Në mbledhjen e jashtëzakonshme të gjyqtarëve të mbajtur këtë të enjte, gjyqtari Gerd Hoxha prezantoi një sërë propozimesh për masa urgjente që synojnë forcimin e sigurisë në ambientet gjyqësore, pas ngjarjeve tronditëse që kanë vënë në alarm sistemin e drejtësisë.
Një ndër kërkesat kryesore të hedhura për diskutim ishte heqja e menjëhershme e shërbimeve të policisë private nga ruajtja e gjykatave, duke argumentuar se këto kompani janë të papërshtatshme për të garantuar mbrojtje efektive.
Sipas gjyqtarëve, përvoja ka treguar se efektivët privatë janë të patrajnuar, të pajisur dobët, të keqpaguar dhe të pambështetur institucionalisht, duke sjellë një rrezik serioz për integritetin fizik të gjyqtarëve dhe funksionimin normal të institucioneve të drejtësisë.
Në vend të tyre, propozohet që Policia e Shtetit dhe ajo e Burgjeve të marrin në ruajtje të plotë të gjitha gjykatat në vend, 24 orë në ditë, gjatë gjithë vitit.
Propozimet përfshijnë edhe ngritjen e një force të posaçme për sigurinë gjyqësore, pajisje të gjykatave me skanera dhe detektorë metalikë, si dhe miratimin urgjent të rregulloreve të sigurisë në çdo institucion gjyqësor.
Propozim për masa urgjente për sigurinë në sistemin gjyqësor
Nisur nga situata aktuale dhe rreziqet e rënda që po i kanosen sistemit të drejtësisë dhe trupës gjyqësore, propozohet që:
a) T’u bëhet thirrje për përgjegjshmëri publike të gjithë aktorëve institucionalë, politikë dhe mediatikë, për të ndalur nxitjen e gjuhës së urrejtjes ndaj gjyqtarëve. Pa respekt dhe mbrojtje reale të tyre, nuk mund të ketë drejtësi të pavarur, shtet ligjor dhe as besim të qytetarëve në sistemin gjyqësor.
b) T’i kërkohet Qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë të ndërhyjnë urgjentisht në ligjet që rregullojnë funksionimin e sistemit gjyqësor, konkretisht për:
-
rritjen e sigurisë në vendin e punës;
-
garantimin e jetës, shëndetit dhe pronës së gjyqtarëve dhe punonjësve të gjykatave;
-
uljen e ngarkesës së punës, rritjen e cilësisë së gjykimeve dhe shkurtimin e kohës për përfundimin e proceseve gjyqësore.
c) T’i kërkohet Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), në bashkëpunim me Qeverinë dhe Kuvendin e Shqipërisë, që brenda 6 muajsh të përcaktojë vendin për ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë, ku do të sistemohen Gjykata e Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit dhe prokuroritë respektive. Afati maksimal për ndërtimin dhe dorëzimin e këtij objekti funksional dhe të sigurt duhet të jetë 5 vjet.
d) T’u bëhet thirrje institucioneve përgjegjëse të sistemit gjyqësor që, brenda një jave, të përfundojnë miratimin e Rregulloreve të Sigurisë për gjykatat në të gjithë vendin.
e) T’i kërkohet KLGJ-së, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, që brenda një muaji të pajisë të gjitha gjykatat e vendit me pajisje të sigurisë si skanera dhe detektorë metali.
f) T’i kërkohet Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Drejtësisë, Policisë së Shtetit dhe Policisë së Burgjeve që, në bashkëpunim me KLGJ-në, të hartojnë brenda një jave një rregullore të re. Fillimisht, kjo rregullore të miratohet me një akt normativ të qeverisë dhe më pas të përfshihet në ligj. Qëllimi është që:
-
Policia e Shtetit dhe ajo e Burgjeve të marrin në ruajtje të gjitha godinat e gjykatave në territorin e vendit, jo vetëm gjatë orarit zyrtar (08:00–16:00), por 24 orë në ditë, çdo ditë të vitit;
-
Policia të garantojë sigurinë dhe rendin në sallat e gjyqit, sipas kërkesave të vetë gjyqtarëve.
g) Të përjashtohen nga ruajtja e godinave të gjykatave kompanitë private të sigurisë, pasi përvoja ka treguar se janë të patrajnuara, të papajisura, të keqpaguar dhe me mangësi serioze në garantimin e sigurisë fizike dhe të integritetit të gjyqtarëve.
h) T’i kërkohet KLGJ-së, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, që të nisë menjëherë trajnimin e punonjësve të sigurisë në gjykata.
i) Të krijohet një forcë e posaçme e trajnuar specifikisht për të garantuar sigurinë gjatë proceseve gjyqësore dhe në ambientet gjyqësore.
j) Të përpilohen protokolle të posaçme sigurie për situata të jashtëzakonshme në gjykata, duke përfshirë:
-
mbrojtje të shtuar për gjyqtarët dhe familjarët e tyre;
-
mbrojtje të pronës dhe vendit të punës të familjarëve;
-
mbrojtje të institucioneve arsimore që frekuentohen nga fëmijët e gjyqtarëve të kërcënuar;
-
garantimin e nivelit të njëjtë të jetesës në rast të paaftësisë për punë për shkak të incidenteve që lidhen me detyrën.
k) Të krijohet një grup i përhershëm pune me anëtarë gjyqtarë, të mandatuar nga mbledhja e gjyqtarëve, për të iniciuar krijimin e një Komiteti të Përhershëm të Sigurisë në Sistemin Gjyqësor. Ky komitet të përfshijë përfaqësues nga KLGJ, Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Policia e Shtetit dhe Policia e Burgjeve. Qëllimi është hartimi dhe mbikëqyrja e zbatimit të legjislacionit që lidhet me sigurinë në gjykata dhe të gjyqtarëve.
j.l./ dita

Do te duhet te ndodh dicka qe te korrigjoni gabimet. Se kjo me kujton aeroportin e Rinasit kur ndodhi ajo vjedhja, qe ti kalonte per ruajtje nga policia.
Policite private jane dallkauke kooperativiste me arsim fillor fshati,,Kane bere nje kurs 1 javor ne Poligonin e Mulletit per mbajtje arme,Paguajne veshjet dhe Uniformen,Marrin maximumi 400 mije leke te vjetra ne muaj,.Edhe Ato po nuk futi duart Admin istratori Kompanise SECURITE per c`demtimet ne objekt,blerje municioni,demtim te makines shefit e mrroklla te tjera.
Turni pare verdallisen neper institucion duke shperndare gjithe thashethemet e Institucionit dhe pallavrat e rruges,.Turni dyte i fusin nje dore domino,Turni trete-gjume.
Polici private me buxhet te shtetit… Çfare peradoksi! Nuk do as mend, as kalem: nje polic i kushton shumë me lire shtetit se ai roja private, pavaresisht se mund te kete rrogen me te vogel. Thjeshte fabula e hajnise shtet-privat (si puna e ppp-ve) eshte shtrire ne çdo fushe. Hani derra, pini derra. Hani pini e kurre mos u nginji.
Gjykata kushtetuese anulloi dekretin e presidentit! Nje gabim qe mbulon nje gabim tjeter! Anulloje dhe merr vendim aty per aty! Koha nuk pret por jemi ne sistemin kushtetues shqiptar! Ky vendim nuk e zgjidh ceshtjen perkundrazi vendi shkon ne kolaps! Tirana nuk menagjohet me? A do ta regulloje gjykata kushtetuese e zgjedhur nga politika? Nje mut i madh ne sistemin e drejtesise ne Shqiperi! I vetmi komunist i Enver Hoxhes flet si anti hoxhist, ky njeri qe ka qene dhe eshte i vetmi enverist! I gjithe sistemi eshte i rene i korruptuar! Rama duhet te marre ne dore me anen e Parlamentit te vendose rregull ne sistem! Gjykata Kushtetuese duket si poshtersi me vete! Gruaja e pijanikut te Saliut Bejtja apo dashnorja e Alibeaj marrin vendim ne emer te kushtetutes! O Zot shpetoje Shqiperine! Veliaj eshte ne burg se prokurori ja kerkoi te shoqes se tij dhe perfundoi ne burg ka 11 muaj! Cfare duhet te prese deri me Tetor 31 Kushtetuesja!
uljen e ngarkesës së punës, rritjen e cilësisë së gjykimeve dhe shkurtimin e kohës për përfundimin e proceseve gjyqësore…….popullit te thjeshte vetem kjo pike i intereson ,te tjerat jane te gjitha ne sherbim te atyre gjyqtareve qe jane kthyer ne sulltane dhe mendojne se mund te bejne gjithka ndaj atyre qe punojne per te jetuar ata si mbreter