Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Prodi: Nuk e kuptoj pse Franca sillet kështu me Shqipërinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Prodi: Nuk e kuptoj pse Franca sillet kështu me Shqipërinë
KryesoreRajoni

Prodi: Nuk e kuptoj pse Franca sillet kështu me Shqipërinë

Published: August 26, 2023
Shpërndaje

Ish-kryeministri italian, Romano Prodi, thotë se Europës i duhet një pakt paqeje, por pengesë për ta arritur janë ndarjet e brendshme që ajo ka.

Në një intervistë për Avvenire, Prodi thotë se paqen e bëjnë të mëdhenjtë dhe në këtë pikë, roli i SHBA-së dhe Kinës është i pazëvendësueshëm.

Mund të dukem monoton, por nuk dua të ndryshoj asnjë rrokje në atë që kam thënë që në fillim: nuk do të kishte mundësi pa një marrëveshje midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, dhe kështu është edhe sot. Ne duhet të pranojmë se mbreti është lakuriq dhe të kemi parasysh epërsinë amerikane dhe kineze në botë: paqen e bëjnë ata që janë në krye.

- Publicitet -

Prodi thotë se paqja u intereson të gjithëve dhe nuk duhet parë kurrsesi si dorëzim apo pakt me djallin.

Paqja ka gjithmonë vlerën e saj në histori. Një nga gabimet e bëra deri tani ka qenë asociimi i kësaj fjale me një lloj pakti me djallin. Madje ka pasur një përpjekje për t’i cilësuar naivë ata që flasin për paqen. Qëllimi ynë duhet të jetë të reflektojmë se cilat janë kushtet për një paqe të mundshme, të drejtë dhe të qëndrueshme.

Ish-kreu i Komisionit Europian thotë se kontinenti i vjetër duhet t’i japë një strukturë definitive kufijve të tij. Prodi e vë theksin te vendet e Ballkanit si pjesë e Europës dhe nevoja për një reformë institucionale të Unionit.

Që nga viti 2002 kam insistuar në atë që e përcaktova si një “unazë e vendeve mike” për t’u krijuar me të gjitha shtetet fqinje, të cilat mund të negociojnë marrëveshje dypalëshe me Bashkimin, të ndryshme nga njëra-tjetra, për të rritur rolin e tyre individual në një politikë fqinjësie që garanton stabilitet.

Evropa duhet të jetë e ndryshme nga fuqitë e tjera botërore pikërisht për shkak të diversitetit të historisë përmes së cilës jemi formuar, pasi kemi kaluar tashmë dy luftëra shumë tragjike. Kjo është arsyeja pse nuk e kuptoj pse Franca në të kaluarën e afërt ka bllokuar negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Prodi ndalet te Franca, si një “nyje” që pengon evoluimin e procesit evropian. Ai parashikon një Europë të drejtuar vetëm nga Gjermania:

E gjithë kjo mund të bëhej brenda një dite nëse vetëm Franca do t’i vinte Evropës në dispozicion armën bërthamore dhe të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Përkundrazi, nuk e bën këtë, duke mbetur vetëm përballë telasheve në rritje me vendet afrikane të ish-perandorisë.

Evropa duhet të pajiset për një rol të ardhshëm. Riarmatimi historik, i rëndësishëm i Gjermanisë do të ndryshojë përgjithmonë natyrën e kontinentit tonë, i cili deri tani është drejtuar nga motori franko-gjerman me një rol jo aq margjinal – në fund të fundit – të Italisë. “Bon gré” ose “mal gré”, me këtë ritëm Evropa në të ardhmen do të ketë një udhëheqës të vetëm: Gjermaninë.

Mbretëria e Bashkuar nuk mund të jetë, pasi ka dalë dhe tani është penduar për Brexit. Dhe Franca nuk mund të jetë më. Më vjen ndërmend ai përkufizimi i vjetër për ish-perandoritë si një shofer që drejton makinën duke parë vetëm në pasqyrën e pasme…

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • Gzim Kulufi says:
    August 26, 2023 at 9:23 pm

    Po-po, Franca, ajo e ka fajin! Gjermania do ne fakt! Edhe Liktejshtajni! Luksemburgu luhatet, por ‘i gjati’ do e bej per vete! Nwse tani, romanca e socialistit tone me fashisten italiane ka per te vazhduar me nuanca roze, mendoj se do kemi ne krah edhe San Marinon! Pastaj neve na mjafton vetem shtimi i eksportit te bretkocave ne France, dhe me shume mundesi do ta bejme Francen per vete!

    Reply
  • ¿? says:
    August 26, 2023 at 11:26 pm

    @Gezim….Mos ke punuar gje ne revisten Hosteni ti Kulufo? Vallahi paske nje derr humori qe s’ka myslyman te mire qe ta pertypi.

    Reply
  • Armand Babi says:
    August 26, 2023 at 11:56 pm

    Bashkimi Evropjan ishte i rendesishem per Shqiperine para 30 vjetesh sot nuk eshte i rendesishem 1) sepse kane dale shtete te tjera me teknologji ushtarake dhe ekonomike me te madhe se Evropa. 2) Shqiperia eshte 30 vjet aleate me Ameriken dhe Evropen dhe nuk ka asnje aeroplan asnje tank asnje raket asnje nendetese ska fabrika ska bujqesi te zhvilluar qe do te thote se ata skane ne plan edhe 30 vjet te tjera te kalojne qe ta ndihmojne Shqiperine por duan ta perdorin Shqiperine burat si emigrant puntore te thjesht skllever kurse grat Shqiptare si skllave seksi dhe ky eshte fakt.keshtu qe une nuk e kuptoje perse duhet ne te jemi aleat me Ameriken dhe Evropen kur Shqiperia nuk fiton asgje nga ata.Shqiperia duhet te shohe per aleat tjeter

    Reply
  • Niku says:
    August 27, 2023 at 12:52 am

    Pikëpyetjet shekullore kane përgjigje ne librin “Receta pa komb” qe sapo lexova.

    Reply
  • Arben.T says:
    August 27, 2023 at 1:19 am

    Shtetet e medha Europjane qe kane patur shume kontradikta te thella ne shekuj duhet te gjejne nje zgjidhje optimale, por roli i tyre nuk mund te jete konstant por ne varesi te kontributit te tyre ne zhvillimin e ekonomis dhe mbrojtjes si faktore kryesore per nje paqe te sigurte.

    Prania Amerikane ne Europe e sidomos ne Ballkan ne bashkepunim edhe me Angline, eshte ne interesin e te gjitheve shteteve te rajonit, sepse sic po shohim tendencat e mjaft shteteve Europjane jane perqendruar tek interesat e tyre kombetare. Siguria e paqes ne kontinentin tone kerkon nje integrim Euro-Atlantik hap pas hapi duke inkluduar dhe Rusine, si nje instrument i domosdoshem nga kercenime qe ne kete moment nuk mund ti formulojme ne menyre te sakte.

    Persa i perket Kines, ato mund te kontribojne per paqen ne bote, por deri tani duket se ato kane dhene prioritet deshires dhe mendimit qe ka ardhur koha qe ato te drejtojne boten. Kjo kerkon qe “Komunikimi
    Amerike-Kine” te ngrihet ne nivel institucional per te shmangur mundesine e keqkuptimeve ne rast se te gjitha palet jane te bindura se luftrave te Aleksandrit, Gingings Hanit, Napolonit, e sidomos luftrave si WW1 , WW2 etj i ka hikur koha, sidomos tani qe bota po tkurret se bashku me rrezervat e saje minerale, sasine e ujit te pishem, tokave bujqesore dhe rritjen e popullsise.

    Por deri sa te vije dita qe Kina ta provoje se duhet te jete bashkeatore me Ameriken e fuqite e medha qe e kane kuptuar kete nevoje te nje balanci strategjik per te nje paqe te sigurte dhe me perfitime reciproke, nje forme e re e Natos me komponente rajonale qe lidhen me zonat kritike te botes, me pjesmarjen e vendeve te civilizuara demokratike te rajoneve perkatese nga nga Pacifiku, Afrika e zona te tjere duhen krijuar.

    Pa nje mbrojtje te forte nuk mund te kete nje paqe te sigurte.

    Drejtusit e Kines besoj se ne mendjen e tyre jane ne nje lufte te brende, sepse Bashkepunimi me Ameriken e shoqeruar nga nje pune e jashtzakonshme e popullit Kinaz dha frytet e saja te permasave te medha. Por brezat e rij ne Kine qe nuk e dine si ka vuajtur poplli i tyre qe nga fillimi i shtetit ne 1949 e perfshire ketu edhe periudhen katastrofike te revelucionit kulturor mund ta shohin boten dryshe nga liderat e sotem Kineze dhe pas dy dekadash “Gjeneralet e Rij” mund te kene nje krenari te tepruar e besim te jashtezakoneshem ne aftesite e tyre dhe mund te bejne ate qe beri Kajzeri i Gjermanise kur filloi lufta e pare boterore.

    Reply
  • Filoeuropiani says:
    August 27, 2023 at 5:51 am

    Prodi si jugor tipik qe e kerkon fajin diku tjeter.
    Te rinjte shqiptare sot s’dine italisht. I vetmi politikan qe e vuri ne dukje kete ishte Salvini. Perpara tij ia vuri ne dukje ne forme kritike Dash Shehi kryetarit te bashkise se Napolit me 1998 ne emisionin e RAI qe u organizua ne shesh ne Vlore. Pse nuk e shtrin Italia hapesiren ekonomike ne Shqiperi ishte pyetja. Bassolini qeshi dhe nuk u pergjigj.
    Pse la Italia Shqiperine dhe shqiptaret te cilet te vetme lidhje shpirterore me perendimin e kishin me Italine?! I vetmi produkt qe morem ishte mafia.
    Kesaj pyetjeje t’i pergjigjet Prodi.

    Reply
  • Arben says:
    August 27, 2023 at 6:10 am

    Mashtrues, e kupton shumë mirë

    Reply
  • K R says:
    August 27, 2023 at 7:37 am

    Enveri frankofil
    Salou frankofil
    Edvini frankofil
    Franca nderkohe sllavofile
    Mendoni pak o njerez…

    Reply
  • Shpetimi Debatik says:
    August 27, 2023 at 3:13 pm

    Shqipëria nga Amerika dhe putaneuropa ka përituar :-
    1- Shkatërrimin total të ekonomise së shtetit e poullit të vënē me gjak e sacrifica për 50 vite.
    2- Në 33 vite të restaurimit të rregjimit hajduto-kriminal të diktuar me forcë e embargo po nga perendimi, po vetë perendimi po vjedh çdo pasuri të Shqiperisë, nëpërmjet qeverive kuislinge të instaluara prej tre dekadash dhe populli ynë qenef han nje copë bukë si prostitutë bythqirë .

    Reply
  • detto tra noi says:
    August 27, 2023 at 3:19 pm

    Perralle nga e kaluara, na ishte nje here…Martadella Prodi

    Reply
  • Rita says:
    August 27, 2023 at 4:16 pm

    Drejtuar z.”Armand Babit “Thuani se per 30 vjet Shqipëria nuk as tanke ,as bujqësi as fabrika etj. E qarte ky vlerësim. Por e dini me siguri qe ndihmat shume miljoneshe ne dollare dhe Euro qe ka marre deri dhe para pak muajve apo 1,2, viti Shqipëria kane perfunduar ne xhepat e Ministrave , Drejtoreve , Bashkjakeve ,ne ate klase pasanike tashme , lavdi Zotit e krijuam kete klase dhe pse me vjedhje ,korrupsion e kontrabande nderkombetare te hashashit dhe droges .Pra BE financon per rruget ,bujqesine ,per mjekësinë e ato vidhen e ndahen ne mes miqsh e familjaresh. Shiko Kullat, burgjet me qeveritare brenda e kupton.Me cudit qendrimi i BE qe nuk shikonte me kohe ku shkonin keto miljona ndihma .Amerika mbetet mik strategjik por me afer eshte Europa , jemi fqinje e gjithmone duhet te jemi me to .E do te jemi nje dite dhe pse vjedhim vetveten , dhe pse ngadalsojme veprat qe duheshin bo ,ehu nje dekade me pare ,ku si gjithe bota te kemi uje te pandërprerë per 24 ore , te zhduken depozitat nga tarraca e catite dhe s’do te jete cudi ne se nje pallat 60 – 70 vjecar te shembet nga pesha me tonelata te ketyreve depozitave te ujit. Hallet e Francës me Europen jane te permotshme .Emigracioni eshte pika kyçe e Francës ku sot nuk gjen rrugezgjidhjen qe dëshiron e sigurisht mallkon gjeneratat e shkuara qe nuk munden te mbronin kufijte si duhet. Por per qëndrimin jo miqësor ndaj nesh nuk besoj se na ngatarron me Tunizinë, me Marokun ,por lobime ose hesape te vjetra jane ne mes.

    Reply
  • PO , PO says:
    August 27, 2023 at 7:05 pm

    Romano Prodi eshte i vetmi politikian i rendesishem europian , per te cilin kam pasur dhe kam respekt te vecante . Ai ka dhene nje kontribut te cmuar per Shqiperine e perfshire nga anarkia ne vitet qe sundonte bajraktari serb i Vicidolit . Ai dhe vetem Ai eshte futur ne mes te kaosit , rremujes e pasigurise se skajshme , kur ligjin e benin bandat kriminale , duke shkuar ne qytetin e Vlores per te pare gjendjen reale dhe marre takim deri edhe me banditin Zani Caushi , vetem e vetem per te qetesuar njerezit e risjelle stabilitet.. Edhe sot , pas kaq shume vitesh , i nderueruari dhe respektuari Romano Prodi mbetet po ai qe ishte , mik i cmuar i shqipereve duke i menduar dhe thene gjerat troc balle per balle , krejt ndryshe nga francezet qe edhe sot pas 3 dekadash nuk ka shkelur kembe qeveritari frances ne Shqiperi !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?