Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Osmani: Wagner po përgatit një sulm të mundshëm ndaj Kosovës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Osmani: Wagner po përgatit një sulm të mundshëm ndaj Kosovës
KosovëKryesore

Osmani: Wagner po përgatit një sulm të mundshëm ndaj Kosovës

Published: February 11, 2023
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se mercenarët e grupit rus, Wagner, po punojnë me paramilitarët serbë për të kontrabanduar armë dhe uniforma ushtarake pa stema në Kosovë.

Në një intervistë për The Telegraph, Osmani tha se ky operacion ka për synim të krijojë terrenin për një sulm të mundshëm hibrid të Serbisë për të marrë nën kontroll territor të Kosovës.

Këto përgatitje të pretenduara nga Serbia ngrenë paralele me aneksimin e Krimesë nga Rusia më 2014, kur ushtarët rusë, të veshur me uniforma pa stema, përgatitën rrugën për marrjen e gadishullit ukrainas nga Moska.

- Publicitet -

“Ata po sjellin armë dhe uniforma, por nuk janë pjesë e ushtrisë serbe. Serbia dëshiron të arrijë qëllimet e saj, pa e quajtur operacion ushtarak”, tha Osmani.

Sipas saj, objektivi i Serbisë është “të përgatisë situatën për një aneksim të mundshëm – jo përmes një operacioni tradicional ushtarak, por përmes një lloj sulmi hibrid”.

Sipas Osmanit, Beogradi po vazhdon të rrisë tensionet në rajon në bashkëpunim me Wagner-in, që kohët e fundit ka nisur fushatën për rekrutimin e serbëve për luftën në Ukrainë.

Presidentja e Kosovës tha se strategjia e fshehur për kontrabandimin e armëve dhe municioneve është duke u zhvilluar në të paktën gjashtë muajt e fundit. Sipas Osmanit, kjo strategji ka synimin “e njëjtë” me atë që përdori presidenti rus, Vladimir Putin, kur aneksoi paligjshëm Krimenë.

“Nëse shikoni se çfarë bëri Putini më 2014, është krejtësisht e njëjta. Fillimisht, ai instrumentalizoi rusët që jetonin atje, mandej ai krijoi operacione të rreme dhe më pas ai dërgoi këto grupe paramilitare. Ka të dhëna të qarta se grupet paramilitare serbe po planifikojnë dhe organizojnë këtë [së bashku me Wagner-in]. Sa ka qenë numri i tyre që ishin në kufi apo brenda [territorit të Kosovës], është diçka që ende po hetohet”, tha presidentja Osmani.

Sipas të parës së shtetit të Kosovës, synimet janë krejtësisht agresive.

“Ata hapin llogore dhe barrikada të stilit ushtarak, të llojeve që mund të përdoren për të luftuar”, tha ajo.

Osmani tha se pavarësisht pranisë ushtarake të NATO-s në Kosovë – përmes misionit të KFOR-it – nuk do të thotë se Serbia nuk do të tentojë të veprojë sikurse Rusia, që nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022.

“Nuk po them se ai [presidenti serb, Aleksandar Vuçiç]do ta bëjë, por po them se duhet të jemi të gatshëm që ta parandalojmë një skenarë të tillë”.

Zyrtarët e Kosovës edhe më herët kanë thënë se në veri të Kosovës mund të ketë përfshirje të personave që kanë lidhje direkte apo indirekte me mercenarët e Wagner-it. Kosova po ashtu ka akuzuar Rusinë se po e nxit Serbinë që të rrisë tensionet me Kosovën. Moska ka mohuar këto akuza të Prishtinës./DW

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Historia misterioze e Kupës së Botës të vitit 1966, u vodh nga një hajdut, por nuk do ta besoni se nga kush u gjet
  • Drejt një modeli të ri vendor europian. Gati raporti për hartën e Bashkive
  • Bloomberg zbardh prapaskena nga samiti i NATO-s në Ankara: Rama nuk arriti që…
  • Prishet ‘paqja’ në territoriale, PS e vetme drejt votimit të reformës
  • Territorialja / Mazniku: Opozita ka djegur në mënyrë sistematike afatet, qytetarët shqiptarë s’kanë kohë për të humbur

Komentet e Fundit

  1. # on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  2. Omaggio on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  3. Patriot on Ministrja serbe trondit me deklaratën: “Po të isha e lirë si Millosheviçi, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”
  4. 1thundrak on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’
  5. Ethem Lalaj on Do thirret Rama në SPAK për “Albanian Files”? Si përgjigjet Braho

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?