Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pretendojnë se po bëhet “terror” ndaj tyre, serbët ndalojnë hyrjen e shqiptarëve në Serbi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Pretendojnë se po bëhet “terror” ndaj tyre, serbët ndalojnë hyrjen e shqiptarëve në Serbi
KosovëLajmi i fundit

Pretendojnë se po bëhet “terror” ndaj tyre, serbët ndalojnë hyrjen e shqiptarëve në Serbi

Published: February 5, 2024
Shpërndaje

Sipas mediave serbe, serbët e zhvendosur nga Kosova do të bllokojnë sot qarkullimin në Rudar për tre orë, nga ora 12:00 deri në 15:00, për të gjitha automjetet e drejtuar nga shqiptarët.

“Serbët e zhvendosur nga Kosova sot do të bllokojnë qarkullimin në Rudar për tre orë nga ora 12:00 deri në 15:00 për të gjitha automjetet të drejtuara nga shqiptarët përmes Merdares, drejt Kurshumlisë, Nishit, Beogradit dhe më tej drejt Suboticës”, ka kumtuar Shoqata e Serbëve të Zhvendosur nga Kosova me seli në Kurshumli, raporton Euronews Serbia.

Sipas raportimeve, bllokada e rrugës do të zbatohet për shkak të “terrorit” ndaj serbëve në Kosovë, ku në veçanti përmendet kryeministri Albin Kurti.

- Publicitet -

“Bllokada e rrugës do të mbahet çdo të hënë për tre orë, derisa të përfundojë terrori i përditshëm ndaj popullit tonë në Kosovë. Terrori që po përjeton populli serb dhe populli tjetër joshqiptar është bërë i padurueshëm dhe është shumë afër një konflikti me pasoja të paparashikueshme”, pretendohet në këtë njoftim.

Kjo shoqatë pretendon se serbët e zhvendosur kanë pritur 25 vjet që të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të fillojnë një jetë të re me fqinjët e tyre shqiptarë “të cilët nuk kanë kryer krime”.

Ata kërkojnë nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ministri i jashtëm Ivica Daçiç dhe anëtarët tjerë të qeverisë serbe që “urgjentisht t’u dërgojnë një letër të gjitha organizatave relevante ndërkombëtare, për të ndalur urgjentisht terrorin dhe arrestimin e serbëve të pafajshëm”.

Ky grup ende kërkon “kthimin urgjent të një mijë ushtarëve serbë në Kosovë”, duke përmendur Marrëveshjen e Kumanovës dhe Rezolutën 1244.

E në listën e kërkesave ishte që të gjithë të zhvendosurit të kthehen në shtëpitë e tyre, “të cilat do të financohen nga Qeveria e Kosovës”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Bunkerizim i gjykatës
  • Vendimi që mund të prekë vizat amerikane të emigrimit për shqiptarët
  • Zjarri në Mallakastër djeg masive me pisha
  • 33-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident me motor para miqve 
  • Ku po gabon shkolla?

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Vlora 97 on Boshllëku i Lirisë
  3. L.H on Besa dhe Besueshmëria!
  4. martina on Besa dhe Besueshmëria!
  5. Toni on Boshllëku i Lirisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?