Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përplasja midis aleancës perëndimore të udhëhequr nga SHBA dhe boshtit Rusi-Kinë, ofron mundësi për “fuqitë e mesme”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Përplasja midis aleancës perëndimore të udhëhequr nga SHBA dhe boshtit Rusi-Kinë, ofron mundësi për “fuqitë e mesme”
BoteKryesore

Përplasja midis aleancës perëndimore të udhëhequr nga SHBA dhe boshtit Rusi-Kinë, ofron mundësi për “fuqitë e mesme”

Published: January 1, 2023
Shpërndaje

 

Nga Financial Times

Pushtimi i Ukrainës këtë vit nga Vladimir Putin, i dha fund pajtimit të pas Luftës së parë të Ftohtë midis Rusisë dhe Perëndimit. Edhe rivalitetet midis SHBA dhe Kinës janë rritur ndjeshëm, pasi Pekini e ka shtuar presionin e tij ushtarak mbi Tajvanin, dhe Uashingtoni forcoi kontrollet mbi eksportet e teknologjisë në Kinë.

- Publicitet -

Pra është rikthyer përplasja midis fuqive të mëdha. Edhe vendet që nuk po dërgojnë ndihmë ushtarake në Ukrainë, apo nuk po e kufizojnë tregtinë me Rusinë ose Kinën, duhet të shqetësohen nga një situatë e tillë. Nëse Rusia do të përdorte armë bërthamore, e gjithë bota do të futej në një epokë të re të rrezikshme.

Rivaliteti i fuqive të mëdha, ka shkaktuar gjithashtu një përhapje të gjerë të sanksioneve ekonomike, të cilat po kërcënojnë flukset e tregtisë dhe investimeve, dhe i kanë bërë vendet.e Hemisferës Jugore gjithnjë e më të shqetësuara ndaj dominimit të dollarit në sistemin financiar ndërkombëtar.

Megjithatë, rritja e konkurrencës midis një aleance perëndimore të udhëhequr nga SHBA-ja dhe një boshti Rusi-Kinë, ofron mundësi por edhe rreziqe për “fuqitë e mesme”.

Ndërsa Uashingtoni, Brukseli, Pekini dhe Moska po përpiqen t’i kthejnë në drejtimin e tyre çështjet botërore, ata duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje pikëpamjeve të atyre që janë në mes: Si Turqia, Arabia Saudite, Indonezia dhe Afrika e Jugut.

Presidenti autoritar turk, Recep Tayyip Erdogan, gjendet shumë nën presion brenda vendit. Por në skenën ndërkombëtare ai ka manovruar me mjeshtëri, dhe nganjëherë pa asnjë mëshirë.

Pavarësisht anëtarësimit të saj në NATO, Turqia nuk i është bashkuar sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë. Madje qeveria e Erdogan e ka bllokuar kërkesën e Finlandës dhe Suedisë për t’iu bashkuar NATO-s, pasi synon që të nxjerrë disa lëshime nga aleatët e saj. Turqia mund të luajë një lojë gjeopolitike të fortë, pasi lufta në Ukrainë i ka dhënë Ankarasë një levë reale.

Turqit ndërmjetësuan marrëveshjen për të lejuar transportimin e grurit përmes Detit të Zi, duke e ulur çmimet e ushqimeve në të gjithë botën. Turqia mund të luajë ende një rol të rëndësishëm në negociatat e ardhshme të paqes. Por rritja e çmimeve të energjisë e lidhur me luftën në Ukrainë, ka forcuar edhe ndikimin e Arabisë Saudite.

Joe Biden foli dikur për izolimin e fortë diplomatik të këtij vendi. Por gjatë verës së këtij viti ai kreu një vizitë në Riad. Javët e fundit, sauditët kanë pritur në takim edhe udhëheqësin e Kinës, Xi Jinping. Edhe India, e cila ka aspirata realiste për t’u bërë një nga superfuqitë e botës gjatë këtij shekulli, po ndjek një rrugë të mesme.

 

Ajo ka zemëruar disa në perëndim duke importuar naftën e lirë ruse. Por India e di se mund ta zgjidhë këtë problem, pasi ajo ka një rol thelbësor në përpjekjet perëndimore për të balancuar fuqinë kineze në Azi.

Megjithatë, zhgënjimi me jugun global ka bërë që në kryeqytetet perëndimore të flitet për nevojën për të vendosur një aleancë të rigjallëruar perëndimore në qendër të politikë-bërjes globale.

Jake Sullivan, këshilltari i Joe Biden për sigurinë kombëtare, e ka cilësuar G7 – që dominohet nga SHBA dhe Evropa – si “komitetin organizativ të botës së lirë”. Por Perëndimi nuk ka luksin të shpërfillë fuqitë e mesme që përfaqësohen tek G20.

Rritja e peshës së tyre ekonomike, nënkupton se ato janë vendimtare për formësimin e rregullave mbi tregtinë, teknologjinë, sanksionet dhe normat ndërkombëtare. Deklarata e G20 pas samitit të nëntorit në Indonezi, ishte gjithashtu shumë e ashpër në dënimin e agresionit të Rusisë, duke treguar se do të ishte gabim të hiqet dorë nga ndikimi i fuqive të mesme të jugut global.

Vetë këto vende duhet të mendojnë me kujdes në lidhje me pozicionin e tyre. Mbrojtja e interesave të tyre ekonomike dhe kritikat ndaj standardeve të dyfishta perëndimore janë shumë të drejta. Por agresioni i pakontrolluar nga Rusia dhe Kina do të kërcënonte përfundimisht edhe interesat e fuqive të mesme si Turqia, Indonezia, India dhe shtetet e Gjirit. Edhe ky është një mësim që duhet nxënë sa nuk është vonë nga këto fuqi të mesme.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Pirdhni se liroheni. says:
    January 2, 2023 at 3:15 am

    G7 e ka humbur fuqine dhe dominimin, qe me perjashtimin e G8 duke injoruar Rusine, me pas eshte “harruar” Kina, India, Brazili, Arabia saudite, Indonezia, Afrika e Jugut e me rradhe.
    Pampersat me te cilat nderrohet disa here ne dite Biden jane prodhim “Made in China”.

    Reply
  • Arben.T says:
    January 2, 2023 at 3:24 am

    Kam përshtypjense perplasja e lartpermendur:
    Mund te paraqesë nje “Rrezik të Madh” për të gjithë, inkluduar fuqit e mëdha.

    Nje variant tjeter “Duket Optimal”:

    1. Po të ketë mundësi që zona “Euro_Atlantike”, vendet e “Hemisferës se Veriut” të integrohen,
    2. Duke e pranuar fillimisht ne “Princip”, idene e me siperme,
    3. Duke filluar me një proçes gradual “Hap pas Hapi”,
    4. Duke u perqendruar jo vetem interesa me reze të shkurtërt,
    5. Por edhe me ritjen e nje “Sigurie, Stabiliteti”, me reze të gjatë,
    6. Do ishte nje fitore e madhe për të gjithë vëndet e kësaj zone.

    Reply
  • Arben.T says:
    January 2, 2023 at 3:45 am

    7. Cila eshte aresyja qe “Ballkani i Hapur” êshtë në kundërshtim me “Ballkanin Perëndimor”?
    8. Mund te kete edhe shume probleme te tjera kontradiktore.
    9. Para se te arrihet në “Përplasjen” e më sipërme, duhet qe keto “Probleme Kontradiktore” të zgjidhen.
    10. Por ky artikull na e vë mënjen në levizje.
    11. Duke pranuar investime nga shtete te tjera, ne opozite me aleancen Euro_Aziatike,
    Mund te gjeneroje probleme qe, tani per tani, nuk na kane shkuar ne mendje.

    Reply
  • Arben.T says:
    January 2, 2023 at 4:48 pm

    Duhet: Ne opozite me Aleancen Euro_Atlantike

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on “Si do bënim ne pa ty”, letra e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. L.H on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  3. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  4. demo on Një turist në protestë
  5. Vlora 97 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?