Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Premiera “Tirana nga ajri”; Veliaj: “Qyteti i transformuar, rezultat i një bashkëpunimi të shkëlqyer”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Premiera “Tirana nga ajri”; Veliaj: “Qyteti i transformuar, rezultat i një bashkëpunimi të shkëlqyer”
Aktualitet

Premiera “Tirana nga ajri”; Veliaj: “Qyteti i transformuar, rezultat i një bashkëpunimi të shkëlqyer”

Published: March 27, 2024
Shpërndaje

Një metamorfozë spektakolare e kryeqytetit tonë ishte domethënia e premierës “Tirana nga ajri” të zhvilluar sot në Kinema “Millenium”, ku u prezantua para të pranishmëve transformimi i jashtëzakonshëm që ka pësuar kryeqyteti shqiptar përgjatë këtyre dekadave. Sipas kreut të Bashkisë Erion Veliaj, Tirana evropiane që sot shohim të gjithë është një projekt dhe një vizion që nisi dhe u bë i prekshëm me Edi Ramën, si kryetar Bashkie, me synimin për ta kthyer nesër në metropolin më atraktiv të rajonit.

“Ka qenë shumë e thjeshtë për të mbështetur këtë projekt dhe një vizion që nisi me Edi Ramën kryetar bashkie, që ne të tjerëve na e bëri jetën më të lehtë, se u hap një brazdë, një hulli ku uji shkon më kollaj për këdo tjetër që do ta çojë ujin tek hulliri i  punëve të mira, punëve të mbara”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se sot Tirana sot ka një dimension tjetër, duke e cilësuar si pjesë të një rrugëtimi fantastik arritjet dhe punën e deritanishme për transformimin e metropolit shqiptar, i cili – siç u shpreh kreu i Bashkisë, sot është kthyer në një destinacion.

- Publicitet -

“Tirana që gjeti Edi ishte Tirana e botës së tretë. Sot diskutimet tona janë të botës së parë, dhe çfarë rrugëtimi fantastik ka qenë ky për ne që punojmë në Bashkinë e Tiranës, që vazhdojmë marrim stafetën nga skuadra e Edit dhe që nisi atë transformim të jashtëzakonshëm që për disa u quajt si një debat për ngjyrat dhe për Lanën, kurse për 90 e ca për qind të qytetit ishte debati që transformoi qytetin nga kështu, kështu dhe që sot e ka kthyer Tiranën në një destinacion”, u shpreh ai.

Për Veliajn, kjo punë transformuese është rezultat i frymës së bashkëpunimit, teksa falënderoi të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e energjinë e tyre, për ta bërë Tiranën, atë destinacion që të gjithë shohim sot.

“Qyteti është pak si ai tapeti, ku secili është një fije, vetëm kur ndërthuremi bashkë, kur kryqëzohemi ndonjëherë edhe kur përplasemi, mund të krijojmë atë qilimin e bukur. Për secilin prej jush që i ka dhënë me zemër Tiranës, frymën e vet, energjinë, jetën e vet, dijet e veta, unë ju jam pafundësisht mirënjohës, duke filluar nga Edi deri tek pastruesja e fundit që sot, edhe pas Iftarit është duke pastruar qytetin. Faleminderit të gjithëve nga zemra!”, përfundoi Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ​Tre skenarët e mundshëm: Si pritet të zbërthehen rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara
  • ​Ndahet nga jeta avokati Saimir Vishaj: Nga beteja me kancerin, te drama personale e divorcit dhe aksidenti i fundit fatal
  • Veliaj dhe Rama, nga miqësia te skizma politike
  • Bie Netanyahu? Opozita izraelite bashkon forcat, nisin negociatat për koalicionin e madh
  • ​Dita e zgjedhjeve në SHBA

Komentet e Fundit

  1. Ish-naftetar on Trump e quajti “nevojtore”, kush është sekreti i një prej vendeve me mirëqenien më të lartë në botë
  2. Luan Myrtaj on Kutia e Pandorës që zbardhi një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash, në qendër të së cilës ndodhet ish-zëvendës kryeministrja e vendit
  3. Fieri 11 on Kutia e Pandorës që zbardhi një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash, në qendër të së cilës ndodhet ish-zëvendës kryeministrja e vendit
  4. RROFTË QENDRESA !!! on Kutia e Pandorës që zbardhi një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash, në qendër të së cilës ndodhet ish-zëvendës kryeministrja e vendit
  5. Kokpalari 21 janarit on Kutia e Pandorës që zbardhi një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash, në qendër të së cilës ndodhet ish-zëvendës kryeministrja e vendit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?