Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pikiata e euros, eksportuesit letër Ramës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pikiata e euros, eksportuesit letër Ramës
AktualitetEkonomi

Pikiata e euros, eksportuesit letër Ramës

Published: September 1, 2023
Shpërndaje

Kërkojnë ndërhyrje dhe lehtësira fiskale për të zbutur pasojat te bizneset

Nga dobësimi i Euros në vijimësi, Shoqatat e Eksportuesve i dërgojnë letër Kryeministrit Rama për të zbutur pasojat tek kompanitë prodhuese. Disa nga rekomandimet janë krijimi i një grupi ndërinstitucional për të identifikuar dhe zbatuar politika monetare dhe reforma strukturore që nuk cënojnë stabilitetin makroekonomik, por që zbusin goditjet e rënda nga mbiçmimi i monedhës kombëtare. Eksportuesit shprehen se masat mbështetëse të bazuara në eksperiencat e vendeve të tjera, nuk dëmtojnë objektivin kryesor të Bankës së Shqipërisë për arritjen dhe ruajtjen e inflacionit në nivelin 3%.

De-euroizimi i ekonomisë redukton goditjet e pamenaxhueshme të kursit të këmbimit. Përdorimi i valutës së huaj në transaksionet brenda vendit, duhet të dekurajohet. Përcaktimi i kufijve tavan të një shume maksimale që pikat e këmbimit duhet të kryejnë. Përpunimi i të dhënave në kohë reale për flukset hyrëse dhe dalëse te euros dhe disa statistika vjetore për periudhën kritike Qershor-Shtator. Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave, mund të marrin disa masa për të mbështetur eksportuesit që janë në vështirësi, duke synuar rritjen e konkurueshmërisë së eksporteve.”

- Publicitet -

Ndër të tjera në brendësi të letrës së Shoqatës së Eksportuesve kërkohen edhe lehtësira fiskale nga ana e qeverisë si më poshtë.

“Ngrirja e tatim-fititmit të vitit 2023, që shoqëritë e biznesit eksportues e paguajnë si paradhënie sipas ligjit për procedurat tatimore. Rimbursimi i përshpejtuar i TVSH-së brenda një afati 10-15 ditor. Të miratohet buxhet suplementar në formë subvencioni, duke bërë lëvizje të fondeve nga të ardhurat që krijohen nga fitimet e shoqërive importuese, si rrjedhojë e zhvlerësimit te Euros si nga Tatim Fitimi dhe nga TVSH-ja apo krijimi i Agjencisë Kombëtare dhe Nxitjes së Eksportit përvojë e disa vendeve.”

Në letrën drejtuar Kryeministrit, Zyra e Unifikuar e Bizneseve të Eksportit thekson se është e gatshme për të diskutuar me ekspertët e qeverisë dhe Bankës Qendrore për një paketë të harmonizuar të politikave monetare me ato fiskale. “EKSPORTET MADE IN ALBANIA” kanë kontribute të konsiderueshme në punësim dhe në vlerën vjetore të eksporteve, përfundon letra e eksportuesve.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve
  • Klevi Metaj rrëfen me pranga nga spitali përballjen me 6 policët: Më qëlluan të parët
  • VIDEO: “Më kërcënove se do më hiqje nga shkolla”, studentja përballet në avion me Bledi Çuçin dhe bashkëshorten e tij
  • “Na rrahën me shkopinj e shkelma”, dëshmia e 15-vjeçarit: Na mbajtën të shtrirë në dyshemenë e Ministrisë së Arsimit
  • “S’të bën burrë ajo rrobë që ke veshur, edepsëz. Nuk llogarisni as jetë fëmijësh”, gruaja u kthehet policëve në rrugë – VIDEO

Komentet e Fundit

  1. shqiptar on Dëshmia e një shtetasi amerikan në Ambasadë: Çfarë më ndodhi në Sheshin Skënderbej
  2. ¿? on ​”Kërkim falje Kuvendit të Vlorës 1912″
  3. demo on Elisa Spiropali i kërkon Ramës zgjidhje politike për krizën
  4. Shqiptar on Ky djalë ju mundi
  5. Phoenix on ​Teatri i lotëve mbi gërmadha

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?