Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka shpallur listën e aplikuesve të radhës që do t’u nënshtrohen kontrolleve në Komisionin Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMACP), për lidhjen, apo vijimsinë e përfitimit të pensioneve të invaliditetit. Për muajin gusht, janë konfirmuar 264 individë, të cilët në datat e përcaktuara do të duhet të paraqiten për të kryer kontrollet përkatëse, rezultatet e të cilave do të konfirmojnë dhënien, ose refuzimin e pagesave të invaliditetit.
Listën e detajuar te personave që do të kalojnë në komision për këtë lloj pagese e gjeni të plotë në vijim të shkrimit, ku për secilin prej tyre, jepet e specifikuar edhe data se kur do të kryejnë ekzaminimet përkatëse. Autoritetet e sigurimeve shoqërore bëjnë me dije se nëse këta nuk do t’i nënshtrohen kontrollit mjekësor sipas rregulloreve të përcaktuara, nuk do të mund të marrin, apo rimarrin pensionin e invaliditetit.
Personi që bëhet i paaftë merr pension invaliditeti, kur ka plotësuar periudhën minimale të sigurimit dhe për çdo arësye, veç aksidentit në punë ose sëmundjes profesionale. Ai e merr këtë pension kur bëhet i paaftë për çdo veprimtari ekonomike, si dhe kur ka gjymtime të forta dhe dëmtime fizike (duke përfshirë verbimin).
Invaliditeti caktohet nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP). Në vendimin e tij shënohen shkaqet e invaliditetit, koha e fillimit të tij, si dhe shkalla e humbjes së aftësisë në punë. Periudha minimale e sigurimit për pension invaliditeti është sa 3/4 e diferencës së moshës së personit të siguruar në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç dhe në 5 vitet e fundit para lindjes së të drejtës të ketë së paku 12 muaj sigurim shoqëror. Personi, që është në kushtet e invaliditetit të plotë, por që nuk plotëson periudhën minimale të sigurimit, ka të drejtë për pension invaliditeti të reduktuar, në masën që rezulton nga raporti i periudhës së tij të sigurimit me periudhën e duhur për pension të plotë invaliditeti, ose edhe pension të pjesshëm sipas kushteve të përcaktuara. Personi që përfiton pension për invaliditet, kur plotëson moshën, ka të drejtë të kërkojë pension pleqërie, nëse ky do të jetë më i favorshëm për të
Kundër Vendimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë të nivelit të parë, personi mund të bëjë ankim brenda 30 ditëve në Komisionin Epror Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë. Ankimi paraqitet në formën e parashikuar me Vendim të Këshillit të Ministrave. Vendimi i Komisionit Epror është i formës së prerë.
Kur përfituesi i një pensioni invaliditeti bëhet fizikisht ose psikikisht i paaftë dhe ka nevojë për një kujdesje të vazhdueshme të një personi tjetër, atij i jepet një pagesë shtesë prej 15 përqind të bazës së vlerësuar neto. Nevoja për kujdesje të vazhdueshme e një personi tjetër përcaktohet nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë. Një person i siguruar i paaftë, që merr pension invaliditeti, sipas nenit 35, dhe që ka në ngarkim fëmijët deri në moshën 18 vjeç, ose kur këta studiojnë apo janë të paaftë për punë deri në moshën 25 vjeç, merr një të ardhur shtesë familjare për çdo fëmijë në masën 5 përqind të pensionit bazë, por jo më shumë se 30 përqind.
Shuma e pensionit të invaliditetit të plotë llogaritet në të njëjtën mënyrë si pensioni i pleqërisë. Sipas kushteve të vendosura, shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se 75 për qind e pagës minimale neto në shkallë vendi.
LISTA E PERSONAVE QE DO TE PARAQITEN NE KMCAP EPROR PER MUAJIN GUSHT 2023
p.k\dita
