Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Po përhapen sëmundje”, apeli për OBSH: Kriza e klimës të shpallet emergjencë shëndetësore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Po përhapen sëmundje”, apeli për OBSH: Kriza e klimës të shpallet emergjencë shëndetësore
BoteEnciklopedi

“Po përhapen sëmundje”, apeli për OBSH: Kriza e klimës të shpallet emergjencë shëndetësore

Published: October 27, 2023
Shpërndaje

Në më shumë se 200 revista shkencore, studiuesit i kanë drejtuar një apel Organizatës Botërore të Shëndetësisë të shpallë krizën e klimës si emergjencë shëndetësore globale.

Studiuese dhe studiues nga e gjithë bota i kanë kërkuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH që të shpallë krizën e klimës si gjendjen emergjence shëndetësore globale. Ndryshimi i klimës favorizon ndër të tjera edhe përhapjen e sëmundjeve dhe vështirëson sigurimin e ushqimit, sipas tyre.

Më shumë se 200 revista shkencore e publikuan njëkohësisht apelin e studiuesve që kjo gjendje emergjence të shpallet para pranverës 2024, kohë kur zhvillohet edhe Asambleja e Përgjithshme e OBSH. Këtu bëjnë pjesë edhe revista të njohura si “The Lancet” apo”The British Medical Journal”.

- Publicitet -

Sipas studiuesve është gabim i rrezikshëm të vështrohen ndarazi kriza e klimës dhe ajo natyrore, thuhet në apel. Shëndeti njerëzor dëmtohet direkt si nga kriza e klimës edhe nga humbja e llojeve në natyrë. “Kjo krizë e pandashme planetare do të ketë efekte të mëdha në shëndet, sepse mund të shkatërrojë sistemet sociale dhe ekonomike”, shkruajnë autorët.

Sëmundjet, mungesa e ujit dhe ushqimit

Ndryshimi i klimës çon sipas kësaj në “zvogëlimin e  tokës, strehimit, ushqimit dhe ujit.” Kjo do të ketë efekte të mëdha në shëndetin njerëzor dhe do të ashpërsojë varfërinë, “që më tej çon në migracion masiv dhe konflikte.” Edhe rritja e temperaturave dhe ekstremet e motit çojnë në përhapjen e sëmundjeve ngjitëse. Ndotja e mjedisit dëmton burimet ujore, për shkak të ndotjes së deteve do të ulet numri i peshqve si ushqim. Reduktimi i larmisë së llojeve do e bëjë të vështirë që njerëzimi të ushqehet në mënyrë të shëndetshme, theksojnë studiuesit. Më shumë ndërhyrje në zonat natyrore e sjell njeriun në kontakt më të ngushtë me shumë lloje. Me këtë rritet rreziku i sëmundjeve dhe kalimit të parazitëve tek njeriu. Sipas studiuesve, sistemet ekologjike do të jenë para kolapsit dhe efekti për shëndetin katastrofik. “Vendimmarrësit politikë duhet që të dallojnë rreziqet e kërcënimeve të rënda për shëndetin nga kriza planetare dhe avantazhet për shëndetin në rast se kriza mposhtet.”

Shpallja e një gjendjeje emergjence shëndetësore është shkalla më lartë e alarmit që OBSH mund të japë. Një gjë të tillë Organizata Botërore e Shëndetësisë e bëri gjatë pandemisë së Coronës.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Faza e re e rindërtimit në Kombinat, Bashkia e Tiranës vijon evadimin e mbetjeve
  • Gati 30 vite pas vdekjes, pse libri për Princeshë Dianën po shkakton kaq shumë reagime?
  • “Gjenerali” merr zyrtarisht rolin e Ambasadorit të SHBA në Shqipëri, kush ishin 10 paraardhësit e tij
  • Detaje nga aksioni i SPAK kundër grupit “Rraja”, shkon në 17 numri i të dyshuarve
  • Dy janë motër e vëlla, tre shqiptaro-amerikanë mes viktimave në ndërtesën e shembur në Athinë

Komentet e Fundit

  1. demo on “Ia tregoi Ramës”: Agasi posedonte fotografi që provonin vrasjen e Ervis Martinajt?
  2. demo on Nё Hagё gjykohet Europa
  3. demo on Nё Hagё gjykohet Europa
  4. demo on Dosja e ‘SHISH’, reagon Bashkimi Europian: Kemi besim të plotë te SPAK
  5. Detari on Dosja e ‘SHISH’, reagon Bashkimi Europian: Kemi besim të plotë te SPAK

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?