Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pleqtë e lumit të Vlorës vënë inat me bredhat e malit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Pleqtë e lumit të Vlorës vënë inat me bredhat e malit
Kulture

Pleqtë e lumit të Vlorës vënë inat me bredhat e malit

Published: September 17, 2022
Shpërndaje

Ilirian Ballaj

Burrat e Lumit të Vlorës nuk kanë qenë e janë vetëm trima, por edhe të fortë, të pashëm, kanë jetuar gjatë e me çika si vetë stralli, si bredhat e malit. Kur bimbashi turk u ndodh ballë përballë me ta, u detyrua të thoshte: “marshallah” e aty u këndua kënga:
Tha bimbashi marshallah
Ku janë bërë këta
Në pyje në Barçalla
Ku janë rrit këta gjërpënjë
Ku janë pishat pa rrënjë

Por për ata burra stralli koha bën të vetën. Këto ditë u nda nga jeta një tjetër, që zuri pragun e njëqind vjetëve në Lumin e Vlorës, Rushit Merko Sina, ish luftëtar për liri deri në çlirimin e plotë të vendit, oficer pas çlirimit, aksionist i hekurudhave, bonifikimeve, rrugëve, drejtues i ekonomisë, burrë i këndshëm plot sportivitet, pozitivitet e gjallëri, që vetëm qeshte edhe kur mund të grindej me ndonjërin, që përshkoi në këmbë 20 kilometra rrugë në moshën 86 vjeçare, që të provonte forcën e tij jetësore. Iku njëri prej më të moshuarve, i fundit i brezit të luftës, pas dy 99 nëntëvjeçarëve të tjerë, Selman Kapaj, Luto Zeneli. E ajo trevë ka edhe të tjerë, por jo ish-luftëtarë.

- Publicitet -

Thonë se rrojnë gjatë ata që ushqehen mirë. Mirëpo Lumi iVlorës, ku pleqtë rrojnë gjatë, nuk se është dalluar përndonjë zonë shumë e begatë resursesh ushqyerjeje, apo gatuarjeje, përjashto atë të mishit të pjekur në hell, që e qajnë, që kush e ka provuar është mrekulluar,është kënaqur me të. Mandej një arapash (qull me lëng mishi, miell misri e të brendshmet e qengjit) dhe kaq, e nuk ia kanë thënë më tej në artin e kuzhinës, sikurse zona të tjera, si fjala vjen, Himara aty pranë etj. Por thonë se në jetëgjatësinë e njerëzve ndikon edhe sportiviteti, edhe pozitiviteti, sportivitet për ta marrë jetën lirshëm e në lëvizje, pozitivitet ta marrësh jetën gëzueshëm, dashamirësisht me të tjerët, pranues e bashkëpunues, por edhe kursimtaria në të ushqyer ndikon.

Ushqehen pak e jetojnë gjatë pleqtë në atë trevë, madje kjo ushqyerja paska qenë formula dhe kura më e fortë e jetëgjatësisë, sepse sikur paska shkruar mjeku i antikitetit Hipokrati, ata janë ngritur nga sofra pak të uritur, me dëshirën për të ngrënë përsëri e kjo paska bërë që trupi të marrë atë që duhet pa e tepëruar, sepse sipas tyre, shëndeti qënka edhe sëmundje. Lodhemi shumë, pushojmë e hamë mjaftueshëm, kjo paskërka qenë trinia e tyre e shenjtë. Thonë se në Brataj të Vlorës, pleq njëqindvjeçarë, ka pasur me dhjetra në të gjitha kohërat, po ashtu edhe përreth.

Në Lurë në vitet ’80 të shekullit të shkuar u ndodha edhe unë në pritjen e kreut të shtetit, Mehmet Shehut, që ata vërtetë e donin për mençurinë dhe vullnetin që kishte. Ishte edhe një plak nga Vladët e atjeshëm, mbi të njëqindat, që kuvendoi goxha me shtetarin. “Cili është sekreti i kësaj jetëgjatësisë tënde, na i thuaj edhe ne, apo nga që ke punuar pak”, e pyeti kryeministri i kohës. Plaku qeshi dhe me mençuri e kuptoi nënkuptimin e bashkëbiseduesit dhe ia ktheu: “Të jetosh këtu duhet të punosh ditë e natë sikundër zotrote punon… Pastaj, më mirë pyet këta ahe e këto pisha shekullore, këtë fresk e këta ujë, që rrjedh brisk e ta prêt gishtin, në se e vendos në të”.

Megjithëse plaku e zgjati pak, Mehmet Shehu nuk u bezdis aspak, këtë e pamë në mimikën e tij që u kënaq, që qeshi. I hodhi dorën në sup plakut të Vlade të Lurës dhe i tha: “Wshtë e vërtetë, që hani pak e punoni shumë, ja edhe në jug psh në Lumin e Vlorës, si fjala vjen në Brataj, është një fshat në mal, pleqtë atje rrojnë shumë”. E pastaj shtoi:“kudo, kudo”. Na shkoi koha me plakun më pëshpëriti i pari i Dibrës Faik Kopaçe, që e kisha në krah. Unë e pashë dhe heshta.

Në mozaikun e Mesaplikut u gjet një pikturë …

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Albert Hajnaj says:
    September 18, 2022 at 10:55 am

    Lumi Vlorës jo vetëm rrit jetgjatësinë njerzore po nxjerr edhe kronikan të vëmendshëm, si zoti Ilirjan, që i qëmtojne e i propogandojnë këto vlera (arritje) , urime.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Rama: Kush më quan tradhtar është pa din e iman
  • Detaje nga dita e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në shesh, përplasje me të rinjtë e PD; Reuters jep live protestën
  • Rama i përgjigjet Iranit: Ju nuk mund ta falni Shqipërinë për atë që bëmë
  • Kush është ambasadorja re e BE-së që pritet të emërohet në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. Bujar Kanapari on Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  2. Bujar Kanapari on Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  3. 1 on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?
  4. capi on Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!
  5. capi on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?