Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përgatitjet për vitin e ri shkollor dhe plani i sigurisë në shkolla, Veliaj: “10 shkolla të reja hapin dyert këtë vit arsimor”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Përgatitjet për vitin e ri shkollor dhe plani i sigurisë në shkolla, Veliaj: “10 shkolla të reja hapin dyert këtë vit arsimor”
Aktualitet

Përgatitjet për vitin e ri shkollor dhe plani i sigurisë në shkolla, Veliaj: “10 shkolla të reja hapin dyert këtë vit arsimor”

Published: September 7, 2023
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministri i Brendshëm, Taulant Balla zhvilluan një takim me strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake, si dhe me administratorët e shkollave, për planin e sigurisë në shkolla dhe përgatitjet e vitit të ri arsimore, i cili nis në 11 Shtator.

Veliaj tha se për Bashkinë e Tiranës kjo është një periudhë intensive pune, për garantimin e sigurisë në institucionet arsimore, si dhe plotësimin e të gjitha kushteve të nevojshme për një vit të mbarë shkollor. Këtë vit, sipas kryebashkiakut, hapin dyert 10 shkolla të reja, të cilat iu shtohen 40 shkollave të hapura vitin e kaluar.

“Ne kemi hapur 40 shkolla të reja, kurse këtë vit do të hapim edhe një buqetë me 10 shkolla të tjera. Do të thotë se, përveçse të zgjidhim problematikën e mësimit me dy turne, kemi krijuar edhe 10 vatra të reja, në të cilat do të ketë grumbullime, lëvizje dhe nevojë për koordinim. Një nga gjërat më të mira që kemi bërë në Bashkinë e Tiranës, është se jemi bashkia e parë ku çdo shkollë ka një administrator. Deri dje, drejtori ose drejtoresha e shkollës duhet të merrej edhe me çelësat që s’punonin, me kaldajën, me një xham që thyhej, edhe me ndërrimin e rrjetave të volejbollit dhe të basketbollit. Fatmirësisht, kjo gjë është e tejkaluar dhe këto punë janë ndarë njëherë e mirë: është administratori i shkollës ai që sigurohet për mirëmbajtjen”, tha Veliaj.

- Publicitet -

Kryebashkiaku nënvizoi se një pjesë e rëndësishme e institucioneve shkollore janë edhe mjediset sportive, sidomos në vitin kur Tirana mban titullin e Qytetit Europian të Sportit. “Me hapjen e shkollave të reja lind edhe nevoja për të koordinuar efektet e kurseve pas mësimit, përfshi edhe këtë palestër këtu. Vërtet është viti i ri shkollor, por është edhe viti i ri sportiv. Shumica e shkollave, rreth 70 prej tyre, janë qendra komunitare. Kjo do të thotë se duhet të fokusohemi, jo vetëm paradite, kur ka mësimdhënie, por edhe pasdite, kur prapë do gumëzhijë pjesa më e madhe e këtyre mjediseve, me pothuajse të njëjtën gjallëri dhe numër pjesëmarrësish, ashtu siç është paraditja, sepse ndodhin aktivitetet sportive, sidomos në këtë vit që Tirana është Qyteti Europian i Sportit.”

Një pikë e rëndësishme ku u ndal kreu i Bashkisë ishte ajo e procesit të dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit të shkollave. “Më përpara nuk i merrnim seriozisht këto tema, por pas Covid-it i trajtojmë me shumë vëmendje. Sigurisht, fokusi më i madh në këto ditë të nxehta do të jetë sidomos në shkollat me kondicionim, riparimet e kondicionerëve, por ndërkohë që po afron stina e vjeshtës dhe e dimrit, fokusi ynë më i madh do të jetë te kaldajat. Fatmirësisht, ne nuk kemi problematika të mëdha, megjithatë edhe ato pak javë kur i ndezim kaldajat për ngrohje maksimale, do duhet t’ia bëjmë yzmetin që tani, që të përgatitemi për ardhjen e dimrit,” nënvizoi Veliaj.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla e vuri theksin në luftën kundër krimit dhe fenomeneve negative në perimetrin e shkollës. “Sot kemi bërë një diskutim shumë të frytshëm me Ministrinë e Drejtësisë dhe me ekipin që po punon për ndryshimet në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, dhe mund t’ju them se duke filluar nga shitja dhe shpërndarja e lëndëve narkotike dhe më pas me mbajtjen pa leje të armëve të zjarrit, të armëve të ftohta, si dhe çdo vepër tjetër dhune, shfrytëzimi prostitucioni, apo pornografie, ne do t’i rrisim ndëshkimet ndaj gjithë keqbërësve që përfshihen në këto vepra penale brenda perimetrit të sigurisë në shkolla. Objektivi ynë kryesor është, parandalimi pa asnjë kompromis i kriminalitetit dhe i përdorimit të substancave narkotike në radhët e të rinjve, si edhe goditja e rrjetit të shpërndarjes së drogës në perimetrin e sigurisë në shkolla, në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë. Në ditët në vijim, unë kam besim që Policia e Shtetit do t’i përgjigjet kësaj nevoje të madhe publike, me punë dhe me operacione, të cilat do duhet që të japin rezultate konkrete,” tha ndër të tjera Balla.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?