Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Pësoi sëmundje tepër diplomatike”, mediat ruse: T’i dërgojmë mjekë nga Moska, a do pranojë?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Pësoi sëmundje tepër diplomatike”, mediat ruse: T’i dërgojmë mjekë nga Moska, a do pranojë?
BoteLajmi i fundit

“Pësoi sëmundje tepër diplomatike”, mediat ruse: T’i dërgojmë mjekë nga Moska, a do pranojë?

Published: 5 Maj, 2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Sëmundja e papritur e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, menjëherë pasi u raportua se dështoi të takonte presidentin amerikan Donald Trump gjatë vizitës së tij të shkurtër në SHBA, është në qendër të vëmendjes tashmë edhe në Rusi.

Mediat aty kanë hedhur teori nga më të ndryshmet, madje edhe nga ato konspirative, duke aluduar se Vuçiç, po ashtu edhe kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, mund të jenë helmuar, kjo si hakmarrje pasi konfirmuan pjesëmarrjen në paradën që do të mbahet në Moskë në 9 maj.

Analisti politik rus Sergej Markov e quajti me ironi sëmundjen e Vuçiçit, si një “sëmundje tepër diplomatike”.

- Publicitet -

“Ai duhej të merrte pjesë në Paradën e Fitores më 9 maj në Moskë, për të cilën BE e kritikoi ashpër. Tani, natyrisht, ai nuk do të jetë në Moskë më 9 maj. Dhe, ndoshta, të gjithë do të mendojnë se sëmundja është shumë diplomatike”, vuri në dukje Markov.

Në televizonin shtetëror rus, ai nuk kurseu as ironitë, kur thas e vendi i tij mund t’i dërgojë ekspertë mjekësorë Vuçiçit, por ngriti pyetjen; a do i pranojë ai, ashtu siç pranoi ekspertët e FSB-së që përcaktuan se nuk kishte “përdorur” armë zanore kundër protestuesve?

Por “sëmundja” ka edhe një arsye tjetër, ndoshta më të rëndësishme; për të shmangur një vizitë të pakëndshme te Vladimir Putin, për dy arsye. E para, sepse ai mori një paralajmërim serioz nga Brukseli se vajtja në paradën e Putinit me rastin e 80-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore mund të nënkuptonte një ndërprerje, ndoshta afatgjatë, të negociatave të anëtarësimit në BE, dhe kështu mbylljen e rubinetit financiar të Brukselit, çka iu tha qartë nga Estonia: “Mjaft më – nëse shkoni te Putini, harrojeni BE-në”).

Arsyeja e dytë është ajo nga e cila Vuçiç në të vërtetë ka më shumë frikë; biseda me Putinin për fatin e Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), e cila është në pronësi të madhe nga kompania shtetërore ruse Gazprom dhe për këtë arsye nën kërcënimin e vazhdueshëm të sanksioneve amerikane, dhe tani është edhe njoftimi se vendet që blejnë energji ruse do të goditen me tarifa të mëdha amerikane, deri në 200 përqind.

Mediat ruse raportojnë se Gazprom mund të jetë i gatshëm t’ua shesë pjesën e tyre serbëve, por me një çmim që ndoshta i shkakton probleme shëndetësore Vuçiçit, të paktën 700 milionë dollarë. Por, edhe nëse Vuçiç do të ishte i gatshëm të jepte kaq shumë para, nuk është e sigurt nëse Putini do të binte dakord me këtë, sepse NIS i shërben shumë mirë atij në atë që ai mund ta shantazhojë Serbinë për nevojat e tij sipas dëshirës.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Papa i ri vazhdon traditën e vjetër: Nuk e njohim Kosovën
  • Mesazhi i Ramës kandidatëve socialistë pas numërimit të votave të diasporës: Nuk ka humbës, por vetëm fitues
  • Fitoi mandatin në listë të hapur, reagon Fatmir Xhafaj: Ishte garë e vështirë dhe konkurruese
  • Pse Enveri thoshte: “Patatja është edhe bukë edhe gjellë”
  • BE zbulon datën, ja kur do të mbahet konferenca e 5-të e anëtarësimit me Shqipërinë

Komentet e Fundit

  1. ¿? në Arbëreshi Albanese drejt mandatit të dytë si kryeministër i Australisë, humb zgjedhjet “klienti” i La Civita
  2. ¿? në Mbërrin në portin e Shëngjinit anija “Guardia Costiera”, disa emigrantë nisen drejt kampit të Gjadrit
  3. ¿? në Vijon “cirku” me dosjen “Partizani”, GJKKO shtyn sërish seancën për Berishën, por e gjobit me 10 mijë lekë
  4. ¿? në Projeksionet në çdo qark: Kolapsi total i Berishës, ‘Rama i Katërt’ shkon drejt Parlamentit me mbi 80 mandate
  5. ¿? në Ambasadori i BE në Shqipëri: Jam martuar me një burrë, mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?