Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Për Arbëneshin e Zarës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Për Arbëneshin e Zarës
AnalizaKultureLajmi i fundit

Për Arbëneshin e Zarës

Published: November 8, 2025
Shpërndaje

Prof. Dr. Rami Memushaj

Prof. Isak Shema është një emër i njohur jo vetëm në rrethet akademike në Kosovë e Shqipëri. Profesor i letërsisë në Universitetin e Prishtinës, ai është ndër studiuesit kosovarë që nuk e ka ndarë Prishtinën nga Tirana qysh në fillimet e punës së tij shkencore, kur më 1968 do të merrte si temë magjistrature veprën e Sterjo Spasses.

Me një veprimtari shumë të pasur krijuese rreth 60-vjeçare në fushën e letërsisë dhe të mësimdhënies, ai është ndër studiuesit e sotëm më në zë të letrave shqipe. Ndër kontributet e shumta të prof. Shemës një vend të veçantë zënë punimet kushtuar historisë, gjuhës dhe kulturës së diasporës arbëreshe të Zarës së Kroacisë, e cila vitin e ardhshëm mbush 300-vjetorin e themelimit të saj. Duke ecur në gjurmët e Faik Konicës, Idriz Ajetit, Rexhep Qoses etj., ai ka vijuar ndërtimin e urave të komunikimit mes arbëneshëve të Zarës dhe dheut mëmë.

- Publicitet -

Interesimi i prof. Shemës për arbëneshët zë fill me krijimtarinë letrare të arbëneshasit Josip Rela, të cilën e zgjodhi si temë doktorate. Kjo sipërmarrje e tij u kurorëzua me punimin e “Jeta dhe krijimtaria e Josip Relës” (1999). Po nuk e mbylli me kaq; ai vijoi të thellohej edhe më tej në studimet për njohjen e botës arbëneshe dhe të shtonte kontaktet e bashkëpunimin me arbëneshët, duke u përfshirë në grupe pune për programet e mësimit të shqipes në Arbënesh dhe në veprimtaritë e tyre kulturore.

Fryt i kësaj veprimtarie të tij janë monografi, botime veprash të autorëve arbëneshë, artikuj e kumtesa. Ndër to, shquan monografia “Josip Rela – jeta dhe vepra” (Pejë, 2002), e cila, e zgjeruar dhe e përmirësuar, është botuar në gjuhën kroate më 2015 në Prishtinë dhe në gjuhën shqipe në Prishtinë e në Zarë më 1916. Pas saj vjen libri “Mësimi i gjuhës shqipe në Arbënesh të Zarës” (Prishtinë, 2015), duke u mbyllur me librin “Arbëneshët e Zarës – shqiptarët e Zarës (Prishtinë, 2015, 2024).

Këtyre u shtohen tri vepra të autorëve arbëneshë dhe për autorë arbëneshë të përgatitura prej tij: drama “Nita” e Josip Relës (Prishtinë, 2014), “Vepra letrare” e Shime Deshpalit (Prishtinë, 2015) dhe përmbledhja “Akademik Aleksandër Stipçeviq” (2017).

Njëra ndër dy veprat e prof. Shemës që japin të dhëna për historinë e mësimit të gjuhës shqipe në Arbënesh dhe për vetë Arbëneshin, është “Mësimi i gjuhës shqipe në Arbënesh të Zarës”. I mbështetur në një dokumentacion të pasur, që përfshin dokumente të arkivave të Vjenës, Zarës, Kosovës dhe të Shqipërisë, vepra e artikuj të shumtë, ai na jep një pasqyrë të historisë së mësimit të gjuhës shqipe në këtë bashkësi. Në të, autori vë në dukje përpjekjet e arbëneshëve për ruajtjen e gjuhës shqipe dhe për mësimin e saj në shkollë.

Ky libër, përveç informacionit për arsimin, jep të dhëna edhe për historinë e vetë Arbëneshit, që nis në atë kohë kur emri “Shqipëri” nuk ia kishte zënë ende vendin emrit të vjetër “Arbëri”. Dhe dëshmi për këtë është vetë etnonimi “Arbënesh”.

Në vitin 1726, një numër familjesh arbëreshe nga një prej fshatrave të anës perëndimorë të liqenit të Shkodrës (krahina e Shestanit) lanë vendlindjen dhe u vendosën në qytezën e Borgo Erizzo-s, në afërsi të Zarës, që atëherë ishte pjesë e Republikës së Venedikut. Më pas, kjo bashkësi e vogël u shtua me grupe të reja të ardhurish, duke formuar një bashkësi arbëreshësh që i dhanë edhe ngulimit emrin e vet: Arbënesh (kroatisht Arbanas).

Ishte koha kur trysnia otomane për islamizimin e shqiptarëve ishte intensifikuar. Për t’i shpëtuar kësaj dhune, grupe familjesh jo vetëm nga veriu, po edhe nga jugu i Shqipërisë morën rrugën e mërgimit, siç ndodhi me shumë familje të Piqerasit, që u hodhën në Itali, ku formuan ngulimin arbëresh të Vila Badesës. Ashtu si në shekujt e shkuar, edhe për të ikurit e gjysmës së parë të shek. XVIII strehë u bënë Venediku dhe Mbretëria e Napolit, dy shtete miqësore ku arbëreshët mund të ruanin fenë e origjinës dhe të ushtronin pa pengesa ritet e saj.

Për gati dy shekuj të mërguarit e Arbëneshit nuk patën asnjë lidhje me dheun mëmë. Vetëm aty nga fundi i shek. XIX, kur lëvizja e Rilindjes pati arritur kulmin e vet, veprimtarët e saj më të ndritur filluan përpjekjet për të njohur bashkësitë arbëreshe të diasporës. Pikërisht në këtë kohë Arbëneshin e viziton djaloshi Faik Konica, që kishte nisur botimin e revistës “Albania”.

Lidhur me këtë fakt, Aleksandër Stipçeviçi shkruan: “Për një kohë të gjatë pas vendosjes, arbëneshët nuk kanë pasur kurrfarë lidhjesh me atdheun e vjetër. Vetëm kah fundi i shekullit XIX dhe fillimi i atij XX, arbëneshët e Zarës shfaqin interesim për ngjarjet në Shqipëri, por njëkohësisht disa personalitete të shquara publike dhe politike nga Shqipëria gjithnjë e më tepër u kthehen arbëneshëve dhe e theksojnë vendosjen e lidhjeve ndërmjet atdheut të vjetër dhe banorëve të Arbëneshit…

Në atë kohë, – thotë ai, – arriti në Arbënesh një ‘filolog’… nga ai ‘filolog’ kishte rrjedhë ideja që në Arbënesh të fillonte botimi i gazetës në gjuhën shqipe, e cila do t’u shërbente si burim i informatave jo vetëm arbëneshëve të Zarës, por edhe të gjithë shqiptarëve në gjithë Shqipërinë, pastaj atyre në Itali dhe në vendet e tjera ku jetonin ata”.
Prej Konicës, i cili është i pari ndër shqiptarët që njofton për ekzistencën e një kolonie tjetër arbëreshe dhe jo një herë shkruan në “Albania” për Arbëneshin, marrim vesh se edhe tek arbëneshët kishin lindur ndjenja kombëtare.

Ai njofton në këtë revistë për një Kuvënt të tyre më 8 prill 1901 “për t’u marrë vesh për lërim e për përparim të gjuhës shqipe”, të cilën e quajnë “hazinenë” e tyre, “më të parin shënim që rrëfen kombësinë” dhe i kërkojnë qeverisë austriake të futë në shkollat e tyre mësimin e gjuhës shqipe.

Siç del nga dokumentet arkivore të cituara prej autorit të librit, qeveria austriake ishte e interesuar për mësimin e gjuhës shqipe nga arbëneshët, me qëllim nxitjen e një lëvizjeje letrare që t’u shërbente interesave të saj për shtrirjen e ndikimit mbi shqiptarët. Kështu që atë vit jep lejen për mësimin e shqipes si gjuhë plotësuese në shkollat e Arbëneshit, duke caktuar si mësues at Pashk Bardhin, të përzgjedhur ndër emrat më në zë të kulturës shqiptare të kohës. Në monografi tregohen me hollësi përpjekjet e Pashk Bardhit për fillimin e punës, për sigurimin e teksteve mësimore të përshtatshme, raportet për autoritetet perandorake, dhe intrigat e italianofilëve, që çuan në dorëheqjen e tij dhe më pas të at Shtjefën Gjeçovit.

Megjithatë, mësimi i shqipes nuk u ndërpre; punën e Pashk Bardhit e vijuan të tjerë deri më 1918, kur perandoria Austo-Hungareze u shemb.

Në libër çmohet roli që luajti mësimi i gjuhës shqipe në jetën kulturore, arsimore dhe kombëtare të arbëneshëve. Në shkollat e Arbëneshit mësuan shqipen qindra e qindra nxënës arbëneshë, nga radhët e të cilëve dolën intelektualë me emër në shkallë kombëtare, të cilët me veprën e tyre kontribuan në ruajtjen e kësaj bashkësie, madje i ndihmuan edhe çështjes kombëtare në prag të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Mësimi i shqipes u ndërpre kur Zara me rrethinat kaloi nën sundimin italian dhe, pas Luftës së Dytë Botërore, iu bashkua Federatës Jugosllave, për të rifilluar pas gati 100 vjetësh, më 2014. Këtë vit, thotë prof. Shema, filloi “mësimi plotësues për nxënësit shqiptarë në shkollën fillore “Kruno Krstiq” të Arbëneshit, ndërsa në vitin 2016, sipas modelit C të Konventës Evropiane për arsimin dhe edukimin e pjesëtarëve të pakicave kombëtare, për nxënësit e gjimnazit dhe të shkollave të mesme të Arbëneshit dhe të qytetit të Zarës, në Gjimnazin “Vlladimir Nazor” të Zarës ka nisur mësimi i gjuhës shqipe dhe i kulturës shqiptare”.

Historia e kësaj diaspore, e gjuhës, letërsisë dhe kulturës së trajtohet gjerësisht në veprën “Arbëneshët e Zarës – Shqiptarët e Zarës (Prishtinë, 2015, 2024), që është një sintezë e trajtimeve të mëparshme të vetë autorit dhe të studiuesve të tjerë për këtë diasporë. Në të autori thekson se, megjithëqë në rrethana të vështira e nën sundime të shumta: venedikas, italian, francez, austro-hungarez e jugosllav, arbëneshasit ruajtën gjuhën shqipe, doket dhe zakonet e vendit të origjinës.

Ata arritën të krijonin vepra me vlerë artistike me frymë kombëtare, duke i bërë, siç thotë prof. E. Çabej, “nder atdheut të të parëve të tyre dhe atdheut të tyre të ri”. Për kontributet e tyre në këtë mes, autori veçon shkrimtarët Josip Rela e Shime Deshpali, dijetarët Aleksandër Stipçeviç e Bruno Krstiq dhe një numër intelektualësh të tjerë.
Kjo vepër, sikundër e ka cilësuar një ndër njohësit e saj, është “një krestomaci për historinë, gjuhën dhe sidomos arsimin, letërsinë dhe kulturën e arbëneshëve, të atij ishulli të diasporës historike të shqiptarëve”.

Për publikun e gjerë të Shqipërisë së Poshtme, që, ndryshe nga Shqipëria e Epërme (Kosova), e cila është më e lidhur dhe më pranë zhvillimeve aktuale në këtë diasporë, ky libër është një burim shumë i mirë informimi.

Një vend të veçantë në veprimtarinë e pasur botuese të prof. Shemës, zë libri kushtuar jetës dhe veprës së shkrimtarit Josip Rela, që autori e veçon si “një figurë qendrore të letërsisë së arbëneshëve të Zarës”. I mbështetur në një material të pasur faktik, ai sjell të dhëna të hollësishme për jetën plot tallaze të këtij autori, poet, prozator e dramaturg dhe me kontribute në fushën e arsimit shqip në Zarë e në Mal të Zi. Autori vlerëson se vepra letrare e Relës, përveç vlerave artistike, bart edhe vlera njohëse për historinë e Arbëneshit.

Në opusin e pasur letrar të Relës, prof. Shema shquan dramën “Nita”, për të cilën thotë se “konsiderohet ndër krijimet më të mira artistike të këtij lloji në letërsinë e sotme shqiptare”. Përveç vlerave të saj artistike, prof. Shema vë në dukje edhe vlerat gjuhësore, meqë është shkruar në të folmen arbëneshe, e cila sipas studiuesit Ramiz Kelmendi, “evokon të folmen e të parëve tanë para disa qindvjetshash”.

Botimin dhe paraqitjen në Arbënesh më 1914 të veprës “Nita”, historiani Aleksandër Stipçeviç e çmon lart. Në një letër falënderimi dërguar prof. Isak Shemës, ai vlerëson punën për përgatitjen e saj për botim dhe rolin kryesor të profesorit në veprimtaritë e organizuara me këtë rast, duke përfunduar: “Ju falënderoj në emër të të gjithë arbëneshëve për angazhimin Tuaj për popullarizimin e ‘Nitës’. Jam i bindur se Manifestimi në Arbënesh nuk do të jetë i fundit në të cilin Ju do të merrni pjesë.”

Duke e mbyllur këtë vështrim të veprave kryesore të prof. Shemës, nuk mund të lëmë pa përmendur edhe pjesëmarrjen e tij aktive në një varg veprimtarish kulturore dhe artistike të shoqatave të arbëneshëve të Zarës, në paraqitjen e librave të vet dhe të autorëve të tjerë.

Pjesëmarrja në këto veprimtari dëshmon lidhjen e tij shpirtërore më këtë bashkësi. Njëherazi, ajo është edhe një provë për arbëneshasit se, megjithëqë të shkëputur nga atdheu i parë, do të jenë në vëmendjen e intelektualëve shqiptarë dhe të tërë kombit shqiptar.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Neri says:
    November 8, 2025 at 10:13 am

    Ah Turqi e mutit cfare na ke bere!

    Reply
  • Një shtesë. says:
    November 8, 2025 at 12:03 pm

    Prof. Aleksandër Stipçeviç në këtë komunitet i kishte paraardhësit e tij, për të cilën ishte shprehur vetë.

    Reply
  • demo says:
    November 8, 2025 at 2:06 pm

    Kudo ku jetojne Arberit e lashte,ne Itali,ne Kroaci,ne Bullgari,ne Ukraine,ne Rusi, nuk kane frike te shprehin Identitetin kombetar dhe te mbajne Lidhjet me Atdheun meme.Vetem ne Greqi Arvanitet dhe camet e krishtere jane te terrorizuar nga Shteti dhe kisha greke.Nuk mund te flasin gjuhen e Memes,gjuhen shqipe.E kane te ndaluar te shkollohen ne gjuhen shqipe.
    Mor po di gje shteti shqiptar per bashkatdhetaret ne Greqi,ne Toke te tyre?Sikur Shteti grabitqar grek te kete edhe gjithe Qeverite shqiptarofobe te botes me vete,prape Tirana zyrtare e ka detyrim kushtetues mbrojtjen e Popullsise shqiptare ne tokat e tyre ne Greqi.Perse kane 90 vjet qe nga Mithat Frasheri dhe Nehdi Frasheri,qe heshtin qeverrite Shqiptare.
    Cfare bejne perfaqesuesit e Shqiprise ne OKB?

    Reply
  • Mollosi says:
    November 8, 2025 at 2:15 pm

    Dakord me Demon persa i perket Greqise, por as ne Turqi shqiptaret nuk e kane te drejten e deklarimit.

    Reply
  • Detari says:
    November 9, 2025 at 12:15 pm

    Demo, sepse Arberit ne Greqi jane masakruar nga bashibozuke turko-skiptar dhe “bajraktare katolikesh”. Pothuajse gjitha luftat per pavaresine e Greqise armiku ka qene me shumice skiptare. Shto ketu dhe presionin e kishes greke kutpohet. Ske pse shkon aq larg ne greqi, per mua armik kam muslimanet skiptar.

    Reply
  • Gjergj Ora says:
    November 9, 2025 at 7:06 pm

    Zara qytet me shqiptar, flasin sot gjuhën e Nënës!!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz
  • Publikohet super-renditja e Botërorit 2026: Nga favoritët te skuadrat pa shpresa
  • Rama sjell shembullin e Bahamasit për zhvillimin e turizmit: Flamingot nuk janë problem, por privilegj
  • Me flamuj kuqezi dhe pankarta, shqiptarët protestojnë para selive të BE në Bruksel për Zvërnecin

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  2. Patrioti on Gjendet i pajetë në lumin Mat, ish-drejtuesi i Gardës së Republikës
  3. ¿? on Deklarata e akademikes greke trazon rrjetin: “Athina kur ishte me shumicë shqiptare”
  4. Ppp on Protestuesit në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin
  5. ¿? on Karakaçi njofton subvencionimin e shoqërive të transportit publik

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?