Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Prizreni buzë detit dhe borziloku i Përmetit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Prizreni buzë detit dhe borziloku i Përmetit
Kulture

Prizreni buzë detit dhe borziloku i Përmetit

Published: December 8, 2022
Shpërndaje

Reportazh

Sefer Pasha

 

- Publicitet -

Prizreni feston Shpalljen e Pavarësisë. Ndalojmë aty ku është themeluar Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Na pret Kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj. Unë me këtë personalitet të Kosovës nuk isha takuar ndonjëherë. Shaqiri kishte lindur në Prizren, por të parët e tij ishin nga fshati Gjonaj i Hasit. Studimet i kishte mbaruar në Prizren, Prishtinë dhe Uashington. Shaqir Totaj ishte i gjatë e i mbushur si lis Sharri, me nofulla si ashta guri, me thinja si flokët e borës në fillim të vjeshtës e me një veshje të thjeshtë. Mbante syza optike si ato të studiuesve. Nuk ta jepte përshtypjen e një pushtetari “dudum kokëkungull, gojëbuall e barkrrumbull” siç i cilësonte Faik Konica. Shaqir Totës i jap një këshillë miqësore. Të më flasë me zë pakëz më të lartë sidomos në krahun e majtë. I tregoj se kam qenë në luftën e Koshares për çlirimin e Kosovës. Që prej Rrasës së Zogut qëllonim me top kundër ushtrisë serbe, e cila ishte e pozicionuar në Punashevsk të Gjakovës, aty ku piramida c/1 ndante Gjakovën me Tropojën. Unë qëlloja me top së bashku me disa të rinj të cilët kishin ardhur nga Gjermania. Emigrantët më thoshin se luftonin me “dekë për Kosovën”. Ushtarët e UÇK -së nuk kishin asnjë përvojë në qitjet me topin 75 milimetër pa zmbrapsje. Qitja me këtë armë të rëndë të artilerisë kërkon teknikë të lartë. Në radhë të parë veshët duhet të zihen me pambuk. Zhurma dhe gazrat të rrezikojnë. Ka qëlluar që shumë qitësa ta humbasin dëgjimin. Unë emigrantëve nga Gjermania ua mbyllja veshët me gjethe lisi. Nuk kishte mjete të tjera rrethanore. Edhe veshët e mi i izoloja po me gjethe lisi. Por efekti mbrojtës ishte i pakët. Pas çlirimit të Kosovës u vizitova tek mjeku i veshëve. Ai e konstatoi dëmin që më kishte shkaktuar qitja me topin 75 milimetra pa mjetet mbrojtëse.

Kryetari Shaqir Totaj më dëgjoj me vëmendje. Të gjithë kemi dal me humbje nga lufta e lavdishme, tha ai. Dhe iu mbushën sytë me lotë kur foli për Hashim Thaçin, që me komandantët e UÇK -së po mbahen padrejtësisht në Hagë. Por do të kthehen fitimtarë.

Prizrenasit e përshëndesin me respekt kryetarin e tyre Shaqir Totaj. Ai nëpër rrugë fëmijëve u shpërndan flamuj kuq e zi. Shaqir Totaj më pyet dhe unë i përgjigjem. I them se po vij për të festuar në Prizren që nga Bushtrica e Lumës. Kam ndjekur me hartë në dorë udhëtimin e Avdyl Frashërit për të shkuar në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Një natë Avdyl Frashëri fjeti në shtëpinë e Shaqir Palushit nga fshati Bushtricë. Ai të zotit të shtëpisë nuk i tregoi se ishte Avdyl Frashëri. Atë e ndiqnin spiunët e perandorisë osmane. Lumjani Shaqir Palushi bëri darkë dhe sipas zakonit ftoi dhe të kushërinjtë. Në mëngjes po sipas zakonit i zoti i shtëpisë i dha tre djem me vete Avdyl Farshërit dhe ata e përcollën deri tek Ura e Lotëve në Morinë të Kukësit. Para se Avdyl Frashëri t’u jepte dorën djemve të Lumës ai u tha atyre se ishte Avdyl Frashëri. T’i bënin të fala mikut nga Bushtrica që e nderoi me pritjen që i bëri pa e njohur. Kjo ngjarje bëri bujë dhe tregohet brez pas brezi jo vetëm në Bushtricë, por dhe tek shumë njerëz të cilët e kanë dëgjuar. Tek Ura e Lotëve mbi trungun e një lisi Avdyl Frashëri u ul të pushojë pak. Një nga djemtë e Lumës i tregoi filozofit një ngjarje të jetuar.

Në fshatin Kalaja e Dodës kishte ardhur një mik nga Tetova. Mikun të zotët e shtëpisë e pritën tek Fusha e Korabit. Aty i kishin stanet. Ishte vjeshta e fundit. Pasi folën, hëngrën e pinë, në mëngjes babai e thërret njërin nga djemtë. I tregon udhën se nga do ta përcillte mikun. Binte borë e madhe. Dhe djali me vakt u nis me mikun nga Tetova sipas porosisë së atit të tij. Pas disa orësh udhëtim kur djali me mikun dolën në një kreshtë i thotë mysafirit nga Tetova se ku ishte rruga më e shkurtër që të nxirrte në Tetovë. Kështu djali nga Kalaja e Dodës i dha dorën mikut të familjes. Në fakt djaloshi nuk e zbatoi porosinë e të atit. E la mikun në gjysmë të rrugës dhe e përcolli në një rrugë qorre. Në atë drejtim binin orteqet minutë pas minute. Kur djali u kthye në Kalanë e Dodës mori vesh se prej Tetovës kishte ardhur haberi se mikun që ai e përcolli e kishin zënë orteqet dhe ai kishte vdekur. Ati e priti të birin me hidhërim e revoltë. Të nesërmen ati e “urdhëron” të birin që ai të shkonte për të gjuajtur dhi të egra në vendin e quajtur Panair pas malit të Korabit. Dhe djali u nis për gjah sipas “urdhrit”. Por nuk u kthye dot. Ra nga shkëmbi. E zuri mallkimi i atit. Ai e preu në besë mikun nga Tetova.

Avdyl Frashëri pasi e kishte dëgjuar këtë rrëfenjë i kishte përqafuar djemtë që e shoqëruan që nga Bushtrica e Lumës. E kuptova rrëfenjën u kishte thënë djemve Avdyl Frashëri. Ju që më shoqëruat më dërguat në duar të sigurta. Djemtë e Prizrenit që më kanë dalë për të më pritur janë po aq të besës sa ju lumjanët që më sollët si kokrra e mollës tek Ura e Lotëve.

Në bisedat me qytetarë të Prizrenit dhe me ata që kanë zbritur për të festuar dëgjojmë të na thonë gjëra me vlerë. Në një pikë kori i tyre bashkohet në një zë të vetëm. Prizreni pas çlirimit të Kosovës laget nga deti thonë ata. Në pranverë shkojmë e bëjmë plazh në Durrës, Shëngjin dhe Velipojë e në mbrëmje kthehemi në shtëpi në Prizren. Fjalët e tyre gurgullojnë si lumi Lumbadhi që kalon nëpër Prizren. E mbyll bisedën me “Prizrenin buzë detit”. Por shënime vazhdoj të mbaj. I thashë dhe Shaqir Totës se një nga librat e mi të radhës do të titullohet: “Prizreni buzë detit”.

***

Lëviz nëpër qytet dhe herë pas here vetja më duket sikur jam në Berat e në Gjirokastër. Lagjet kanë shumë ngjashmëri. E pyes veten nëse ka Prizreni ashtu si Gjirokastra një lug që të quhet “Sokaku i të Marrëve”. Pyeta dhe u ngjita deri në kala. Ciceroni më tha se Prizreni paçka se nuk ka ndonjë emërtim si ai i Gjirokastrës edhe në mëhallat e tij ka vende me bëma të çuditshme. Njerëz të veçantë kanë lënë gjurmë që tregohen herë pas here. Nëpër dallgët me akull të Lumbardhit një njeri i krisur që banonte poshtë kalasë kishte mundur të ndizte një zjarr në mes të lumit dhe të piqte aty një dash. Gjithashtu nëpër oda tregohet për një prizrenas të fortë, i cili një shkëmb e ngjiti në majën e malit të Sharrit. Kuçedrën që vinte prej Drinit të Bardhë trimat e copëtonin që në hyrje të qytetit. Gjergj Elez Alia është parë në kalanë e qytetit. Duan të thonë se një këngë për Gjergj Elez Alinë është krijuar nga një rapsod i cili banonte në kalanë e qytetit. Në Prizren edhe sot këndohet varianti i kësaj kënge:  “Trim mbi trimat njaj Gjergj Elez Alija/ Qe nand’ vjet, nand varra në shtat m’ka/ Veç një motër nat’ e dit’ të kryet/ Ia lan varrat me ujt e gurrës nandvjeçare/ Ja lanë varrat me ata lot e syve/Ja terr gjakun me ata flokët e ballit”.

***                                                                                                                                                                                     Nuk shkëputem dot nga tregimet e qytetit pa “sokak”, por me legjenda. Në malin e Pashtrikut rrufetë ndiznin zjarre e barinjtë ngrohnin kazanët me qumësht. Ishte parë një gjarpër në Bjeshkët e Korishës që pinte qumësht në sisën e një lope. Tregohet gjithashtu dhe për një djalë nga Prizreni. Nuk ishte çliruar Kosova. Djaloshit të ri nga Prizreni i kishin rrëmbyer të dashurën. Dhe këtë e kishte bërë një udbash. Djaloshi qëndroi dy vjet nëpër Beograd në kërkim të asaj që ai e kishte të dashur. Pas mundimesh të egra ai e gjen të dashurën. Kështu e tregojnë. Po si? Në një lagje me vila luksoze djaloshi pa një vazo me zambak Prizreni. Kur koloneli serb e kishte rrëmbyer të dashurën e djaloshit nga Prizreni, vajza e bukur i kishte kërkuar udbashit që ai ta lejonte dhe ajo të merrte me vete ca rrënjë zambaku. Për habi serbi e kishte lejuar. Dhe djaloshi që gjurmonte për të gjetur të dashurën e rrëmbyer në vazon e vilës ku kishin çelur zambakët i njohu ata. Ishin zambakët e Prizrenit. Që nga poshtë dritares së vilës vërshëlleu një melodi baritore nga ato të malit të Sharrit. Ishte melodia e këngës “Ç’u këput një këmbë e Sharrit dhe zuri tre barinj”. Koloneli serb e diktoi djaloshin nga Prizreni dhe e vrau. E dashura u hodh nga ballkoni i vilës dhe vdiq…

Nëpër mëhallat e Prizrenit lexojmë emra që kanë lidhje me Shqipërinë si Vlora, Saranda, Berati, Korça, Shkodra e Tirana. Por gjithashtu ka dhe emra të çuditshëm. Lexojmë Labëria, Kabashi, Valbona, Llogoraja e të tjerë. Futemi në lokalin “Labëria”. Lokali më tërhoqi vëmendjen. Ai qe tipik tradicional. Me qilima e poste dashi të leshta. Nëpër mure kishin varur lëkura ariu, dhi të egra, dhelpra, sorkadhe e baldosa. Në oxhak këndonte me “lahutë” një zjarr që shfrynte si të qe kalë. I zoti i lokalit “Labi” qe një prizrenas rreth të pesëdhjetave. Piqte mish në hell. Bënte dhe humor. “Labi” gjatë pandemisë e kishte transferuar lokalin në bjeshkët e malit të Sharrit. Qe pyll i madh. Klientët që vinin aty nuk infektoheshin nga Kovidi 19 -të. Edhe vet nuk kishte pësuar gjë. Pasi na qerasi me raki e verë Rahoveci na tregoi se dikur në rrënojat e lokalit “Labi” ka qenë një han. Kur u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit tek lokali i hanit vinin, pinin kafe dhe hanin drekëra e darkëra udhëheqësit e Lidhjes Shqiptare si Avdyl Frashëri e Sylejman Vokshi,  të cilët u burgosën dhe u internuan. Shkitë ia kishin fshirë emrin “Labi”. Në një rast edhe e kishin djegur. Pas çlirimit të Kosovës qe ringritur lokali “Labi”. Kur po bëja fotografi tek obelisku i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për dreq mu kujtua Enver Hoxha. Çfarë nuk ishte shkruar për të. Edhe unë kisha shkruar dhe botuar. Po një gjë më ka mbetur pa e thënë për lexuesin. Sulo Gradeci më pati treguar se Enver Hoxha në një drekë familjare qe shprehur se i mbetej një peng në jetë. Ai nuk mundi të bëj një vizitë në Kosovë. E pati të pamundur. Jeta nuk i teproi. Kosova u çlirua 13 vjet pas vdekjes së tij.

Ndahem me Kryetarin e Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj. Sot është festë dhe ai ka detyrime të tjera. Unë eci anës Lumbardhit. Përpara Xhamisë së Sinan Pashës ndaloi. Lumi që kalon nëpër Prizren, dhe që quhet Lumbardhi, gjëmon si det. Dallgët e Lumbardhit ma ngacmuan imagjinatën. Në këtë lum të akullt është hedhur hiri i aktorit me famë botërore Bekim Fehmiu. Ai para se të vriste veten e la amanet. Trupin t’ia digjnin dhe hirin ta hidhnin në Lumbardh. Ishte lumi i tij magjik. Nën simfonitë e tij qe rritur. Rashë në mendime në buzë të lumit. Para se të vija në Prizren isha në qytetin e Përmetit. U thashë miqve se për ta festuar 28 nëntorin do të shkoja në Prizren. Atje një nga miqtë e mi më dha një çantë të lëkurtë të mbushur me fara borziloku. Miku më dha porosi që farën e borzilokut ta hidhja anës së lumit, ku të kishte ndonjë pëllëmbë tokë. Borziloku do të mbijë e hiri i trupit të Bekim Fehmiut do t’i marrë erë. Dhe unë ashtu bëra. Farën e borzilokut të Përmetit e shpërndava ku gjeta tokë e zgërqe. E hodha dhe në kllapat shkëmbore. Tek mbillja farën e borzilokut solla në mendje një kujtim të hidhur. Isha në Gjirokastër kur Bekim Fehmiu e vizitoi qytetin muze në vitin 1972. Megjithëse nuk besoj se e ndiqte Sigurimi i Shtetit, për aktorin, i cili po i binte Shqipërisë cep më cep përthitheshin informacione. Mua pushteti vendor meqenëse merresha me letërsi më caktuan për të vëzhguar tek libraria e Qafës së Pazarit. Aty shërbente një librar me emër. E quanin Emir Alizoti. Librari ishte djalli vetë. Do të fiksosh ndonjë lëvizje të Bekim Fehmiut më tha ai. Jo, iu përgjigja i fyer. Në orën nëntë aktori fillikat po ngjitej drejt Qafës së Pazarit. Unë kur e pashë nga xhamat e librarisë u drodha. E kisha idhullin tim. Bekim Fehmiu vështronte sa majtas – djathtas. Gjirokastritët i hapnin udhë sikur ai të ishte ndonjë Anëtar i Byrosë Politike. Shiko se ç’bën fama i thashë vetes!  Në televizionin shqiptar qe shfaqur filmi “Odiseu”, ku Bekim Fehmiu kishte tronditur Hollivudin. Vetëm pesë minuta munda ta vështroja Bekim Fehmiun. Kur më kërkuan informacion për ato që pashë si “vrojtues” i librarisë së Alizotit unë shkrova: “Në udhën e Qafës së Pazarit Bekim Fehmiu luante film. Gjirokastritët e përshëndesnin”.

***

Udhëve të Prizrenit e nëpër kafene nuk mungon dhe humori me spec djegës. Prizrenasit mallkojnë klyshin e Sharrit me emrin “Pasha”, që Vuçiç ia dhuroi mote më parë carit të Rusisë, Putinit.  “Pashai” është rritur thonë tregimtarët. Vijnë lajmet se Putinin e kanë parë në fermën e tij duke u përqafuar me mikun nga mali i Sharrit në Kosovë. Putini me “Pashain” qetëson nervat. Ai është në skizofreni të plotë me krimet makabre që po kryen në Ukrainë. Prizrenasit shpresojnë që “Pashai” ta shqyejë Carin e çmendur të Rusisë. Raca e qenve të Sharrit e kanë një dërrasë mangut. Kur i nuhasin i hanë të gjallë vrasësit.

Ura e Lotëve është ura e shpirtit tim. Tani mbi të është ndërtuar autostrada. Aty në rininë time dilja së bashku me poetin tragjik Agim Spahiu, i cili në vitet e demokracisë vrau veten. Agimi kishte jetuar një çast ta paharrueshëm në jetën e tij. Skulptori Odhise Paskali një mbasdite me borë,  përballë stadiumit të qytetit, po mendohej që të gjente një pozicion të përshtatshëm për të vendosur monumentin e Skënderbeut. Ishin grumbulluar shumë qytetarë të Kukësit. Papritur një malësor i hipur në kalë kur e pa se skulptori ishte në ethe i tha: – Ore mik! Këndej, këndej vendosja fytyrën Skënderbeut. Të vështrojë Kosovën! Dhe skulptori ashtu bëri. Skënderbeu që nga monumenti vështron nga Kosova. Tani ka vetëm një ndryshim. Kosova është e çliruar.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • demo says:
    December 8, 2022 at 11:41 am

    Bera nje emision per nje kengetar dhe aktor te madh,qe vuajti edhe burg ne kohe te diktatures.
    Shoke,kolege,miq dhe te njohur,,por me bukur per te me foli nje koleg,,kaq mire e pikturoi si me ngjyra,,edhe skutat e shpirtit ja njihte,vella e shkuar vellait!Ja tregova te birit intervisten.
    Ai sa e pa,klithi:-Po ky e vrau!

    Reply
  • *Pasuesi Veteran* Dhimiter M .Xhoga * . says:
    December 8, 2022 at 3:45 pm

    Sefer Pasha….*PASHA i fjalws*shkruar kwtw shkrim,REPORTAZH-qw spo e EMWRTOJ dod vec NJW MBREKULLI*,unw 86 vjeecari*Bir i*Dangwllisw Naimjanw*lwxuar sot,nw pritie tw mwngjzit ,si tw isha nw ato VISE qw ti pwrshkruan,rrwthuar me ato PERSONAZHE-H E R O N J*- tw Atdheut tonw,me Krye Birin Dangwllisw sa mbarw Shqipwris-ABDYL FRASHWRIN-legjendar… Unw njw jetw,si BIR i Dangwllisw me*Vwllzwrit Frashwri*sa mbarw trima mwndimtarw-shqiptare-JETUAR, po, shkrim tw tillw, nga pena GJIGANTE nuk kam LEXUAR. Tw lumtw ajo MWNDIE-komanduar atw PENW!,tw uroj unw 86 vjcari nga Toronto,qw rrethuar me mbi 100 *PASUES VETERANW*(pwrms telfonatave),po formuloj kwtw pwrshwndtie,qw si gjej do fjalwt qw duhen thwnw -pwr JU…
    …KRATYRA-Penw*ATDHETARE*! Ditw NJWMIJW Ty Me KOSOVWN MOTWR tashmw-NJE-SHQIPWRI.si u manifstua nw kwtw festat e *TRE NWNDOREVE-Shqiptare*nw MBARW TROJET Amtarw-me tw TUREN histori! Mw fal sa nu kam *MNDIEN dhe PNWN TUAJ*-ta formuloj si e MEERITONI..Ju dhe mbarw KOSOVA-kwtw falndrim,prag VITIT tw RI 2023 qw i URIJMW MBRODHWSI-*Shqipwrise MWMW*!

    Toronto 08- Dhjetor 2022 *86 vjcari Biri Dangwllisw Naimjane-GURI NAIMIT D.(Dh.M Xhoga).

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria e bukur është në shesh
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese
  • “E keni kokën e mbushur plot me gënjeshtra”, Rama përplaset me gazetaren nga Rumania
  • MPJ e Iranit këshillon Ramën “të qetësohet”: Trego respekt për popullin tënd, mos na përdor ne si kokë turku
  • Zbardhet zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, u mor peng dhe dyshohet se është ekzekutuar

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  2. nastradini on Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  3. Shko mër debil on Shqipëria e bukur është në shesh
  4. Bruno on Rama i përgjigjet Iranit: Ju nuk mund ta falni Shqipërinë për atë që bëmë
  5. Toni on Rama kapet sërish me influenceret: Nxisin racizëm ndaj emigrantëve filipinezë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?