Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Polonia dhe BE në alarm pas rrëzimit të dronëve rusë, Bjellorusia: Hynë aksidentalisht
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Polonia dhe BE në alarm pas rrëzimit të dronëve rusë, Bjellorusia: Hynë aksidentalisht
BoteLajmi i fundit

Polonia dhe BE në alarm pas rrëzimit të dronëve rusë, Bjellorusia: Hynë aksidentalisht

Published: September 10, 2025
Shpërndaje

Polonia ka raportuar për herë të parë rrëzimin e dronëve rusë mbi territorin e saj, duke shkaktuar tensione të reja në kufirin lindor të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Kryeministri Donald Tusk njoftoi se një “numër i madh” dronësh u shkatërruan gjatë natës, duke e cilësuar incidentin si zhvillim të paprecedentë. Si pasojë, Polonia mbylli përkohësisht hapësirën ajrore dhe nisi një operacion ushtarak, ku morën pjesë edhe avionë të NATO-s dhe të Holandës. Autoritetet paralajmëruan qytetarët e tre rajoneve kufitare me Ukrainën që të qëndronin në banesa.

Nga ana tjetër, zëvendësministri i Mbrojtjes së Bjellorusisë, Pavel Muravyeika, deklaroi se dronët kishin hyrë aksidentalisht në hapësirën ajrore polake për shkak të bllokimit të sistemeve të navigimit, duke pretenduar se disa prej tyre u rrëzuan nga vetë Bjellorusia. Sipas tij, gjatë natës mes orës 23:00 dhe 04:00, forcat bjelloruse, polake dhe lituane ndanë informacione përmes kanaleve të komunikimit ushtarak.

- Publicitet -

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e cilësoi incidentin si “një hap tjetër përshkallëzimi” nga Rusia. Forcat ajrore të Ukrainës raportuan se sulmi përfshinte 415 dronë, një raketë balistike dhe 42 raketa lundrimi, duke shtuar se tetë prej dronëve kaluan kufirin ukrainas në drejtim të Polonisë.

Megjithëse aeroportet polake janë rihapur dhe operacioni ushtarak ka përfunduar, ngjarja ka rritur shqetësimet për sigurinë rajonale. Rusia, deri më tani, nuk ka dhënë asnjë koment zyrtar.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • demo says:
    September 10, 2025 at 9:45 am

    Populli heroik polak

    Reply
  • Moisi Golemi says:
    September 10, 2025 at 10:24 am

    Rusia teston Perëndimin. Po vazhdoi kështu, çizmja e ushtarit polak të shkelë në Moskë, ashtu si në kohën e Perandorisë Ruse, kur polakët shkelën Moskën.

    Reply
  • Replikuesi says:
    September 10, 2025 at 11:17 am

    Rri o Moisi rehat, se Moskën e shkeli dhe Napoleoni e Hitleri, po rusi jo vetëm I mundi, po i “shoqëroi” edhe deri në strofkullat e tyre .

    Reply
  • Lala i Myzeqesë, pa Myzeqe says:
    September 10, 2025 at 11:31 am

    I qiu Ekaterini polakët u Muçi!

    Reply
  • Moisi Golemi says:
    September 10, 2025 at 12:33 pm

    O Replikuesi. Polakët e PUSHTUAN Moskën, jo thjesht e shkelën.
    Napoleoni e Hitleri kurrë nuk shkelën në Moskë. Mëso historinë, o Replikues! Moska në historinë moderne është shkelur vetëm prej polakëve.

    Reply
  • Replikuesi says:
    September 10, 2025 at 1:18 pm

    Ti do të më tregosh historinë mua o Moisi ? Nuk e kam bërë shkollën në “demokracinë” e Saliut e të Ramës unë, por e kam bërë në diktaturën e Enverit . Dëgjo o kapadaiu i mësipërm, Moskën e shkeli Napoleoni që ç’ke me atë punë, por e gjeti në zjarr e flakë . Ushtria ruse e Kutuzovit u tërhoq, pasi ja vuri zjarrin qytetit dhe Napoleonit nuk I interesonte një Moskë në zjarr e flakë dhe i ndodhur mijra km larg Parisit, pa furnizime dhe në prag të dimrit që po trokiste, filloi tërheqjen nga Moska e Rusia , i ndjekur nga Kutuzovi dhe pas Betejës së Borodinos, filloi tatëpjeta e Perandorit të famshëm dhe e Perandorisë Napoleonike . Ndërsa Hitleri nuk hyri dot në Moskë , por deri në prag të saj . Kur shkrova më lart për “hyrjen e Hitlerit ” në Moskë , pata parasysh hyrjen e tij në Rusi dhe pushtimin e pothua gjithë Rusisë prej tij, por që Ushtria e Kuqe e vuri përpara dhe e shpuri deri në Berlin, duke çliruar jo vetëm veten, por gjithë Evropën Lindore, sëbashku me Poloninë, që ishte vërtet populli polak që luftoi më tepër nga gjithë Evropa kundër nazizmit . Varshava u rrafshua krejt . Sa për pushtim të Moskës nga polakët, as kam dëgjuar, as kam lexuar . Do të dëshiroja një ndërhyrje të demos, që është I vjetër në këto punë .

    Reply
  • dashamires says:
    September 10, 2025 at 2:47 pm

    Moisi Golemi, zgjohu nga hashashi – Moska kurre asnjehere te vetme nuk eshte pushtuar nga Polonia. Mos e shty me tej kete marrezi se do qeshin sa te plasin Ardian Thano me te tijet ne gazete..

    Reply
  • Dashi says:
    September 10, 2025 at 2:49 pm

    Së pari , të sugjeroj ty komentuesi i mësipërm , të heqësh atë pseudonim Moisi Golemi , i cili ka qënë një nga gjeneralët më trima të Skënderbeut , por që nuk e besoj që ti i ngjason . Nuk të shkon fare ; jo po të vemë edhe nick Skënderbeu , e pastaj si do të të drejtohen replikuesit , dëgjo zoti Skënderbe . Megjithëse nuk më ftuat në debatin tuaj as njëri e as tjetri , mua më pëlqeu tema e bisedimit tuaj dhe po ndërhy pa lejë . Debatet tuaja lidhen me shkeljen apo pushtimin e Moskës nga forca të huaja . Mund të them që , kini të drejtë që të dy , kush më shumë e kush më pak . Së pari , duhet të pranojmë që Rusia është një shtet shumë i madh në territor dhe i vështirë për t’u pushtuar . Së dyti , rusët historikisht e kanë pasur zanat luftën , pra është një popull luftëtar dhe pushtimi i Moskës nga armiku , për ta është një akt turpi e diskreditimi , Moska është zemra e Rusisë . Replikuesi i mësipërm , që reagon ndaj Moisi Golemit ka të drejtë në atë që Napoleoni e shkeli Moskën , por e gjeti pa njerëz e në flakë dhe u tërhoq . Nuk mendoj nëse mund të quhet pushtim . Për të tjerat se si vajti lufta , e ka drejt . Gabim e ka që Hitleri e shkeli Moskën , ndonse e përgënjeshtron . Rusët e mbrojtën heroikisht Moskën e Leningradin , ndërsa në Stalingrad hynë gjermanët dhe u luftua mizorisht deri në luftim trup me trup . Ndërsa Moisiu ka një farë të drejte kur shkruan , që polakët kanë hyrë në Moskë . Polakët e rusët kanë qënë në luftë të vazhdueshme e shekullore me njëri tjetrin dhe kanë bërë beteja pa fund . Luftërat më të egra kanë qënë në vitet e largëta 1611- 1613 , kur rusët pësuan një disfatë të përkohshme dhe polakët , jo vetëm që hynë në Moskë , por krijuan dhe një farë qeverie me gjeneralin Zigmunt , nëqoftëse nuk gaboj emrin dhe qëndruan për gati një vit në Moskë , por pastaj u shpartalluan nga ushtria ruse dhe u tërhoqën . Luftërat Ruso- Polake nuk mbaruan kurrë edhe në shekujt e mëvonshëm , me humbje e fitore më tepër nga rusët , por polakët kurrë nuk hynë më në Moskë . Urrejtja e gatuar në shekuj midis rusëve e polakëve vazhdon edhe sot .

    Reply
  • Moisi Golemi says:
    September 10, 2025 at 9:08 pm

    O Dash! Ty bravo të qoftë për durimin për të shpjeguar kaq gjatë!
    Replikuesi dhe Dashamirësi kërcejnë kot si gjeli majë plehut, pa hapur libra historie. VETËM POLAKËT e kanë shkelur e pushtuar Moskën në historinë moderne. E shkruajta edhe më lart. T’i afrohesh, apo të shkosh deri në dyert e Moskës, nuk quhet as shkelje, as pushtim. Francezët vajtën aty, sepse rusët u tërhoqën me dashje, duke ua lënë vetë qytetin të djegur. Dhe francezët nuk e pushtuan, sepse u ngeli dopjo gjashta në forë. Kurse polakët luftuan, e pushtuan dhe për një farë kohe vendosën pushtetin e tyre aty. TË VETMIT që e kanë bërë këtë. Dhe kjo u qëndron gozhdë në tru rusëve.
    Tani u pendova që shkruajta edhe unë kaq gjatë. Por me ca njerëz, të shkruash shkurt, s’të kuptojnë. Të shkruash gjatë, gjen belanë. Varja!!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Nuk duam që të rinjtë të përfundojnë si ne” – Shqiptari nga Frankfurti, 30 orë me makinë për të ardhur në protestë
  • Protestuesi i ardhur nga Gjermania: Kërkoj ndjesë që kam votuar Ramën
  • “Pse ka dalë në protestë?” – Si përgjigjet deputetja e larguar nga PS
  • Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhan, s’kanë mish
  • Sara Mila: Nuk e çojmë ndërmend as dorëheqjen dhe as zgjedhjet e parakohshme

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  2. Luk11 on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  3. Gani USA on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  4. Vlor on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  5. K R on “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?