Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pesë fusha të reja futbolli te kompleksi i pishinave, Veliaj: Regjistroni fëmijët në sport! Po investojmë në çdo disiplinë sportive
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Sport > Pesë fusha të reja futbolli te kompleksi i pishinave, Veliaj: Regjistroni fëmijët në sport! Po investojmë në çdo disiplinë sportive
Sport

Pesë fusha të reja futbolli te kompleksi i pishinave, Veliaj: Regjistroni fëmijët në sport! Po investojmë në çdo disiplinë sportive

Published: October 4, 2022
Shpërndaje

“Regjistroni fëmijët në sport!” është mesazhi i kryebashkiakut Erion Veliaj për prindërit e Tiranës. Gjatë inspektimit të punimeve për rehabilitimin e pesë fushave të futbollit pranë kompleksit të pishinave, ai tha se në Tiranë janë të gjitha mundësitë që fëmijët të merren me aktivitete fizike, pavarësisht llojit të sportit që zgjedhin.

“Më vjen mirë që në këtë zonë kemi krijuar një kampus sportive me Parkun Olimpik, fushat e FSHF-së dhe fushat e bashkisë. Sot inkurajimi për prindërit është: regjistroni fëmijët në sport! Nuk ka rëndësi nëse është futboll, nëse është mundje (ku sapo dolëm kampion bote), nëse është peshëngritje (ku prapë jemi kampion bote), nëse është atletikë, me pistën e re për Luiza Gegën – cilido qoftë sporti apo klasa sportive (volejboll, basketboll, për të cilat kemi hapur mbi 70 palestra), është shumë e rëndësishme që fëmijët të merren me aktivitet fizik”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se pas suksesit si Kryeqyteti Europian i Rinisë, vitin tjetër Tirana mund të shpallet Kryeqyteti Europian i Sportit. “Ne përsëri do bëjmë ato që kemi për të bërë dhe që i kemi me pasion, por sigurisht një titull europian na jep akoma më shumë stimul, që të ecim më shpejt në aktivitete të tilla,” tha ai.

- Publicitet -

“Ajo që premtuam, me gjithë angazhimin tonë në sport, është se do t’i kushtojmë rëndësi të gjitha disiplinave në sport. Pasi morëm në administrim hapësirën e kompleksit të pishinave, ku Federata e Notit ka bërë disa aktivitete aty, tani është sporti i futbollit që ka nevojë për më shumë terrene. Faza e dytë e zhvillimit është pjesa e fushave të mbuluara, sidomos tani që vjen dimri, janë një aset i madh që do e përdorin jo vetëm profesionistët, por edhe amatorët, kryesisht ekipet e fëmijëve dhe të moshave, pasi në Tiranë funksionojnë rreth 250 shoqata,” shtoi Veliaj.

Ai nënvizoi faktin se në të gjitha fushat do të përdoret ndriçim LED, për të kursyer energji. “Jemi shumë të ndërgjegjshëm për koston e energjisë. Pavarësisht se Bashkia e Tiranës, me hidrocentralin e Lanabregasit e prodhon vetë energjinë elektrike, duhet të jemi të gjithë në kursim, se asnjëherë nuk i dihet sa i ashpër do të jetë dimri. Fakti që kemi kaluar në ndriçim LED do të thotë se po tregohemi të kujdesshëm, për të dhënë më të mirën në çdo investim. Nëse vazhdojmë me këtë kulturë investimesh, që iu qëndrojnë sfidave të kohës, qoftë kushteve të motit, apo çmimeve të energjisë, besoj se i kemi lënë qytetit një “pajë” që do të jetë edhe përtej angazhimit tonë politik në këtë administratë,” e mbylli Veliaj fjalën e tij.

Fushat e reja që po ndërtohen në kompleksin e pishinave do të jenë në dispozicion të shoqatave që përgatisin ekipet e të rinjve, por edhe për stërvitjen e sportistëve profesionistë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    October 4, 2022 at 12:41 pm

    Zaptoni fushat sportive,klubet sportive,stadiumet me pista olimpike ne mes te Tiranes, ne vend te tyre kulla betoni,,,Ato fusha futbolli tek pishinat e kane jeten e shkurter..Kulla betoni do perfundojne edhe ato.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 17 qershor 2026
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • I riu i thirrjes për marshim drejt Rinasit: Na kritikuan me të drejtë, por na ka ardhur në majë të hundës
  • Ibrahimaj në Indonezi, qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur

Komentet e Fundit

  1. Niki on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. Realisti on Operacioni i madh antidrogë, reagon kreu i SPAK
  3. demo on Me “bukë me vete”? PO!
  4. bajg shurreliane on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  5. demo on Pankartat më pikante nga protesta e nëntë e qytetarëve (FOTO)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?