Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përgatitjet e shkollave, Veliaj i bashkohet ekipit të dezinfektimit në shkollat “Vaçe Zela” e “Kristo Frashëri”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Përgatitjet e shkollave, Veliaj i bashkohet ekipit të dezinfektimit në shkollat “Vaçe Zela” e “Kristo Frashëri”
Aktualitet

Përgatitjet e shkollave, Veliaj i bashkohet ekipit të dezinfektimit në shkollat “Vaçe Zela” e “Kristo Frashëri”

Published: September 10, 2023
Shpërndaje

Ditët e fundit përpara nisjes së vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës ia ka kushtuar përgatitjeve të shkollave që do të çelin dyert për nxënësit të hënën. Ekipet e bashkisë janë shpërndarë në çdo shkollë për të bërë punimet e mirëmbajtjes, por edhe dezinfektimin, një proces mjaft i rëndësishëm i higjenës.

Grupit të punës iu bashkua në fundjavë, në dy shkollat e reja “Vaçe Zela” e “Kristo Frashëri”, edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se, ashtu si në çdo shtëpi familja kujdeset për të krijuar kushtet higjienike për fëmijën, edhe bashkia po punon që në çdo godinë të jetë e njëjta higjienë e pastërti.

 “Iu bashkova ekipit me uniforma, të cilët kryejnë shërbime shumë të rëndësishme si dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi. Është e vetmja mënyrë për të pasur higjienë maksimale dhe për t’u siguruar që, ashtu siç ndrisin shtëpitë tona nga brenda, ashtu duhet të ndrisin edhe shtëpitë tona të përbashkëta: shkollat, kopshtet dhe çerdhet. Ajo që bëmë sot është një dezinfektim i plotë i klasave dhe ambienteve të tjera. Janë përdorur të gjitha solucionet e aprovuara nga OBSH-ja. Ne e bëjmë këtë proces në mënyrë rutinë, por i japim pak më shumë rëndësi dhe vëmendje me fillimin e vitit shkollor,” u shpreh Veliaj.

- Publicitet -

Ai shtoi se higjenizmi i shkollave është bërë në mënyrë të vazhdushme, por bashkia ka punuar me një masë të shtuar kujdesi, sidomos pas pandemisë së Covid 19.  Veliaj tha se Tirana ishte qyteti ku gjatë verës u ndjenë më pak shqetësimet nga insektet, edhe për shkak të këtij kontrolli të shtuar. “Dua të siguroj prindërit se pas historisë me Covid-in, por edhe për shkak të virozave të ndryshme, jemi bërë shumë herë më të vëmendshëm. Dua të them se, pavarësisht se kishim një fluks me karkaleca dhe mushkonjat e përvitshme, dukuri tipike të verës, Tirana ka qenë më pak e prekur falë këtyre shërbimeve. Ne ndërtesat, siç e kemi treguar, dimë t’i bëjmë, por vëmendja për asetin numër një, që është drita e syrit, aseti më i çmuar për çdo familje që është fëmija, është maksimale,” nënvizoi ai.

Veliaj tha se po punohet me një ritëm intensiv që gjithçka të jetë gati të hënën, ndërsa vuri në dukje faktin se tanimë qyteti është në një fazë ku kultura e kujdesit dhe higjienës po përqafohet nga të gjithë, edhe në institucione dhe ambiente publike.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: 12 vetë dhe 8 orë për t’i numëruar, hetuesit i gjejnë 19.5 milionë dollarë cash të fshehura ministrit të Viktor Orban
  • Shqipëria drejt tkurrjes së popullsisë, e dyta në Europë pas Ukrainës
  • Si ndahet tregu 9 miliardë euro i Ballkanit Perëndimor, cili sistem bankar fiton më shumë
  • Veliaj u dërgon anëtarëve të PS fjalimin që do të mbante në Asamble: Partia është më e madhe se Kryetari i saj
  • Sot Asambleja e PS, nga përplasjet me Veliajn, te protestat dhe zgjedhjet, çfarë pritet të diskutohet

Komentet e Fundit

  1. Arvaniti Arbresh on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. Historiani on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  3. Gani USA on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  4. Valbona on Pasqyra e Dublinit
  5. Mentori on Shporta ushqimore në Tiranë, 46 përqind më e shtrenjtë se në Prishtinë, kalojmë edhe mesataren e Bashkimit Europian

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?