Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Presidentja e Kosovës vizitë në SHBA, takime me zyrtarë të Kongresit Amerikan
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Presidentja e Kosovës vizitë në SHBA, takime me zyrtarë të Kongresit Amerikan
AktualitetKosovë

Presidentja e Kosovës vizitë në SHBA, takime me zyrtarë të Kongresit Amerikan

Published: December 13, 2024
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke zhvilluar një mori takimesh me zyrtarë të Kongresit amerikan në Shtetet e Bashkuara, me të cilët ka thënë se po diskuton për rëndësinë e mbështetjes amerikane në shumë sektorë të vendit që udhëheq.

Përmes disa postimeve në Facebook, Osmani ka thënë se është takuar me senatorët republikanë: Ted Cruz, Joni Ernst dhe Thom Tillis, si dhe kongresistët, Gary Palmer, Pete Sessions dhe Mike Lawler.

“Bashkëpunimi dhe komunikimi i rregullt janë kyç për veprim të duhur në kohë të duhur. Kosova dhe SHBA-të, kanë hapësirë e mundësi të shumta për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit, andaj kjo edhe është një nga objektivat kryesor në rrugëtimin përpara”, ka thënë Osmani pas përfundimit të njërit prej takimeve.

- Publicitet -

Ajo ka thënë se ka diskutuar edhe për bashkëpunimin në fushën e sigurisë, me qëllim të parandalimit të përpjekjeve të aktorëve të dëmshëm për më shumë “kaos dhe jostabilitet”.

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës në urën kryesore të Ibrit, që ndan Mitrovicën në jugun e banuar me shqiptarë dhe veriun e banuar me serbë. Fotografi nga arkivi.

Kush janë aktorët e huaj që duan ta minojnë demokracinë e Kosovës?

Vizita e Osmanit në SHBA është duke u realizuar disa javë para inaguruimit të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Erin Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropë dhe Euroazi në USAID, i ka thënë javë më parë Radios Evropa e Lirë se marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të ndryshme dhe se përkushtimi i popullit amerikan ndaj popullit të Kosovës është e bindur se do të vazhdojë.

Erin Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropë dhe Euroazi në USAID gjatë intervistës për Radion Evropa e Lirë, Shërbimi për Kosovën, Prishtinë 22 nëntor 2024.

SHBA-ja ka ndarë mbi 2 miliardë dollarë për Kosovën prej vitit 1998, dhe mbështetja e saj ka qenë vendimtare, përfshirë rrugën drejt pavarësisë.

Udhëheqës shtetërorë kosovarë e përsërisin shpesh që Amerika është partnerja më e rëndësishme e Kosovës dhe se mbështetja e saj është jetike.

Një burrë duke ecur mbrapa mbishkrimit “Faleminderit NATO” dhe “Faleminderit SHBA”, si dhe flamurit amerikan në Stagovë, vendbanim në Kaçanik, Kosovë.

Çfarë do të thotë për Kosovën mbështetja e SHBA-së?

Megjithatë, në disa raste, viteve të fundit, raportet e Uashingtonit me Qeverinë e Kosovës janë tendosur, ndonëse zyrtarë qeveritarë kanë përsëritur vazhdimisht se koordinohen dhe kanë bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në.

REL

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protesta e të rinjve, çfarë iu tha Rama ministrave në mbledhjen e qeverisë
  • Protesta në Tiranë, policia ndërhyn me autobot për shuarjen e zjarreve
  • E rëndë në Shkozë, 35-vjeçari i vë flakën banesës së prindërve të bashkëjetueses së tij, humbin jetën burrë e grua
  • Në BE, por nën mbikëqyrje: Rregullat e reja për anëtarët e ardhshëm
  • “Rama në burg, Berisha në burg”, boshatisen auditorët, studentët bojkot në disa Fakultete

Komentet e Fundit

  1. demo on VIDEO: Nisin tensionet para Ministrisë së Arsimit, protestuesit shkulin derën dhe kangjellat metalike
  2. demo on Sjellje të papërshtatshme dhe përfitime materiale të paligjshme: Ambasadorja amerikane në Athinë në prag të shkarkimit
  3. Rilindja e Lenka Cukove on Rama anulon mbledhjen e grupit të PS që do mbahej sot
  4. Qerratai on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  5. Qerratai on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?