Nga Bedri Islami
Jam i bindur, nëse Komisioni Parlamentar i Sterilizimit do të mblidhej para një viti, sjellja e deputetëve të opozitës do të ishte krejt ndryshe. Nuk do të kishte këtë agresivitet të turpshëm, nganjëherë pa skaj, ku fytyra e meskinitetit mbulohej nga dhuna e pa shembull.
Jam, po ashtu, i bindur, nëse zgjedhjet politike do të ishin pas dy a tri viteve, as ish presidenti Meta nuk do të arrestohej në atë mënyrë, që i ngjante një rrëmbimi bandit, që nuk ka të bëjë aspak me përgjegjshmërinë e sistemit të drejtësisë dhe respektimin e ligjit.
Jam krejt i qartë se, nëse nuk do të kishim vitin e ardhshëm zgjedhjet e reja politike, atëherë vendi do të ishte më i qetë, deputetët nuk do të digjnin karriget në sheshin para Kuvendit, një deputet i opozitës nuk do të sakrifikonte xhaketën e tij të shtrenjtë e as nuk do të vishej me rroba burgu, ashtu si shumica qeverisëse do të ishte më e hapur, do të kishte ndjenjën e tolerancës më të spikatur, edhe në ato raste kur gjërat ta bien në majë të hundës.
Në fund të fundit, megjithëse duket e pa menduar, edhe krimi nuk do të kishte qenë në këtë revansh hakmarrës, me vrasje në shumë cepa të Shqipërisë, pasi, një vëmendje e kujdesshme do të kishte vënë re se gjithnjë, muajt e fundit drejt zgjedhjeve politike kanë pasur më shumë hapësirë për akte të rënda, vrasje, rrëmbime personash, vjedhje, grabitje, përleshje bandash, ashtu si edhe është rritur edhe qarkullimi i drogave.
Përse tërbohen deputetët në pragun e zgjedhjeve të reja politike?
Në politikën shqiptare prej viteve sundon dhuna, jo mendja. Të jesh i mençur në sallën e Kuvendit është një përjashtim nga rregulli. Është një çështje tabu. Të jesh idealist as nuk mund të merret me mend. Të flasësh për ndjenjën kombëtare është krejt e besuar se më shumë se gjysma e parlamentit do të nënqeshë me cinizëm. Shumë prej tyre kanë ardhur në parlament jo nga mendimi dhe vizioni, por nga pasuria, e fituar nuk e di askush se si, dhe nga dhuna, e përdorur marrëzisht, por që ka pasur efektin e saj në politikë.
Tërbimi i tyre ka lidhje me dy gjëra kryesore:
Së pari, për shefat e tyre nuk është e rëndësishme se si mendon njëri apo tjetri, por sa i devotshëm është të zbatojë atë që ka thënë shefi. Ajo është kryefjala e jetës së tyre politike, pas së cilës, në shumë raste fshihen ose shfaqen përfitime financiare.
Pak janë në parlament prej atyre që kanë hyrë për të bërë Shqipërinë, shumë e shohin atë si mundësia e artë për të qenë në “ lojën e politikës”, të rëndësishëm , dhe, njëkohësisht, përfitues. Pra, për të bërë veten.
Një shembull : në parlament janë miratuar gjithë farë lloj ligjesh, disa nga të cilët, në vite të ndryshme, kanë qenë antikushtetues, janë rikthyer, ose, disa kohë më pas është hequr dorë prej tyre.
Deputetët e kanë ditur se ligjet e miratuara janë të prapështa. Si për shembull, për investitorët strategjikë ose për PPP e famshme. Por i kanë miratuar dhe janë treguar entuziastë. Kur janë kthyer pas, përsëri , në të njëjtën formë, entuziastë, i kanë kundërshtuar.
Deputetët e pakët që kanë votuar në kundërshtim me dëshirën e forcës së tyre politike, kur ajo ka qenë në pushtet, janë shumë të rrallë, dhe, megjithëse mendimi tyre ekonomik dhe financiar ka qenë më i vlefshëm se gjithë të çjerrat bashkë të kolegëve të tyre, ajo që është mbajtur në mendje ka qenë çjerrja e jo mendja.
Duke mos pasur ide të veta, ata duhet të dëshmojnë besnikëri. Këtë e bëjnë përmes dhunës. Ajo që ndodhi në Komisionin parlamentar, e pak më pas, me deklaratat për kërcënim jete ishin ndër ato budallallëqet që turpërojnë parlamentin.
Së dyti, që tani ka filluar lufta për të qenë në listën e deputetëve të ardhshëm. Është e vështirë të jesh në listë përmes mendjes. Është më e lehtë përmes dhunës. Duhet të dëshmosh besnikëri. Vizioni për të ardhmen, ekonominë, financat, shoqërinë nuk janë më të rëndësishme. Misioni për të bërë Shqipërinë si gjithë Evropa ka humbur.
E rëndësishme është të jenë në listë. Për të qenë aty. Të paktën në dukjen e jashtme.
Nëse nuk dëshmon besnikëri është e vështirë të jesh i besuar. Dhuna ndaj shumicës apo ndaj opozitës është shenjë besnikërie. Shefat duan këtë, ata nuk kanë nevojë për mendjen tënde. Të duan të heshtur ndaj tyre dhe të dhunshëm ndaj të tjerëve.
Ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, njëra ndër marrëveshjet e turpshme të politikës, që ktheu kultin e individit brenda forcës politike, duke i dhënë atij frymëmarrje dhe asfiksuar mendimin e lirë, ka bërë që shefi i partisë të jetë autokrati i partisë.
Listat e deputetëve, sidomos në vendet e quajtura të sigurta, janë në dorën e tij. Nuk mund të bësh asgjë që ka lidhje me mendjen. Si kanë paguar të panjohur për të qenë në vendet e para të listës së Bashës, ose të dëshmosh dhunë dhe forcë fizike. Edhe pse bëhesh qesharak, si rasti i një deputetë që iu u “ ferra Brahim”, dhe këllëfi i një arme iu duk se ia vendosën në ballë.
Vini re një dukuri interesante: ata që janë më të dhunshëm, më të ashpër, të gatshëm të sajojnë skena rrëqethëse, edhe kur nuk ka asgjë të tillë, janë shumë nga deputetët e rinj, të cilët nuk e dinë nëse do të jenë përsëri në atë sallë.
Në opozitë, të shumtët janë nga klani Basha. Pasi e braktisën atë dhe u afruan me Foltoren u duhen më shumë shenja besnikërie. Duhet të jenë më të ngjashëm me figurën e krijuar në vite nga lideri i tyre, atë të njeriut që bën gjëmën, nuk bën kompromis dhe është i gatshëm të përleshet.
Të jeni të bindur, këto do e braktisin të parët anijen e Foltores, nëse do të ketë një humbje të re në vitin 2025.
A nuk mund të jenë, të paktën më të arsyeshëm, sepse shumë prej tyre më të mençur e kanë vështirë të bëhen.
Vendi do të ishte më i qetë, njerëzit më të sigurte dhe krimi më i tërhequr.
Nuk e di kur do e kemi një parlament dinjitar, kjo është enigma që nuk do e zgjidhë dot as vitit 2025.
Ajo që ndodhi në rastin Beqaj, edhe sikur ai të jetë mëkatari i mëkatarëve, dëshmon se rruga do të jetë e gjatë, shumë e gjatë. Zakonisht dinjiteti nuk blihet!
Po Ai qe vodhi lopen s`ka faj faree?Ai qe sajon ato PPP te dhe koncesionet e shurres,,dhjeksat qe as djegin as gjenerojne,por vetem perpijne 600 miljon euro nga taxat tona…Ai s`ka faj fareee? Ti qe paske qene shef Kuadri i UCK,,ke 20 vjet qe ben biografine e Kosoves,,Tyy hic hic fare nuk te percelluan Ato Associacionet qe zhgarraviti Shefi jot ne Trup te Kosoves?
Ben si plaku Urte ti,,si Kadiu qe ndan Davane,,katunar bir kurve dhe mos me kopjo mua!Te pelqejne ato xhevahiret qe demo efendiu i nxjerr nga senduku Tradites popullore”Ju be Ferra Ibrahim”Ti je duvaxhi I ketij palacos o Bedri,.Zanati katunarit eshte DUVAXHIU.
M`ka pelqy shume sot gjirokastritja Evi Kokalari,qe ja ka bere te ditur Berishes se sa te jete Ajo gjalle, Berishes nuk i hiqet non grata dhe Edi Rama nuk e firmos dot Sazanin. Se be vakii me firmos Edi Sazanin,fluturon Kushneri,.Kokalari ka bere gati paDine ne DASH.
OK,B.ISLAMI:
-NON GRATA APO bashk/fshatari im,kjo është çështja:
– Kur isha i vogël në fshatim tim shihja Xha Jaupin që nuk delte nga KASOLLJA,Pasi kishte bërë nië marrzi Adoleshenti dhe nuk dilte nga “bunkeri” nga TURPJA.Dhe Ato që i duheshin për të mbijetuar,ja çonin komshijt nga dritarja,Sikurse unë i çoja ndonjëherë bukën e misrit & ndonjë qepë & Ai megjithatë më thoshte “..PAÇ URATËN..”
Dhe unë këtë e marr si bekim edhe prej tij pasi mandej u shkollova në shkolla të larta dhe, kur shkoi Andej i çoi një tufë lule te vëndi prehjes në respekt për njeriun e mirë që nuk ngacmonte MIZËN.!
-Tanimë që jam më i moshuar nga Non Grata,e Shofë Atë çdo mbrëmje për KURJOZITET për ti numëruar SHPIFJET E RADHËS SI KAMPION BOTE NË KËTË SHEKULL dhe, them me vete:
• Më mirë Xha Jaupi që rrinte në kasollen e tij & nuk ngacmonte kërkën tjetër,
•Apo NON GRATA që leh si QËN I TËRBUAR NË ZINXHIR NGA KATI 8 DUKE HELMUAR ME SHPIFJE VËNDIN E TIJ FAQE BOTËS.?
-Nëse fshatari IM ishte pa një gram shkollë & shifte punën e tij,DOKTOR MORTJA i shkolluar nga Enveri për DOKTOR BLLOKU,Jo vetëm u shërbente me devocion BLLOKMENVE,por tanimë i MALLKON ATA sikur nuk ka kën komunist 400 karat që nga 08 NËNTORI 1968 dhe mandej Sekretar Partie 25 vite & mandej doli në krye të vëndit me REKOMANDIM të MISIONARVE të Beogradit të katapultuar në Shqipëri gjat LNÇL & deri SOT MË SHUMË DE SA DJE.!
-ZOTI E SHPËTOFTË SHQIPËRINË NË KUSHTET QË DREJTËSIA I MBAN SEHIR KUR SHPIF NGA BALLKONI 8 EDHE KUNDËR TYRE,AMERIKËS,ANGLISË,SOROSIT..GJITHË BOTËS QË ËSHTË KUNDËR MARRZIVE TË TIJ TË PAPRECEDENTA NË 34 VITE..!
-FLM B.I,DITA.
Po si ore xha Ethem i çoke xha Jaupit një tufë me lule te varri i tij në fshatin tuaj?!
Po nuk të vjen keq o xha Ethem për lulet që keput?! Po a e di ti që lulet ulërasin nga dhimbja kur këputen, po njerëzit nuk i dëgjojnë ulërimat e tyre?!
Po çoji ore ndonjë dekoratë tënden te varri xha Jaupit !!! Ose spaletë tënden me yjet e kolonelit, kur ishe kolonel pa u hequr gradat. Ose një varg me qenë të lidhura si gërshet per bishtash.
Ose një stemë nga ato me “S” sulmues.
Po çfarë turpi prej adoleshenti kishte bërë ay xha Jaupi o Ethem që nuk dilte nga kasollja e tij?! Mos e kishin parë fshatarkat tuaja duke i rënë me dorë nën ndonjë mullar me kashtë, duke parë fotografinë e brigadjeres së tij pararojë?!
Apo mos e kishin parë duke bërë seks me ndonjë dele rude?!
Apo mos ishte gay dhe në mungesë të ndonjë gay tjetër, nga pas bënte sex me hurin e ndonjë gardhi?!
Po jo o xha Ethem, si i paske çuar ti xha Jaupit kur ay rrinte mbyllur në kasolle bukë misri e një kokerr qepë?! Po ca gjizë e një kupë dhallë nuk kishe ti çoje o ?!
Po rri o xha Ethem mos na trego fshatarët dhe fshatin !!!
Se ti je fshatar i mirë, me diploma, i edukuar me mësimet e Partisë e të shokut Enver, por ka fshatarë të tjerë që…o nëne o nëne !!!
Kanë ardhur edhe në Tiranë ngado sheh fshatarë si morra me xhupa të zinj e duart në xhepa që shohin si skutha e si hajduta, ku të vjedhin e të zhvatin ndonjë qytetar dembabaden si Demon p.sh.
Dhe do bësh pastaj demokraci me këta barbonë fshati që përbëjnë 80% të popullatës!!!
Ke bërë pastërma ndonjë dele këtë vit o xha Ethem ?!
Pse ka kaqe terbim ……. ?
Disa prisnin se pas zgjedhjeve ne Amerike
dhe fitores se Predidentit Trump situata do
permbysej ne perplasjen Pozita – Opozite.
Fuqia me e madhe ne bote nuk mund
te manipulohet nga grupe sharlatanesh
qe besojne vetem tek interesat e tyre personale.
Se pari ,terbimi vjen nga niveli i kultures dhe nga IQ e tyre.Nuk jane raca e duhur per deputete,jane gabim ne poziten qe kane.Shqiperia urgjentisht duhet pergjysmoje numrin e deputeteve ,nga 140 ne 70 vende.Mundet te beje edhe nje dhome te larte,Senat me 15 vete.Nuk ka potencial kulturor per 140 vende ,edhe numri i popullsise ka rene njeshem.Nese e bejne qysh ne keto zgjedhje eshte fitore e madhe e shoqerise.
P;erse ka kaq terbim ne prag te zgjedhjeve politike? Sepse ato nuk jane aspak ‘zgjedhje politike’ sic ndodhin neper vende me Demokraci. Ato jane fasada zgjedhjesh ku Pushteti garon me opoziten duke hyre ne ate gare si vete Shteti me nga Administraten qe e ka kthyer ne falange politike, me Drejtesine qe e ka krasitur sipas perkatesise politike, me Policine qe e ka krejtesisht Politike, me Presidentin qe e ka zgjedhur vete, me Kreun e KQZ qe e ka pas Minister e patjeter me Mediat qe i ka ne rrjesht pas ngaqe i paguan me ato qe vjedh e ato kurre nuk kane denoncuar asgje nga ato vjedhje, madje perpiqen tja mbulojne me gjethe fiku skandalet.
Ja pra pse ka tension para atyre qe quhen ‘zgjedhje politiker’, se vetem te tille nuk jane. Jane vetem nje fasade zgjedhore qe vetem me zgjedhje te lira nuk kane lidhje.
Asnjehere nuk kam qene ne udhekryq,
t’ja mbaja nga Lindja a nga Perendimi,
e kam patur te fiksuar me kohe idene,
qe Shqiperine ta mbaja nga IZOLIMI !