të forcës nga policia
Aktualitet

PE shpreh shqetësim për dhunën në protesta dhe përdorimin e tepruar të forcës nga policia

Published: October 19, 2026
Shpërndaje

Dy përfaqësues të Parlamentit Europian dënuan aktet e dhunës dhe shkatërrimin e pronës gjatë protestave kundër qeverisë në Shqipëri, por shprehën gjithashtu shqetësim serioz për raportimet mbi përdorimin e tepruar të forcës policore ndaj demonstruesve.

Kryetari i Delegacionit të Parlamentit Europian për Marrëdhëniet me Shqipërinë, Marco Tarquinio, dhe raportuesi i përhershëm për Shqipërinë, Andreas Schieder, shprehën të hënën shqetësim të thellë për përshkallëzimin e dhunës gjatë protestave kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke dënuar sulmet ndaj institucioneve dhe pronës, si dhe duke kërkuar përmbajtje nga forcat e rendit.

Në një deklaratë të përbashkët të publikuar më 19 tetor në Bruksel, dy eurodeputetët dënuan përshkallëzimin e dhunshëm të protestave, sulmet ndaj institucioneve publike dhe shkatërrimin e pronës publike e private.

- Publicitet -

“U bëjmë thirrje protestuesve të tregojnë përmbajtje maksimale dhe të shmangin çdo akt dhune, pasi veprime të tilla nuk kontribuojnë në zgjidhjen e situatës dhe nuk kanë vend në demokraci”, thuhet në deklaratë.

Megjithatë, përfaqësuesit e Parlamentit Europian ngritën shqetësime edhe për sjelljen e forcave të rendit gjatë përballjes me demonstruesit.

“Shprehim gjithashtu shqetësim serioz për raportimet mbi përdorimin e tepruar të forcës policore ndaj protestuesve”, theksuan ata, duke u bërë thirrje autoriteteve të tregojnë vetëpërmbajtje.

Tarquinio dhe Schieder kërkuan që institucionet përgjegjëse të bëjnë gjithçka për të identifikuar dhe vendosur përpara përgjegjësisë autorët e çdo akti dhune, përfshirë rastet e përdorimit të tepruar të forcës nga policia.

Deklarata vjen pas gjashtë ditësh protestash të njëpasnjëshme në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, gjatë të cilave mijëra të rinj kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protestat janë shoqëruar me përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë, përdorimin e gazit lotsjellës dhe arrestime të shumta, ndërsa janë raportuar gjithashtu dëmtime të institucioneve, bizneseve dhe pronës private.

Dy eurodeputetët theksuan se liria e tubimit paqësor dhe e shprehjes janë të drejta themelore, të mbrojtura nga Karta e të Drejtave Themelore e Bashkimit Europian dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut.

“Protestuesit, në këtë rast të rinjtë, kanë të drejtë të shprehin pikëpamjet e tyre, veçanërisht për çështje që ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhmen e tyre”, thuhet në deklaratë.

Ata u kërkuan autoriteteve shqiptare të garantojnë ushtrimin e lirë të së drejtës së tubimit dhe protestës paqësore, ndërsa bënë thirrje për një dialog konstruktiv dhe të sinqertë mes të gjitha palëve, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje që adreson pakënaqësitë e shprehura nga protestuesit.

Në përfundim, Tarquinio dhe Schieder e lidhën respektimin e shtetit të së drejtës me perspektivën europiane të Shqipërisë.

“Respektimi i shtetit të së drejtës mbetet kriteri themelor dhe kusht i detyrueshëm për përparimin e Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian”, përfundon deklarata.

Në foto: Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder | Foto: LSA

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    October 19, 2026 at 1:59 pm

    Mbylljani dyert e Bruxelit Edi Rames.Kaq duhet te beni.Eshte me efektive se te luani priftin perdellyes.
    Asnje prift,Asnje kishe nuk i ka dhene fund konflikteve keto 2 mije vjet.
    Kisha ngushellon,NUK SHERON.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 06 nëntor 2026
  • VIDEO: “Hiqe dorën”, Flamur Noka sulmon gazetarin në studio
  • BE i kërkon zyrtarisht qeverisë shqiptare të shfuqizojë ndryshimet ligjore që i hapën rrugën ndërtimit në Zvërnec
  • PËRJETËSIMI I PËRDITSHMËRISË
  • Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel

Komentet e Fundit

  1. Etem Tralalaj on A e kërcënoi Veliajn? Rama thyen heshtjen për akuzat: Është e parëndësishme
  2. K R on Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel
  3. Ethem Tralalaj on Ishte aq i fshehtë sa kjo i mori jetën: Kush është personi në këtë foto të arkivës së ish-Sigurimit, historia e pabesueshme e 1950
  4. Vlora 97 on Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel
  5. demo on A e kërcënoi Veliajn? Rama thyen heshtjen për akuzat: Është e parëndësishme

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?